• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Puna nga shtëpia – kursim parash dhe kohë

17:57 : 27/08/2020
në BOTA

Për shkak të pandemisë shumë londinezë po punojnë prej disa muajsh nga shtëpia. Ky model i ri duket se sjell mjaft përfitime si për punonjësit dhe punëdhësit. Të vetmet që ankohen janë agjencitë e pasurive të patundshme.

Gjithnjë e më shumë londinezë po punojnë nga shtëpia që nga fillimi i pandemisë së Coronës. Edhe 50 punonjësit e firmës James Brincat, që organizon trajnime për punonjës banke, filluan të punojnë në prill nga shtëpia. “Sa më shumë kohë kalonte që nuk shkonim në zyrë aq më mirë na dukej. Të gjithë ishin shumë më produktivë nga shtëpia, dhe biznesi ynë po rritej madje. Prandaj vendosëm të heqim dorë nga zyrat.” – tregon Xhejmsi.

15 përqind më shumë fitim

Zyrat e firmës James Brincat gjendeshin në një ndërtesë madhështore në Londër dhe zyra të tilla me qira rreth 15,000 euro në muaj janë simbol i rëndësishëm për të treguar statusin. Por që nga pandemia e koronës Jamesit papritmas kjo nuk i duket më kaq e rëndësishme.

Aussichtsplattformen dieser Welt Tulip Tower London (picture-alliance/Dbox for Foster + Partners)Shumë firma në Londër i kanë zyrat e tyre në ndërtesa pompoze.

Madje meqë nuk paguan më qira për zyrat, ai kursen mjaft para dhe në fund të muajit del me rreth 15 përqind më shumë fitim. Firma nuk ka tani asnjë zyrë dhe në rast se punonjësit e tij nuk do të ndryshojnë mendje, ai do ta vazhdojë përgjithmonë këtë model të i ri pune.

Lexo edhe:

No Content Available

Kursim parash dhe kohe

Aine O´Carroll si shumica e punonjësve të Xhejmsit jeton jashtë Londrës dhe punon nga shtëpia. Megjithatë ajo komunikon me shefin dhe kolegët e saj çdo ditë, por jo më personalisht, por përmes video-konferencave. Edhe Aine kursen tani rreth 550 euro çdo muaj se nuk blen më bileta treni për të shkuar në qendër të qytetit.

Symbolbild Homeoffice (Imago Images/photothek/U. Grabowsky)Puna nga shtëpia ofron për shumë një ekuilibër më të mirë mes punës dhe jetës

“Eshtë shkëlqyeshëm që nuk më duhet të shkoj përditë në punë dhe mendoj se më e mira është të punosh kryesisht nga shtëpia dhe të shkosh në zyrë një apo dy herë në javë, nëse e ke të nevojshme qoftë për punën, qoftë për t’u takuar personalisht herë pas here me kolegët.”

Ndryshim shpresëdhënës

Që prej periudhës së karantinës në Londër po vihen re ndryshime më radikale se kurrë. Rreth 9 përqind e firmave londineze kanë hequr tani plotësisht dorë nga zyrat e tyre. E disa po flasin madje për një revolucion.

“Ky ndryshim është shpresëdhënës. Sa e sa herë kemi folur për një ekuilibër më të mirë mes punës dhe jetës, por shumë prej nesh duhet të bënin çdo ditë një orë rrugë për në Londër, të punonin nga nëntë deri në pesë e pastaj prapë një orë rrugë për t’u kthyer në mbrëmje në shtëpi. Ky nuk është ekuilibër mes punës dhe jetës. Por tani kjo po ndryshon.” – thotë  Richard Burge nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Londër.

Nevojë për koncepte të reja

Por ky ndryshim nuk u pëlqen atyre që jetojnë prej pasurive të paluajtshme, si Lee Elliott. Zyrat e agjentit të pasurive të paluajtshme gjenden në ndërtesën më të lartë të Londrës Shard.

Symbolbild Arbeit am Computer (picture-alliance/Bildagentur-online/Blend Images)

“Unë nuk mendoj se tani po shkojmë drejt një krize të tregut të ambienteve për zyra. Fjala është më tepër për korrigjime në treg. Vërtet tani nuk kërkohen më zyra të mbushura me tryeza pune dhe njerëz që shkruajnë emaile. Por ama kërkesa për një vend ku njerëzit mund të takohen, të shkëmbejnë ide dhe të punojnë së bashku për diçka vazhdon të ketë.” – thotë agjenti i pasurive të paluajtshme. Sipas tij tani ka nevojë për një koncept të ri: “Për zyra që stimulojnë punonjësit, që u nxisin krijimtarinë dhe ku ata ndjihen mirë. Pra zyra me cilësi të lartë.”

Por megjithë idetë e zyrave të pasurive të paluajtshme shumë firma kanë marrë një drejtim tjetër në Londër. Vlera e zyrave po vihet në dyshim. Dhe në tregun e zyrave dhe të mjediseve të punës në Londër pritet të ndodhin edhe më shumë ndryshime./DW/

Etiketa: Puna nga shtepia

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Maliqi paralajmëron Ramën: Të pret një fund i hidhur, nuk do të bëjnë punë as milionat e vjedhura

TË GJITHA

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025

Zhduket nga harta e futbollit klubi i njohur italian me 114 vjet histori!

16:58 : 18/07/2025

Pse nuk u urua Rama? Zbardhet porosia e Rubios: Mos reagoni për zgjedhjet e kontestuara

16:55 : 18/07/2025

Vepron në mënyrë autonome, OpenAI prezanton modelin revolucionar të inteligjencës artificiale

16:43 : 18/07/2025

AUDIO/ Aktivisti kërcënon Shabanin në telefon: Dole i pabesë! Dajua s’ka ku në p*** të motrës të futet

16:40 : 18/07/2025

Dodaj kalon te CSKA e Sofies, zbulohen detajet financiare mes Vllaznisë dhe klubit bullgar

16:21 : 18/07/2025

Analiza: Pse Starmer kërkon t’u japë të drejtë vote 16-vjeçarëve në Britani?

16:20 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com