• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mali i Zi/ Abazoviç zgjedh opozitën proserbe për koalicion

20:18 : 31/08/2020
në AKTUALITET, RAJONI

Dritan Abazoviç duket nuk ka pritur të zgjedhë, por ka preferuar menjëherë që të ndërtojë qeverinë e re me opozitën filoserbe në vend.

Siç bëjnë të ditur mediat e Malit të Zi, Abazoviç është takuar sot me dy liderët e tjerë të opozitës: Zdravko Krivokapiç, i cili drejton koalicionin filoserb të “Për një të Ardhme të Malit të Zi” dhe Aleks Beçiç të koalicionit “Paqja, kombi ynë” dhe kanë rënë dakord që të formojnë qeverinë.

Partia filoserbe e Krivokapiçit ka 27 vende, ajo e Beçicit 10 dhe Abazoviçi ka 4, që bëjnë 41 deputetë, mazhoranca e ngushtë për të bërë qeverinë në Parlamentin prej 81 vendeve.

Ndërkaq tre partitë kanë biseduar për një platformë të përbashkët ku thuhet se vendi do të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, ndërkohë që nuk përmendet askund NATO, por bëhet e ditur se janë të angazhuar për të hyrë në BE.

“Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re, demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare. Së dyti, qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Së treti, se e reja, është se qeveria do të jetë demokratike, e përbërë nga ekspertë në fusha të veçanta, pavarësisht nga karakteristikat e tyre politike, fetare, kombëtare ose ndonjë karakteristikë tjetër.

Lexo edhe:

‘Do iu tregojmë vendin…’/ Kryeministri grek ju dërgon mesazh turqëve nga baza ajrore

Qeveria e re do të angazhohet plotësisht për respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, me ndryshime, shtesa dhe rishikimi i të gjitha ligjeve dhe akteve nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Lirinë e Fesë.

Ata thanë se, përveç kësaj, “ata ua shtrijnë duart përfaqësuesve të popujve pakicë me dëshirën për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të bukur dhe të prosperuar të Malit të Zi”.

Por ka ardhur menjëherë refuzimi i pakicave kombëtare. Një nga drejtuesit e partisë së boshnjakëve nuk ka pasur fare hezitim.

Një drejtues i Partisë Boshnjake, Sead Shahman, konfirmoi se ata kishin marrë një ofertë nga udhëheqësit e opozitës, Zdravko Krivokapiç dhe Aleks Beçiç, për të qenë pjesë e qeverisë, si partitë e tjera të pakicave kombëtare.

Shahman thekson se, duke pasur parasysh që pjesa pro-serbe e opozitës mbrojti hapur politika kundër NATO-s, për bashkëpunim me autoritetet serbe dhe Federatën Ruse, Partia Boshnjake nuk është e gatshme për kompromise të tilla, “të kalbura nga historia”.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj vlerave të NATO-s dhe Bashkimit Evropian,” tha Shahman.

Nëse opozita pro-serbe vjen në pushtet, Shahman beson se Mali i Zi do të ndiqte një rrugë tjetër.

Mediat e Beogradit dhe Sputnik-u rus po shkruan se një nga vendimet e pritshme të qeverisë së re do të jetë edhe çështja e njohjes së Kosovës.

Nga ana tjetër, Gjukanoviç ka gjasa që të provojë përçarjen e aleatëve opozitarë, nëse grupi filoserb tregohet intransigjent në negociatat me Abazoviçin.

Sipas Kushtetutës, mandatin e parë për krijimin e qeverisë e merr partia e Gjykanoviçit, e cila ka numrin më të madh të deputetëve 30.

Së bashku me 3 boshnjakët, 2 shqiptarët, 3 socialdemokratët dhe dy të partisë së vogël socialdemokrate, bëhen 40 dhe i duhet vetëm një nga grupet e opozitës.

Ndërkaq, në rrugët e Podgoricës vijojnë festat frenetike me autokolona makinash duke tundur flamurin serb.

Etiketa: bora rajoni boldnews host domain

Lajme të lidhura

BOTA

‘Do iu tregojmë vendin…’/ Kryeministri grek ju dërgon mesazh turqëve nga baza ajrore

19:00 : 15/08/2020
Para

Protestat në Portland: Trump dhe Biden përplasen për dhunën në rrugë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

22:04 : 14/05/2025

Mziu komenton humbjen: Çfarë të bënim?! Rama bleu 300 euro votën, ne i dënoncuam

22:03 : 14/05/2025

Milan-Bologna/ Start i vrullshëm dhe pastaj kujdes, mbyllet pjesa e parë e finales

21:54 : 14/05/2025

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë

21:45 : 14/05/2025

Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

21:40 : 14/05/2025

Berisha: I them Edi Ramës se gjysmë milioni shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë

21:28 : 14/05/2025

Spaho njofton fundin e karrierës politike: Jam i shokur, PD të gjejë forcë për të kaluar këtë gjendje të rëndë

21:25 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com