• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk e ka fajin nëna, por prokuroria që nuk heton zyrtarët alla Gonxhe

18:37 : 16/08/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodia Tomorri

Albarent është një kompani private që ofron shërbime të transportit rrugor. Pronari i kompanisë është Blendi Gonxhe, drejtori i përgjithshem i Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor.

Gjatë viteve të fundit kompania Alba Rent ka marrë drejtëpërdrejte mbi 2 milionë euro tendera nga institucionet publike qendrore apo lokale. Ndër kontraktuesit e saj rezultojnë Ministria e Jashtme, Ministria e Drejtësisë, Parlamenti, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe shumë agjenci të tjera publike.

Pra, përmes kompanisë së tij private, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor kanalizon paratë e buxhetit të shtetit në llogarite e tij bankare. Asnjëri nga tenderat nuk është hetuar. Askush nuk është kujtuar për konfliktin evident të interesit.

Por Albarent nuk është mekanizmi i vetëm përmes të cilës Gonxhe thith para nga buxheti i shtetit. ATD shpk është një tjetër kompani po në fushën e transportit. Gjatë 5 viteve të fundit ATD ka marrë mbi 6 milione euro tendera publike.

Lexo edhe:

No Content Available

Në faqen zyrtare të kompanisë Albarent, ATD listohet si një nga partnerët më të ngushtë. Në media, janë publikuar dokumenta, që faktojnë se Albarent dhe ATD kanë asete në pronësi te perbashket. Kjo hedh dyshime te forta se te dy kompanite mund te kene te njejtin përfitues fundor, pra të njëjtin pronar.

Normalisht nuk ka asgjë të jashtëligjshme që dy kompani të jenë të lidhura me njëra tjetrën dhe të zhvillojnë operacione të përbashkëta biznesi. Por kur pronari i njërës prej tyre është funksionar i lartë publik, atëherë rreziku që kompania tjetër të shndërrohet në trampolinë korrupsioni është i lartë.

Gjatë viteve të fundit, kontraktuesit kryesor të kompanisë ATD kanë qenë Bashkia e Tiranës, AKSHI, Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve. Por mbi të gjitha Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, gjatë kohës që drejtor i saj ishte vet zoti Gonxhja.

Pra drejtori i Agjencisë së Parqeve ka kontraktuar qindra milionë lekë nga paratë e buxhetit tek kompania partnere e kompanisë së tij. Këto janë të gjitha të dokumentuara.

Një ditë më parë në Kakavijë ndodhi një tragjedi brenda dramës. Një vogelush 10 vjeçar u përplas nga ambulanca dhe humbi jetën, pasi priste prej tre ditësh në mes të vapës për të kaluar matanë kufirit me familjen. Por teksa i gjithë opinioni publik mbeti i tronditur, Blendi Gonxhja në mënyre krejt çnjerëzore, nxitoi të gjente fajtorin. Ose më saktë të zhvishte qeverine nga përgjegjësia. Sipas tij fajtore ishte nëna e vogelushit.

I vetmi faj i asaj nëne fatkeqe është se lindi në vendin ku drejtojne soji i Gonxhes. Ndërsa fajtori i vërtetë është prokuroria. Ajo prokurori që nuk ngriti asnjë hetim të vetëm, teksa ministrat dhe drejtoret e korruptuar kanalizojnë paratë e buxhetit tek kontot e tyre private, në konflikt të pastër interesi.

Etiketa: tomorri boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Tifozi “i çmendur” i Milanit e bën fakt të kryer: Messi firmos me kuqezinjtë!

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Numërimi “preferencial”/ Kush janë 37 EMRAT e deputetëve të ardhshëm që dalin nga Tirana

15:56 : 14/05/2025

Ka radhë për Cristiano Jr, klube të njohura e vëzhguan gjatë debutimit me Portugalinë

15:56 : 14/05/2025

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

15:53 : 14/05/2025

Aksident në Tiranë/ I moshuari përplaset nga makina, po ecte me biçikletë te Unaza e Madhe

15:42 : 14/05/2025

Transferim nga Superiorja në La Liga, klubi konfirmon interesimin për talentin e skuadrës

15:38 : 14/05/2025

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve/ Sali Berisha niset nesër drejt Brukselit

15:34 : 14/05/2025

E mbante të fshehtë, Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të dytë

15:30 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com