• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lukashenko kërcënon BE-në: Sanksione? Ju presim rrugët tregtare me Rusinë

17:18 : 29/08/2020
në AKTUALITET, BOTA

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko kërcënoi t’u bllokojë vendeve evropiane mundësinë për të kaluar përmes territorit të Bjellorusisë nëse vendosen sanksione ndaj vendit të tij.

Gjatë një vizite në një fabrikë qumështi, Lukashenko tha se do të bllokojë vendet fqinje evropiane që të transportojnë mallra në Rusi nëpëmjet territorit bjellorus si dhe se do të devijojë eksportet bjelloruse, që aktualisht dërgohen nëpërmjet porteve të vendeve anëtare të BE-së si Lituania, në dalje të tjera.

Ai tha gjithashtu se ka urdhëruar gjysmën e ushtrisë së vendit të qëndrojë në gatishmëri luftarake dhe ka rënë dakord me Presidentin rus Vladimir Putin që trupat e të dy vendeve të bashkohen kundër një kërcënimi të mundshëm perëndimor.

“Nëse trupat e NATO-s afrohen, është e nevojshme të përdoret një grupim i përbashkët i forcave të armatosura, baza e së cilës është ushtria Bjellorusia”, tha Presidenti i Bjellorusisë.

Lituania, Polonia dhe Letonia kanë bërë thirrje që Evropa të ndërmarrë veprime më të forta kundër Aleksandër Lukashenkos, përballë një kryengritjeje gati tre javore popullore që nga zgjedhjet e 9 gushtit, që sipas opozitës u manipuluan për të zgjatur sundimin e tij 26-vjeçar. Zoti Lukashenko i ka hedhur poshtë këto akuza.

Lexo edhe:

Trump bisedon me Lukashenkon para samitit me Putinin

Atentati ndaj Lukashenkos, Bjellorusia liron shtetasin amerikan Yuri Zenkovic

Që kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bjellorusisë deklaroi se zoti Lukashenko kishte fituar mbi 80 për qind të votave dhe kandidatja e opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya rreth 10 për qind të tyre, mijëra vetë kanë dalë në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Lukashenko.

Ai ka thënë se protestat janë inkurajuar dhe mbështetur nga Perëndimi dhe ka akuzuar NATO-n për lëvizje të forcave pranë kufijve të Bjellorusisë. Por aleanca i ka hedhur poshtë këto akuza. /VOA/

Etiketa: lukashenko

Lajme të lidhura

BOTA

Trump bisedon me Lukashenkon para samitit me Putinin

19:16 : 15/08/2025
BOTA

Atentati ndaj Lukashenkos, Bjellorusia liron shtetasin amerikan Yuri Zenkovic

22:32 : 01/05/2025
BOTA

Lukashenko betohet për mandatin e shtatë, teksa sundimi i tij dënohet si “antikushtetues”

14:31 : 25/03/2025
BOTA

Lideri bjellorus, Lukashenko: Ukraina do të kthehet përfundimisht në Rusi

19:23 : 13/03/2025
BOTA

Lukashenko urdhëron kërkimin e mineraleve të rralla të tokës në Bjellorusi

21:16 : 04/03/2025
BOTA

Lukashenka kërcënon me ndalje të internetit në rast të protestave gjatë zgjedhjeve

16:03 : 22/11/2024
Para

Po zihej me gruan në shtëpi, policia italiane i zbulon kokainë dhe armë 30- vjeçarit shqiptar

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com