• Kontakt
Thursday, May 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Si e bëri për vete Sara Hoxha djalin më të pëlqyer të femrave, Ledri Vulën

11:14 : 24/08/2020
në SHOW BIZ

Sara Hoxha është në muajin e 5- të të shtatzënisë dhe gjinia e foshnjës është vajzë.

Burime pranë Ledri Vulës kanë treguar për “Panorama Plus” se pas karantinës do të ketë dasmë, ashtu siç dy prindërit e tij e deklaruan pak javë më parë. Ata paralajmëruan dasmë të djalit të tyre me një vajzë blogere, Sara Hoxha, një ceremoni që është menduar të organizohet pasi karantina të ketë përfunduar plotësisht.

Image

Xheraldina dhe Agroni kanë folur për afeksionin e tyre për partneren e të birit, Sarën. E ëma e Ledri Vulës tregoi se Sara i është përshtatur shumë ambientit të tyre familjar dhe ndihen shumë mirë me të.

Lexo edhe:

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj në një lidhje pas ndarjes nga partnerët? Zbulohet e vërteta

Ledri Vula në një romancë me Xhensila Myrtezajn?

Madje, ajo ka thënë se Sara është natyrë më e dashur dhe e përkushtuar dhe kalon mjaft kohë me ta. Ndër të tjera, Xheraldina foli për dëshirën e madhe të bashkëshortit të saj, Agronit, për të realizuar një dasmë madhështore.

Image

Sara është një vajzë shumë fisnike. Për e bukur, e shikoni dhe vetë. Mirëpo, shpirti dhe zemra e saj është shumë më e madhe se bukuria. E bukur është mjaft. Zakonisht, prindërit dëshirojnë që fëmija i tyre të gjejë një yll dhe Ledri e ka gjetur yllin e vet. Momentalisht janë të ndarë, pasi Sara është në Gjermani te prindërit, ndërsa Ledri është në Brezovicë me miqtë e tij.

Kjo largësi dhe kjo karantinë po e bëjnë të pamundur ardhjen e shpejtë të Sarës. Mirëpo, shpresojmë të kalojë shpejt karantina. Ajo na mungon edhe neve tani, Ledri është pak tip introvers dhe qëndron me ne një ose dy orë dhe ikën në botën e tij, ndërsa Sara rri me ne më gjatë, përgatisim bashkë ushqimin, qeshim, bisedojmë. Të dy kombinohen shumë mirë në ambientin tonë familjar. Me kismet, pas karantinës do të kemi dasmë”, është shprehur e ëma e Ledri Vulës, Xheraldina.

Image

DON ZHUANI QË VENDOSI TË KRIJOJË FAMILJE

I konsideruar si “Don Zhuani” i muzikës, duket se Ledri tashmë ka gjetur stabilitetin në dashuri, ndoshta dhe për shkak të pjekurisë tashmë. U bë kohë që ai është në lidhje dashurie me blogeren Sara Hoxha.

Pas pushimeve të fundit në vendet luksoze, ata shihen gjithmonë e më pranë familjarëve të tyre. Ata janë fotografuar në evente të ndryshme apo festa ditëlindjesh, ku shihen gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

Image

Kështu ndodhi në ditëlindjen e 27-të të Sara Hoxhës, kur reperi u kujdes ta surprizonte atë me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq e rozë dhe ajo nuk hezitoi t’i ndante edhe me ndjekësit e saj.

Reperi i dashur është përfolur shpesh në media për marrëdhëniet e tij me femrat. Por tashmë të gjitha thashethemet kanë marrë fund, pasi ai ka në krah vetëm një vajzë, të cilën e ka zgjedhur larg botës së showbizz-it.

Image

Tashmë Sara është një personazh mjaft i ndjekur në “Instagram”, aty ku së fundmi e ka bërë dhe profilin publik, në mënyrë që të gjithë të shohin fotot nga përditshmëria dhe udhëtimet e shumta që bën.

