• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Covidi, plazhi i ministres Shahini dhe “shkollat e natës”

18:48 : 27/08/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Ndërsa u mor vendimi për hapjen e vitit të ri shkollor më 14 shtator, ministrja e Arsimit Besa Shahini ndodhej në plazh. Relaksi i kapjes së ditëve të mbetura të gushtit buzë detit Jon, ishin më të rëndësishme për Shahinin, sesa çështja e hapjes së shkollave. Janë mbi 300 mijë nxënës në të gjithë vendin dhe prindërit e tyre që ende pa nisur këtë “aventurë qeveritare” i ka kapur ankthi.

Ministria e Shëndetësisë, e fshehur nën petkun e gjoja një “Grupi Ekspertësh” vendosi disa rregulla për hapjen e shkollëve, por teoria dhe praktika janë aq larg sa dhe vetë kuptimi i fjalës Besa Shahini me postin ministror… Ndër rregullat e vendosura është qëndrimi 1.5 metra larg nga nxënësi në momentin që të futen në klasa, më pas ndarja e tyre nëpër banka të veçuar, po duke ruajtur distancë; krijimi i kushteve higjeno sanitare për tu mbrojtur nga koronavirusi, si: maska, ujë të bollshëm nëpër shkolla, sapunë dhe detergjentë për dezinfektim.

Ministria e Arsimit pranoi këto kritere dhe me një vendim të po gjoja “grupit të punës” i dha dritën jeshile hapjes së shkollave. Po çfarë ndodh në shkollat tona, ku pritet të futen mbi 300 mijë nxënës nga klasa e parë deri në gjimnaz?

Ambientet ku zhvillohet mësimi janë të tejmbushura edhe në peridhë normale, jo më në këtë pandemi që ka mbërthyer të gjithë botën. Në fundet e korridorëve të shkallafitura por të bojastisura në aparencë sa për të mbulur zullumet e tenderave shumëmilionëshe, ndodhen zakonisht banjot. Në to nuk ka ujë për të larë, e jo më të pretendohet për higjenë që do i mbrojë fëmijët nga infektimi me sëmundjen vdekjeprurëse “COVID-19”.

Lexo edhe:

Ndarja nga jeta e mësuesit nga Mirdita/ Shahini: Dhimbje e madhe!

Në Tiranë dhe qytete të tjera të mëdha shkollat në “kohë normale” e zhvillonin mësimin tej kapaciteteve dhe nuk është bërë asnjë investim, shtuar këtu edhe faktin se disa ambiente shkollore pësuan dëmtime nga puna skandaloze gjatë tërmetit të 26 mëmtorit të vitit të kaluar.

Në të gjithë komponentët e dukshme, shkollat nuk janë gati për tu hapur dhe pritur nxënësit me kriteret e vendosura, por aventura qeveritare vijon deri në marrëzi. Ministria e Arsimit vendosi të provojë me çuditë e saj. Në një udhëzim të nxjerrë orët e fundit thuhet se do të ndiqen tre plane. Sipas tyre do të vendoset rregulli “rigoroz” në plotësimin e kushteve për kriteret që ka vendosur grupi i eskpertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Por ky variant që po shitet si i mundshëm është tërësisht një idiotësi kolektive e qeverisë.

Shkollat tona nuk kanë kapacitete për të krijuar distancimin social të nxënësve dhe kjo është e dukshme, pavarësisht shitjes së qeverisë me “ambiente surreale 3D”, që nuk ekzistojnë si godina, por vetëm në mendjet e shprishura në oazin haluçinativ që drejtuesve të qeverisë. Në planin e dytë të propozuar nga Ministrja Besa Shahini, e cila në jetën e saj si anëtare e kabinetit qeveritar duket se ka “kënduar” vetëm statuset dhe fjalimet e Edi Ramës, është parshikuar që në shkolla të ketë dy turne dhe me orë të rëduktuara.

Pra sipas saj, në shkollat që ka kapicete do të zhvillohet mësimi normal me 45 minuta, ndërsa në të tjera mësimi me dy turne të reduktohet në 30 minuta. Po për çështjen e mësimnxënësies e ka menduar kjo ministre? Një nxënës që bën “shkollë nate” dhe me 30 minuta ora, nuk është i njëjtë me një nxënës tjetër i cili mëson normalisht sipas kritereve dhe korrikulave të përcaktuara.

Në këtë katrahurë është parashikuar edhe plani i fundit që në rast të përhapjes së koronavirusit procesi mësimor të pezulltohet, duke kaluar në mësimin online. Kjo praktikë u ndoq edhe nga marsi i këtij viti deri në përfundim të cilklit shkollor, por me shumë probleme. Së pari jo të gjithë nxënësit kishin akses internet. Në shumë zona të vendit varfëria është ulur këmbëkryq dhe është “luks” që një fëmijë ti kërkojë prindit “telefon me prekje”, ku në shtëpi u është sosur edhe mielli.

Aventura e qeverisë duke hapur shkollat, por pa siguruar infrastrukturën e nevojshme pritet të jetë jo vetëm dështimi në sistemin arsimor, por mbi të gjithë frika se dyndja nëpër shkolla dhe mbi të gjitha mosigurimi për nxënësit i mjeketeve higjenosanitare dhe ambienteve të duhura për distancim social mund të sjellë përhapjen e frikshme të koronavirusit! Të shpresohet se ministres dhe kryeministrit ai plazh i zgjatur dhe qëndrimi në diell vetëm tu ketë nxirë lëkurën, por pa u prekur trurin!

Etiketa: shahini boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndarja nga jeta e mësuesit nga Mirdita/ Shahini: Dhimbje e madhe!

18:01 : 13/08/2020
Para

Fitorja e Teutës/ Meta uron ekipin durrsak

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

12:05 : 17/05/2025

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

11:52 : 17/05/2025

Numërimi i votave nga Greqia, PD: Të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar

11:40 : 17/05/2025

Çfarë mori dhe çfarë dha Trump gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme? Marrëveshja triliona dollarë

11:30 : 17/05/2025

Plagosja e të miturit në Maliq/ Policia nis procedimin penal për autorin 14-vjeçar

11:18 : 17/05/2025

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

11:16 : 17/05/2025
European Union at night. Earth map from NASA

Politizohet integrimi në BE/ Ëndrrat e shqiptarëve nuk i bëjnë dot realitet të tjerët

11:01 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com