• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Zoti Luli” ose sindroma e çunit të mirë

21:31 : 30/07/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Andi Bushati

Lulzim Basha nuk shkëputet dot nga sindroma e çunit të mirë, që do t’u pëlqejë më të mëdhenjve. Reagimi i tij i sotëm, pas atentatit që Edi Rama dhe një grusht deputetësh karagjozë i bënë marrëveshjes politike të 5 qershorit, përparimit të vendit drejt BE-së dhe rregullave të përbashkëta për garën elektorale, mund të justifikohet vetëm me frikën naive se mos i prish qejfin ambasadorëve, që e kanë këshilluar të vazhdojë të dialogojë edhe pasi Kryeministri ka përmbysur tryezën.

Ajo mund të përligjet vetëm me kompleksin fëminor për të mos u sharë nga Yuri Kim, e cila bëri dje një nga deklaratat më qesharake që ndonjë diplomat i huaj ka lëshuar në këtë vend: “… fillimisht ndryshoni kushtetutën, pastaj bisedoni’.

Po të dëgjoje Lulzim Bashën, pas ndryshimit brutal të kushtetutës, ai foli për dhunim, për prishje të njëanshme të marrëveshjes, për Ramën që po i del boja para të huajve, por ai u shmang të thoshte thelbin: ç’do të bëje opozita pas këtij atentati të radhës?

Një lider nuk vlerësohet nga logoreja e fjalëve që rendit, as nga sa bukur di të qajë apo të ankohet, ai është i tillë nga pesha e akteve që ndërmerr.

Lexo edhe:

Fundi pa lavdi i treshes Mustafa, Veliu, Hoti

Lulzim Basha pas kësaj prerje në besë, pas shkeljes së nenit të marrëveshjes që sanksionon se s’duhet të ketë ndryshime unilaterale, pas përdhosjes së faktit se 5 qershori i njeh dhe i pranon koalicionet, pas prishjes së precedentit 30 vjeçar, për të mos i shkruar vetëm njëra palë regullat e lojës, duhet të ishte më i qartë.

Ai duhej të deklaronte pa ngurim se nuk ulet më në atë tryezë të reformës zgjedhore, ku e trajtuan si lolo bashkë me ambasadorët që kishte me vete.

Ai duhet të shpallte se nuk e njeh më marrëveshjen e 5 qershorit si një produkt konsensual.

Ai duhet të thoshte se një nga 15 kushtet e BE për fillimin e negociatave tashmë ka rënë dhe të bënte thirrje publike që hapja e tyre të ngrinte deri sa Edi Rama të qe në kryeministri.

Kjo e fundit duket shumë e fortë, por ndoshta me këtë regjim nuk ka rrugë tjetër. Sepse po të sakrifikojmë demokracinë për negociatat, nuk do të kemi as të parën as të dytën dhe aq më pak zgjedhje normale.

Por Basha, nuk bëri asgjë nga këto. Ai e la të hapur se mund t’i bindet apelit të ndërkombëtarëve për të vijuar dialogun, nuk e mbylli përfundimisht vijimin e tryezës dhe u kompleksua se mos i mbetet mbi shpinë imazhi i atij që po pengon integrimin.

Ashtu si para 30 qershorit të vitit të shkuar, ashtu si në 14 janar të këtij viti edhe tani, ai po përpiqet të bëjë figurë të mirë tek ambasadorët, duke tradhëtuar vokacionin e masës së madhe opozitare.

Dhe me këtë vijë sjellje, ne do të vazhdojmë të kemi me Bashën një çun të mirë, por gjithashtu dhe një bandit që atij i grabit gjithmonë gjithçka. Ndërsa diplomatët do të jenë të kënaqur me të urtin dhe xhentilin “zoti Luli”, por zgjedhjet në fund do t’i vjedhë prapë Rama.

Etiketa: Nga Andi Bushati

Lajme të lidhura

KRYESORE

Fundi pa lavdi i treshes Mustafa, Veliu, Hoti

19:55 : 27/12/2020
Para

95 milionë banorë dhe asnjë viktimë, si arriti Vietnami të ‘fitojë’ luftën kundër COVID-19

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Të pa lajmëruar nga policia, mijëra qytetarë të bllokuar në rrugë (VIDEO)

14:47 : 17/05/2025

Qendra e mbyllur, “paralizohen” akset rrugore të Tiranës, kaos trafiku në kryeqytet

14:37 : 17/05/2025

PD drejt humbjes së mandatit në Lezhë, Gjekmarkaj: Do ishte mëkat nëse i hiqet Kastriot Pirolit

14:23 : 17/05/2025

5 vite pa Teatër Kombëtar

14:10 : 17/05/2025

Gjirokastër/ Kishte një urdhër të SPAK, Policia arreston 32-vjeçarin

13:58 : 17/05/2025

I vodhi çelësat e makinës dhe më pas automjetin, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

13:50 : 17/05/2025

Votat nga Greqia rrezikojnë mandatin e PD-së në Lezhë, PS ngushton diferencën

13:27 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com