• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

‘Fëmijët imunë ndaj koronavirusit’/ Trump publikon videon, twitter ia fshin

17:47 : 06/08/2020
në BOTA

Rrjeti social Facebook fshiu një postim të Presidentit Donald Trump, pasi binte ndesh me rregulloren kundër përhapjes së dezinformatave për koronavirusin.

Postimi në fjalë përmbante një link për një video të televizionit Fox News, në të cilën Presidenti Trump thotë se fëmijët janë “pothuajse imunë” ndaj virusit.

Rrjeti Facebook tha se “videoja përmban pretendimin e pavërtetë se një grup njerëzish janë imunë ndaj COVID-19 dhe kjo është shkelje e rregulloreve tona rreth dezinformimit të dëmshëm për koronavirusin.”

Disa orë më vonë, rrjeti “Twitter” bllokoi përkohësisht fushatën e zotit Trump, duke mos e lejuar të postonte komente nga llogaria e saj, deri sa fushata hoqi një postim me të njëjtën video. Llogaria e Presidentit Trump e bëri retweet videon. Twitteri tha në një deklaratë të mërkurën vonë se postimi në fjalë shkelte rregullat kundër dezinformimit për COVID-19. Kur një postim shkel rregullat e tij, Twitteri u kërkon përdoruesve ta heqin atë dhe i ndalon ata të postojnë përsëri pa e bërë këtë.

Në përgjithësi Twitter-i ka qenë më i shpejtë se Facebook-u gjatë muajve të fundit për të veçuar postimet e presidentit që shkelin rregulloret kundër dezinformatave dhe abuzimeve.

Lexo edhe:

No Content Available

Nuk është hera e parë që Facebook-u heq postime të Presidentit Trump, tha kompania, por është hera e parë që e bën këtë me arsyen e përhapjes së dezinformatave për koronavirusin.

Disa studime arrijnë në përfundimin, por pa e provuar, se fëmijët kanë më pak gjasë se sa të rriturit për t’u infektuar dhe se kanë më shumë të ngjarë të kenë vetëm simptoma të lehta. Por kjo nuk do të thotë se janë “pothuajse imunë” ndaj virusit.

Një studim i Qendrave amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve që përfshin 2.500 fëmijë, i publikuar në muajin prill, zbuloi se rreth 1 në 5 fëmijë të infektuar ishin shtruar në spital kundrejt 1 në 3 të rritur dhe se tre fëmijë vdiqën. Studimi nuk ka të dhëna të plota për të gjitha rastet, por gjithashtu arrin në përfundimin që shumë fëmijë të infektuar nuk kanë simptoma, gjë që mund t’i lejojë ata ta përhapin virusin te të tjerët. /VOA

Etiketa: bota boldnews host domain twitter trump

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Zyrtare/ Kamberi largohet nga Hibernian, sulmuesi firmos në Zvicër

TË GJITHA

Shpërthim me tritol në Shkodër, plagoset një person

11:57 : 28/10/2025

Portieri i Interit përfshihet në aksident, përplas për vdekje një person

11:52 : 28/10/2025

FOTO/ Kush është 17-vjeçari që u përplas nga ‘Porsche’ kur po vinte me motor nga puna si kamarjer

11:51 : 28/10/2025

Kërkohet ripyetja e Alibej, avokatët duan në gjyq të dashurat e Dumanit. Ja lista e dëshmitarëve

11:43 : 28/10/2025

PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për abuzimin me fondet e IPARD në bujqësi

11:31 : 28/10/2025

Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave i mban sekret

11:20 : 28/10/2025

Shtyhet sërish seanca paraprake për Erion Veliajn

11:11 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com