• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet në Mal të Zi, Fuga: Si nuk dëgjuam për blerje e shitje votash?!

12:33 : 31/08/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Akademiku Artan Fuga ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Mal të Zi, ku deri më tani partitë shqiptare ka arritur të fitojë 2 mandate.

Përmes një analize në rrijetin social FB, Fuga shkruan se pavarësisht forcës që do të krijojë qeverinë e re, fakti është që shqiptarët u sollën si qytetarë të emancipuar.

Ai shprehet se shqiptarët nuk e “shndërruan fushatën elektorale, as votën e lirë dhe të fshehtë, në rast ndarjesh, përçarjesh dhe histerishë nacionaliste dhe kombëtare”.

Fuga u shpreh se në vendet fqinje nuk ka shitje e blerje votash apo sherre mes komisionerëve e ndryshime kushtetuese.

Postimi i Fugës në FB

Lexo edhe:

SHBA/ Musk krijon formacionin e tij politik: Partia e Amerikës do ju kthejë lirinë

“Mashtroi” në tenderin 100 mln lekë të Policisë, 9 muaj burg për “bosin” e Lel-Medical

çfarë na ka pickuar elektoralisht?

Shënim

Ja edhe zgjedhjet përfunduan në Mal të Zi. Pavarësisht se cila forcë do t’a krijojë qeverinë, një gjë është e qartë! Atje shqiptarët u sollën si qytetarë të emancipuar dhe nuk e shndërruan fushatën elektorale, as votën e lirë dhe të fshehtë, në rast ndarjesh, përçarjesh dhe histerishë nacionaliste dhe kombëtare!

Kam pasur rastin të intervistoj dhe anketoj thellë shqiptarë atje dhe e di sesa të mençur dhe të emancipuar janë në shumë drejtime! Kam simpati të veçantë! Lëre se çfarë niveli jetese kanë!!!

Imagjino se çfarë gabimi do të kishin bërë sikur vota e tyre të merrte kuptimin e një vote – “plumb në ballë” ndaj komshiut të tyre malazes, serb, kroat, turk, rom, apo bosnjak!

Ata e dinë miliona herë më mirë sesa ne shqiptarët “mëmë” se si votohet, për kë votohet, qytetarisht, demokratikisht, kombëtarisht! Pse budallenj janë?

Por po e le këtë mënjanë se histori e gjatë.

Një pyetje kam për veten dhe nuk i jap dot zgjidhje: Si nuk dëgjojmë te fqinjët ballkanikë historira si tona, me blerje dhe shitje votash, me komisionerë – hajdutë a policë votash, si nuk dëgjojmë sherre për kod zgjedhor dhe ndryshime kushtetute në sekondën e fundit për qëllime elektorale, si nuk dëgjojmë kërkesa për anullime zgjedhjesh e ku e di unë tmerre si këto?

Sigurisht në botimin tim “Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë në Shqipërinë pastotalitare” kam marrë analizë si është përvetësuar pushteti nga politika duke iu rrëmbyer qytetarit.

Mirëpo pas kësaj mbetet një pyetje në planin antropologjik që e mendoj, e studjoj, dhe nuk e zgjidh dot: Përse ne kemi hyrë në këtë ndotje të demokracisë saqë as votat nuk dimë realisht t’i numurojmë dhe të tjerët jo?

Pse të tjerët jo? Pse ky kob, kjo murtajë, ky qelbërsillik te ne dhe jo te të tjerët? Lëreni mos u nxitoni të më jepni përgjigje si ato që më japin në pijetoren e fshatit tim, apo si ato që dëgjoj çdo ditë kur njerëz të ndryshëm nga padija, të shkretët, ja fusin kot!

Ca thonë : shqiptarë hesapi!!! Po mirë po këta shqiptarët e Malit të Zi nuk janë shqiptarë!!!

Ca thonë: ballkan hesapi!!! Po mirë po këta grekët nuk janë ballkanas këta???

