• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut/ Meta: Qeveria të bëjë transparencë për masat gjatë pandemisë

21:42 : 03/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një mesazh për qytetarët dhe qeverinë duke kujtuar se sot bëhen 67 vite nga hyrja në fuqi e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive themelore.

Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se pandemia COVID-19 ishte dhe mbetet një test për çdo vend, që të garantojë maksimalisht liritë e të drejtat për shtetasit e vet, madje edhe në rastet e fatkeqësive natyrore.

Kreu i Shtetit thekson se 24 vite pas bërjes palë të kësaj Konvente në vendin tonë, Shqipëria ka nevojë për një analizë serioze për të vlerësuar masën në të cilën të drejtat dhe standardet demokratike që cakton KEDNJ janë garantuar për shtetasit e saj duke kërkuar transparencë për masat e vendosura gjatë pandemisë.

MESAZHI I PRESIDENTIT META

Sot bëhen 67 vite nga hyrja në fuqi e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.

Lexo edhe:

Vendimi i Kushtetueses, fitore e Metës apo shërbim ndaj Ramës

Meta pret në takim ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe

KEDNJ solli një perceptim të ri për këto të drejta dhe i dha hov zhvillimeve demokratike në hapësirën europiane.

Kjo Konventë e rëndësishme orientoi zhvillimet demokratike edhe në Shqipërinë post-komuniste.

E ratifikuar në vitin 1996, ajo u integrua në tekstin Kushtetues që u miratua me referendum në vitin 1998.

KEDNJ përforcoi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Bashkë me Kushtetutën ato përcaktojnë bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit tonë në raport më të drejtat e njeriut.

Pandemia COVID-19 ishte dhe mbetet një test për çdo vend, që të garantojë maksimalisht liritë e të drejtat për shtetasit e vet, madje edhe në rastet e fatkeqësive natyrore.

Në këtë test po kalon edhe Shqipëria.

Sot, 24 vite pas bërjes palë të kësaj Konvente, Shqipëria ka nevojë për një analizë serioze për të vlerësuar masën në të cilën të drejtat dhe standardet demokratike që cakton KEDNJ janë garantuar për shtetasit e saj.

Në këtë ditë me rëndësi të veçantë, dua të sjell në vëmendje të të gjithëve se, përveç kujdesit dhe trajtimit shëndetësor të denjë ndaj qytetarëve, ligjshmëria, nevoja, proporcionaliteti dhe mosdiskriminimi – janë testet që duhet të përsëriten çdo ditë nga organet shtetërore për secilën masë kufizuese që po na shoqëron në përditshmërinë tonë në luftën kundër COVID-19.

Ndërsa transparenca mbi motivet e caktimit të këtyre masave është pasqyra para së cilës duhet të dalë Qeveria për të reflektuar.

Qytetarët kanë të drejtë të informohen se si ka vepruar Qeveria e tyre përgjatë kësaj periudhe të vështirë dhe se sa të mbështetura në Kushtetutë dhe Konventë janë vendosur dhe zbatuar këto masa kufizuese përgjatë gjithë kësaj kohe.

Nëse nuk ka transparencë, çdo gjë shuhet dhe bie në errësirën e së keqes.

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, janë të patjetërsueshme, të panegociueshme, e të pacënueshme! 🇦🇱

Etiketa: Meta boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses, fitore e Metës apo shërbim ndaj Ramës

21:02 : 17/02/2022
AKTUALITET

Meta pret në takim ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe

16:51 : 28/01/2022
AKTUALITET

‘Bashkëqeverisja’/ Komisioni i ligjeve rrëzon dekretin e Metës

12:10 : 15/12/2021
AKTUALITET

Meta: Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë

22:16 : 02/12/2021
Foto - FB
AKTUALITET

Meta: Pas mandatit të Presidentit kthehem aktiv në politikë, jam i detyruar

22:50 : 22/11/2021
AKTUALITET

Meta vizitë në bashkinë arbëreshe të Contessa Entellina në Itali

16:29 : 07/11/2021
Para

Vrasja e 2-fishtë në Laç/ Vihet sërish në pranga 20-vjeçari Kreshnik Tusha

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com