• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Ja si Ben Blushi e bëri pronare vajzën duke i falsifikuar firmën (Dokumenti)

20:26 : 07/08/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Ish-deputeti socialist dhe ish-kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, sot drejtor i Top Channel, është përfshirë në një skandal.

Falsifikohet firma e vajzës së tij në transaksionin e shit-blerjes së një pasurie në Korçë.

CNA.al ka sjellë një ditë më parë të dhëna zyrtare për një pasuri prej gati 500 milionësh, e blerë për një vlerë vetëm 30 mijë euro. Dhe kjo në emër të vajzës së Ben Blushit, Natali Blushi. Shuma e parave për këtë transaksion, sipas të dhënave të deklaruara nga vetë zoti Blushi në deklaratën e pasurisë, të vitit 2015, ishte paguar prej tij.

Dje ne midis rrjeshtash konstatuam se firma e Natali Blushit, e cila gjendet në kontratën e shitjes së objektit prej 133.8 metër katëror dhe në kontratën e shit-blerjes së garazhit 60 m2 në funksion të njësisë tregtare, nuk ishte e njëjta me atë që duket në firmën e hedhur nga Natali Blushi, në deklaratën e pasurisë të zotit Blushi, në vitin 2015.

Ne shkuam më tej, por çfarë zbuluam?

Lexo edhe:

No Content Available

Sipas të dhënave zyrtare që ne kemi siguruar nga TIMS, pra nga sistemi i hyrje-daljeve nga Shqipëria, rezulton se Natali Blushi nuk ka qënë në Shqipëri gjatë kohës që është firmosur kontrata e shit-blerjes mes shtetasit Andon Dhima dhe shtetases Natali Blushi.

Sipas të dhënave të siguruara zyrtarisht nga CNA.al rezulton se shtetasja Natali Blushi ka dalë nga Shqipëria në datën 5 prill 2015, me linjën ajrore Al Italia drejt Romës.

Kjo është lëvizja që ka bërë drejt Italisë në muajin prill Zonjusha Natali Blushi dhe daljen e dytë e ka më pas në datën 24 korrik, po të vitit 2015.

Pra, Natali Blushi ka dalë në 5 prill të vitit 2015, drejt Romës nga Aeroporti i Rinasit, dhe sipas të dhënave të sistemit TIMS, zonjusha është rikthyer në Shqipëri, me linjën e avionit British Airëays, nga Londra në datën 19.06.2015, në orën 21:14 minuta.

Pra, sipas të dhënave të siguruar nga TIMS rezulton se ka hyrë në Shqipëri në datën 19 qershor, pasi ishte larguar më parë në datën 5 prill. Pra, më shumë sesa dy muaj më parë.

Por, çfarë ndodh?

Sipas dokumentave të mëposhtme, të cilat ne i kemi publikuar ditë pas dite rezulton se Natali Blushi, duke mos qënë në Shqipëri, por duke qënë jashtë është bërë pronare e një pasurie rreth 133.8 metër katëror dhe rreth 60 metër garazh, të cilat janë kthyer më pas në ambiente shërbimi të njësisë tregtare.

Sipas vetë të dhënave të deklaruara nga vetë Zoti Blushi, babai i Natalisë, rezulton se vajza e tij studion në Londër, ç’ka korrespondon me të dhënat e fluturimeve, hyrjet dhe daljet që ajo ka pasur në Shqipëri, kryesisht nga Rinasi, nëpërmjet Italisë, por edhe direkt nga Londra.

Pra, në atë kohë në muajin pril, maj dhe qershor, Natali Blushi, vajza 20-vjeçare e Ben Blushit, ka qënë në Londër në shkollë apo me provime. Ndërkohë tek noterja Violeta Sulkaj në datë 28 maj dhe 29 maj kanë firmosur dy kontrata shitje, nga shtetasi Andon Dhima për Natali Blushin. (Lexo këtu)

Për këtë shit-blejre, për këtë akt noterial, janë bërë edhe transaksionet përkatëse. Sipas deklarimeve të vetë Blushit, i cili thekson se i ka paguar ai paratë.

Por, në të dyja aktet e shit-blerjes është emri dhe firma e vendosur nga Natali Blushi.

Pra, si ka mundësi që Natali Blushi sipas të dhënave në TIMS, ajo ndodhej në Londër, dhe nga ana tjetër në Shqipëri firmosej një kontratë shit-blerje?

Kush e ka falsifikuar firmën e Natali Blushit?

Ne kemi raportuar sesi firma e Natali Blushit, në të paktën dy dokumente ishte e ndryshme. Dhe i hymë më thellë investigimit tonë dhe rezulton se në ditën që është bërë shitja e pasurisë nga shtetasi Andon Dhima në drejtim të Natali Blushit, kjo e fundit nuk ka qënë në Shqipëri dhe akti i shit-blerjes ka ndodhur pikërisht kur ajo ndodhej në Londër, gjë të cilën e konfirmon edhe sistemi TIMS.

Ben Blushi, noterja, bashkëshortja e Benit? Kush e ka falsifikuar firmën e Natali Blushit në aktin e shit-blerjes?

Prokuroria tashmë ka një fakt dhe kjo e pakontestueshme. Falsifikimin e firmës së Natali Blushit. Provat janë të thjeshta. Sistemi TIMS dhe akti i shit-blerjes.

Tani nuk ngelet gjë tjetër, veçse Ben Blushi të shkojë në prokurori, apo bashkëshortja e tij, apo vetë noterja e cila është pjesa më skandaloze e këtij akti falsifikues, të mbajë përgjegjësi para ligjit për një kontratë shit-blerje fiktive, me firmë falso, me një vlerë qesharake, për një pasuri që vlen të paktën 500 milionë lekë, në qendër të Korçës./ CNA.al

Etiketa: blushi investigim boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Shqiptari i akuzuar për vrasjen e avokatit grek tenton të arratiset nga burgu

TË GJITHA

Një këshillë miqësore jopolitike për ministren Denaj

12:29 : 14/06/2025

Irani paralajmëron SHBA-në dhe Anglinë: Ndalni Izraelin ose do t’ju godasim bazat

12:17 : 14/06/2025

U vihet flaka mbetjeve në Këlcyrë/ Shehu: Vjosa në rrezik nga dora kriminale e Lubi Kumbaros

12:09 : 14/06/2025

Vota e diaspores/ PD denoncon skandalin: Zarfet u tërhoqën në dyqane duhani në Greqi

11:57 : 14/06/2025

Tetova nderon një ‘yll’ të saj/ Murale për fantazistin e Kombëtares, Nedim Bajrami

11:51 : 14/06/2025

Adriana Matoshi deklaron 7000 euro rrogë, zbardhet pasuria e deputetes kosovare

11:50 : 14/06/2025

Armët amerikane të Izraelit, si avionët F-35 depërtuan pa u pikasur nga radarët iranianë

11:36 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com