Ca thonë: E mo, pesëqind vjet osmanllik!!! Po mirë mo mirë, po këta rumunët, bullgarët, kosovarët, maqedonasit, këta nuk iu ka kaluar turku i vjetër përsipër këtyre?

Ca thonë: E po diktatura e dikurshme! Po mirë po diktatura duhej të na bënte ta mbanin të shndritshme demokracinë, ata spanjollët, portugezët, italianët nuk patën diktatura të gjata ata?

Ca thonë, po ja që jemi shumicë shqiptare, myslimane (a thua se feja është kundër demokracisë!!!), po mirë po këta bosnjakët, kosovarët, këta shqiptarët në Ulqin, në Prishtinë, në Dibër të Madhe, a gjetiu, këta nuk janë shumicë shqiptare me fe në shumicë myslimane si traditë dhe gjendje reale?

Ca thonë lufta për pushtet!!! Po pse mo nuk ka luftë për pushtet në Greqi, Maqedoni, Mal të Zi, a në Serbi??? Ku ka pushtet, ka luftë për pushtet që nga Cingiz Kani e Perandoresha Ki deri te bashkia e Kavajës, Urës Vajgurore e Poliçan?

Mister i madh!

Cfarë na ka pickuar, kafshuar, helmuar, prishur “dasmën”?

Se të them që jemi budallenj, nuk e them dot! Se kur shkojmë e jetojmë jashtë bëhemi njerëz!

Mos është pyetje pa përgjigje???

Mos vallë si në shkencat edhe tjera, mendja shpjegon si ndodh, por jo pse ndodh?

Se ja thuhet se trupat tërhiqen, ta zemë eksperimentohet që bien në gjendje të lirë mbi Tokë, zbulohet edhe formula që mat këtë rënie, por askush nuk ka shpjeguar dot se përse trupat tërhiqen, pse, ca thonë se ka forca elektromagnetike, po pse ka forca elektromagnetike? Pse nuk themi njësoj, sikurse neopragmatizmi amerikan ka zbuluar me aq inteligjencë, se trupat tërhiqen nga dashuria për njeri tjetrin? Pse nuk them sepse trupat qiellorë nuk e njohin distancimin social, pra nuk kanë as Covid19, as malarje, as kolerë!!!

Po jemi bërë turpi i Evropës me këtë histori! Edhe turpin e hamë me bukë, po pyetja misterizoe mbetet : Kush po na e fut?

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA/ Musk krijon formacionin e tij politik: Partia e Amerikës do ju kthejë lirinë

10:11 : 06/07/2025
AKTUALITET

“Mashtroi” në tenderin 100 mln lekë të Policisë, 9 muaj burg për “bosin” e Lel-Medical

10:08 : 06/07/2025
AKTUALITET

Braktisja e vendit/ Shqipëria, si laborator i migracionit

09:52 : 06/07/2025
RAJONI

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës, policia: Mesazhi dyshohet se erdhi nga Serbia

09:40 : 06/07/2025
BOTA

Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamasin

09:20 : 06/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 20 vite burg për drogë në Zvicër, arrestohet 34-vjeçari nga Maqedonia

09:13 : 06/07/2025
Para

Vera Grabocka na la “gojë hapur” me fotot me bikini

TË GJITHA

SHBA/ Musk krijon formacionin e tij politik: Partia e Amerikës do ju kthejë lirinë

10:11 : 06/07/2025

“Mashtroi” në tenderin 100 mln lekë të Policisë, 9 muaj burg për “bosin” e Lel-Medical

10:08 : 06/07/2025

Braktisja e vendit/ Shqipëria, si laborator i migracionit

09:52 : 06/07/2025

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës, policia: Mesazhi dyshohet se erdhi nga Serbia

09:40 : 06/07/2025

Izraeli do të dërgojë një delegacion për bisedime me Hamasin

09:20 : 06/07/2025

EMRI/ I dënuar me 20 vite burg për drogë në Zvicër, arrestohet 34-vjeçari nga Maqedonia

09:13 : 06/07/2025

Përmbytjet në Teksas, shkon në 51 numri i të vdekurve

09:01 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com