• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Për Donikën

18:53 : 03/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, VETTING

Nga Boldnews.al

Prokurorja Donika Prela la të kuptohej në seancën para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që po shqyrton kërkesën e Komisionerit Publik për shkarkimin e saj nga detyra, se ekziston një lloj “aleancë” kundër saj, e përbërë nga persona që ka pasur nën hetim, si edhe një media online (“Boldnews.al”) e përdorur prej tyre, siç tha ajo, “për të shpifur”.

Sipas Prelës, kjo media e kishte bërë shkrimin e parë kundër saj pas procedimit penal që ajo kishte regjistruar kundër ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Prela shtoi se edhe njëri nga gazetarët e portalit ka qenë i proceduar në kohën që ajo drejtonte Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa akuzoi se portali përdorej përmes shpifjes nga njerëz që u janë prekur interesat nga hetimet e saj.

Donika Prela i bëri këto komente gjatë seancës së kësaj të Enjteje, menjëherë pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit e njoftoi se i kishte rrëzuar si të pabazuara në ligj kërkesat e saj për përjashtimin nga trupa gjykuese të anëtareve Natasha Mulaj dhe Ina Rama dhe që, për Komisionerin Publik, ishin një formë “për të zvarritur procesin”.

Lexo edhe:

No Content Available

Pavarësisht se prokurorja nuk e përmendi nominalisht emrin e medias që “ka shpifur kundër saj”, Prela i referohej agjencisë on-line, “Boldnews.al”.

Prokurorja Prela, ishte drejtuese e Durrësit në kohën që filloi hetimi ndaj ish-prokurorit të Përgjithshë, Adriatik Llalla dhe më tej, titullare e Prokurorisë për Krime të Rënda kur rasti i kaloi për kompetencë kësaj prokurorie.

Hetimi ndaj Llallës filloi në Mars 2018 dhe prokurore e çështjes ishte vetë Donika Prela. Hetimi u regjistrua për 4 vepra të rënda penale, përfshirë korrupsion dhe pastrim parash.

Por, pas nisjes me vrull të atij hetimi, si edhe pritshmërive të larta që krijoi në opinionin publik, çështja u dërgua në gjykatë vetëm për “mosdeklarim të saktë të pasurisë”, ç’ka duket se shënon një lloj dështimi të Prelës në aspektin profesional ose një ngutje për të fituar pikë në karrierë.

Në seancën e kësaj të Enjteje, prokurorja Prela përmendi edhe faktin e hetimit nga Krimet e Rënda të “një gazetari të portalit”, duke iu referuar procedimit penal në ngarkim të administratorit të “Boldnews.al”, Jetmir Olldashi, në çështjen “Geron Xhafaj”.

Në Maj 2018, Donika Prela, në cilësinë e drejtueses së Krimeve të Rënda, inicioi hetimin ndaj gazetarit Olldashi, ish-deputetit Ervin Salianji dhe dy personave të tjerë, pas publikimit të audio-regjistrit, në të cilin Albert Veliu deklaroi se bisedonte për trafik narkotikësh me Agron (Geron) Xhafaj, vëllain e Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj.

Hetimi ndaj Olldashit dhe të tjerëve u zhvillua për “kallëzim të rremë”, një vepër që ishte kompetencë e Prokurorisë së Rrethit të Tiranës, ndërkohë që nuk ishte kryer asnjë lloj veprimi procedurial ndaj Agron (Geron) Xhafaj.

Rasti u mbajt në Prokurorinë për Krime të Rënda për rreth 6 muaj, në shkelje flagrante të ligjit procedurial penal.

Siç rezultoi në fashikujt e dosjes, hetimi kishte shërbyer si një mjet për të mbajtur nën përgjim gazetarë të ndryshëm dhe persona të tjerë, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me atë procedim penal.

Dhe, natyrisht, për të shpëtuar vëllain e Fatmir Xhafajt nga dyshimet për rikthimin e tij në aktivitetin e trafikantit, për të cilën po vuan aktualisht dënimin në Itali

Gjatë seancës së të Enjtes (03.09.2020), Donika Prela i konsideroi “shpifje” raportimet periodike të “Boldnews.al” lidhur me pasurinë e saj, të mbështetura, në çdo rast, në fakte, prova dhe dokumente.

– “Boldnews.al” raportoi se, në Shkur të vitit 2014, Donika Prela dhe bashkëshorti i saj, u bënë pronar të një apartamenti në Durrës, për të cilin paguan një çmim prej 1.4 milionë lekë.

Redaksia siguroi kontrata të tjera, të nënshkruara nga persona të ndryshëm në të njëjtën godinë dhe një të njëjtën kohë, nga ku rezultoi se apartamentet në atë pallat ishin shitur me vlerë tre herë më të lartë.

Këtë apartament, bashkëshortët Prela e shitën pas vetëm 10 muajsh, me një vlerë 4 milionë lekë, duke arkëtuar brenda vitit rreth 3 milionë lekë të reja.

– “Boldnews.al”, duke iu referuar edhe të konstatimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për taksat e papaguara të bashkëshortit, publikoi një vendim të gjykatës së Tiranës, e cila pushoi padinë e Vangjel Prelës, në të cilën ai kërkonte që t’i njiheshin dhe paguheshin nga ish-punëdhënësi taksat e rreth një dekade më parë.

– “Boldnews.al” konstatoi se bashkëshortët Prela, në vitin 2013, kishin blerë një tokë 1000 m2 në zonën e preferuar të Petrelës, në Tiranë, me një çmim rreth 3 mijë lekë metri katror, rreth 20 herë më lirë se sa çmimi i tregut në atë zonë.

– “Boldnews.al” konstatoi se prokurorja Donika Prela dhe bashkëshorti i saj, në vitin 2018, kanë blerë një apartament pranë gjimnazit “Ismail Qemali”, me sipërfaqe 136 m2 dhe vlerë 110 mijë euro, ndërkohë që, sipas çmimeve të asaj zone, prona vlerësohet në të paktën 80 mijë euro më shumë.

Për më tepër, apartamenti gjendet në një pallat të ndërtuar nga shoqëria “Lim-Em”, administratorin e të cilës vetë Donika Prela e ka pasur nën përgjim gjatë hetimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Këto raste dhe të tjera fakte e prova të publikuara nga “Boldnews.al” janë marrë në shqyrtim edhe nga Komisioneri Publik, i cili ka këmbëngulur për shkarkimin nga detyra të prokurores Donika Prela.

Pasi dëgjoi deklarimet e palëve, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ftoi Komisionerin Publik dhe subjektin Donika Prela që të paraqesin konkluzionet përfundimtare në seancën e radhës, e caktuar për në datë 11 Shtator 2020.

Etiketa: donika prela boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Granit Xhaka merr shiritin e kapitenit të Zvicrës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com