Kurioziteti është shumë i madh për Sarën, duke qenë se është dhe partnerja e një prej reperëve më të kërkuar në tregun shqipatar. Po kush është Sara, ajo e ka zbuluar vetë.

Image

Blogerja ka realizuar një miniintervistë me ndjekësit e saj në “InstaStory”, ku u është përgjigjur pyetjeve të bëra, duke na zbuluar shumë detaje për veten, që nuk i dinim më parë për të.

Sara ka lindur në Zvicër, është 27 vjeç dhe 1.64 cm e gjatë. Mes “Samsung” dhe “Iphone”, ajo zgjedh këtë të fundit, madje tregoi se fotot e saj i rregullon vetëm me efektet e telefonit, ndonjëherë përdor programin “VSCO”. Sara nuk e frekuenton palestrën, nuk përdor fare krem për fytyrën e saj (fondatinë), madje as nuk shikon televizion shqip.

Image

KARRIERA E LEDRI VULËS VIJON ME SUKSES

Reperi i njohur, Ledri Vula, ka publikuar në “YouTube” albumin e tij më të ri. Ai shprehet se do kishte dashur që këtë album ta prezantonte nëpër koncerte, por situata ishte e tillë.

Image

“Albumi 10/10 sonte del komplet në ‘YouTube’. Këtë album ia kom pas borxh fansave, dostave, vetes, edhe vet muzikës që e boj. Situata nëpër të cilën po kalojmë s’na ka lon me realizu qysh e kemi menu, por çdo gjë e ka të mirën dhe të keqen e vet.

E mirë se albumi megjithatë ka arritur me dal dhe e keqja që s’kom mujt me e nda personalisht me publikun në koncerte. Por ajo kohë po vjen me kismet. E me kismet po vijnë edhe projekte te reja. Faleminderit krejt njerëzve që jon pjesë e këtij projekti! Gjithashtu, faleminderit krejtve për suportin dhe komentet e mira”, shkruante Ledri në postim.

Por fansat e pyesin nëse është frymëzuar nga e dashura tij, Sara Hoxha, për këtë klip dhe nëse do të ketë dasmë së shpejti. Dhe kështu do të jetë, ata do të organizojnë një dasmë private, sipas rregullave që do të respektohen nga të gjithë.

/PanoramaPlus

Etiketa: Ledri VulaSara Hoxha

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj në një lidhje pas ndarjes nga partnerët? Zbulohet e vërteta

20:47 : 05/04/2025
SHOW BIZ

Ledri Vula në një romancë me Xhensila Myrtezajn?

13:00 : 01/04/2025
SHOW BIZ

“Më vjen keq vetëm për Poin”, Ledri Vula: Të ishte Sara më private, ndoshta do ishim ende bashkë

22:09 : 14/11/2024
SHOW BIZ

E dashura e re e Ledrit është motra e reperit të njohur shqiptar dhe (ish) shoqe e Sara Hoxhës

17:34 : 11/09/2024
SHOW BIZ

Pas ndarjes nga Ledri/ Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

08:29 : 31/05/2024
SHOW BIZ

‘Nuk kam qenë kurrë gruaja e Ledrit”, Sara habit me deklaratën

19:25 : 28/04/2024
Para
Foto ilustruese

E përplas makina, fëmija në gjendje të rëndë

TË GJITHA

Tottenham fiton trofeun e parë pas 17 vitesh, mposht Man.United në finalen e Europa League

23:03 : 21/05/2025

Horoskopi, e enjte, 22 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 21/05/2025

Turma të mëdha njerëzish presin në radhë të gjata për ushqim në Gaza

22:56 : 21/05/2025

Sistemi zgjedhor favorizon partitë e mëdha/ Si do të ndaheshin mandatet me “mazhoritar kombëtar”

22:50 : 21/05/2025

Ushtrimet më të mira për të përmirësuar qëndrimin e trupit

22:50 : 21/05/2025

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

22:43 : 21/05/2025

Çmontoi disa grupe kriminale, zbulohet për herë të parë akt marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë

22:34 : 21/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com