• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lajm i mirë për emigrantët/ 17 mijë shqiptarë mund të përfitojnë lejeqendrimi në Itali

09:15 : 29/08/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Janë mbyllur në gusht procedurat e paraqitjes së kërkesave në kuadrin e sanatores së parashikuar nga neni 103 i dekretligjit nr. 34 të 19 majit 2020 i njohur ndryshe si dekreti Rinisja. Nga thuajse 210 mijë kërkesat e paraqitura, rreth 17 mijë janë për shtetas shqiptarë.

Nga procedurat për legalizimin e punonjësve të parregullt kanë regjistruar rreth 210 mijë aplikime për legalizimin e të huajve të parregullt që punojnë në bujqësi, blegtori, peshkim e familje të bëra online nga punëdhënësit dhe rreth 13 mijë kërkesa për lejeqëndrime të përkohshme të paraqitura nga vetë të huajt.

Kjo del në dritë nga Raporti i fundit mbi ecurinë e procedurave të legalizimit të të huajve të parregullt që punojnë në bujqësi, blegtori, peshkim e pranë familjeve i ministrisë së Brendshme italiane, njofton Shqiptari i Italisë.

Në veçanti, përsa i përket komunitetit tonë, rreth 17 mijë shqiptarë kanë shpresë të dalin nga klandestiniteti e të pajisen me një dokument qëndrimi për punë. Më saktësisht, për shtetas shqiptarë janë paraqitur 11.671 (69,3%) kërkesa legalizimi si bashkëpunëtorë familjarë dhe 5.176 (30,7%) kërkesa legalizimi në bujqësi, blegtori apo peshkim.

E meqë komuniteti ynë është ndër më të vjetrit e më të integruarit në Itali, nuk kanë munguar shtetas shqiptarë as mes punëdhënësve. Gjithnjë sipas raportit të ministrisë, 2.382 familje shqiptarësh kanë aplikuar për legalizimin e bashkëpunëtorëve familjarë e 519 sipërmarrës shqiptarë për legalizimin e një punonjësi në bujqësi, blegtori apo peshkim.

Lexo edhe:

No Content Available

Në përgjithësi, kërkesat e paraqitura në portalin e ministrisë së Brendshme italiane në këta dy muaj e gjysmë, kapin shifrën 207.542. Siç është vërejtur edhe në Raportet e mëparshme dyjavore, pjesa dërrmuese e të huajve që kërkohet të legalizohen punojnë pranë familjeve. Në fakt, 176.848 (85%) kërkesa kanë të bëjnë me legalizimin e bashkëpunëtorëve shtëpiakë dhe kujdestarëve për persona të pamundur kundrejt 30.694 (15%) kërkesave për legalizimin e punonjësve në bujqësi, blegtori e peshkim.

Krahina me më shumë aplikime për legalizim bashkëpunëtorësh familjarë është Lombardia (me 47.357 kërkesa të paraqitura), ndërsa për legalizimin e punonjësve në në bujqësi, blegtori e peshkim renditet e para Campania (6.962 kërkesa). Nga punëdhënësit që kanë kërkuar legalizimin e bashkëpunëtorëve shtëpiakë, 136.138 kanë shtetësi italiane, ndërsa nga punëdhënësit në bujqësi, blegtori e peshkim, janë italianë 28.013 vetë.

Përsa i përket vendlindjes së punonjësve për të cilët kërkohet legalizimi, renditen të parat Ukraina, Bangladeshi, Pakistani për bashkëpunëtorët familjarë; Shqipëria, Maroku dhe India për punonjësit në sektorin e bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit.

Kanali i dytë i parashikuar nga masa e legalizimit ishte ai që mund të përdorej drejtpërdrejt nga vetë qytetarët e huaj me leje qëndrimi të skaduar, të cilëve iu dha mundësia të kërkonin një leje qëndrimi të përkohshme. Që në fillim u vërejt se për shkak të kritereve të shtrënguara e kufizimeve të shumta nuk ishte rrugë mjaft e praktikueshme. Raporti i fundit i ministrisë thotë se kërkesat për lejeqëndrime të përkohshme janë gjithsej 12.986. Nuk jepet akoma asnjë e dhënë mbi prejardhjen e të huajve që kanë aplikuar, veçse një shënim me numrin e këtyre kërkesave sipas provincave italiane. Të parat renditen Verona (675 kërkesa), Cuneo (466), Cosenza (423), Milano (406), Foggia (394) Salerno (393) dhe Roma (391).

Etiketa: aktualitet boldnews host domain shqiptare itali

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Laçjani tregon forcën mbi gruan dhe orenditë e shtëpisë, arrestohet nga policia

TË GJITHA

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

20:40 : 08/06/2025

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Shtohen incidentet nga monopatinat

20:25 : 08/06/2025

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

20:13 : 08/06/2025

Pagë 45 milionë Euro në sezon, Osimhen vendos për të ardhmen

20:07 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com