• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mbreti i botës“ duket i plakur

20:55 : 27/07/2020
në AKTUALITET, BOTA

U mbush një vit që kryeministri britanik, Boris Johnson është në post, një vit i shoqëruar nga dështime dhe gabime. Duket se Boris Johnsonit asgjë nuk po i ecën mbarë, shkruan Birgit Maaß.

Një divorc. Një fejesë. Më pas ai u bë me një djalë. Për pak i shpëtoi vdekjes. Në këtë kohë nxorri edhe Britaninë e Madhe nga BE dhe luftoi një pandemi. Të gjitha brenda një viti.

Nuk është e pakët barra që duhet të mbante kryeministri britanik, Boris Johnsonn ë punën e tij të ëndërruar: „Mbreti i botës”. kështu dëshironte të ishte ai si djalë i ri, shkruan motra, Rachel Johnson në biografinë e familjes.

Idoli i tij Winston Churchill, për të cilin Boris Johnson ka shkruar edhe një libër. Por po bëhet gjithnjë e më e qartë: Boris Johnson nuk është i pjekur për këto sfida.

Ai është populist, një burrë i gjesteve të mëdha, jo një burrë shteti i kujdesshëm, që e drejton me dorë të sigurtë vendin në kohë krizash.

Lexo edhe:

Ish-kryeministri Boris Johnson sërish baba, e shoqja i publikon foton me foshnjen në dorë

Boris Johnson “bëhet i gjallë” para zgjedhjeve në Britani

Me premtimet e tij boshe, me verbimin e rremë ai e korrupton gjithnjë e më shumë vendin, po ankohen gjithnjë e më shumë edhe vetë konservatorët e flaktë.

Njëri dështim pas tjetrit

Bilanci pas një viti kryeministër: Shkatërrimtar. Në thelb përveç fitores në zgjedhje nuk ka asgjë tjetër që ai e ka bërë si duhet.

Vërtet që Johnson e festoi daljen nga BE si sukses, por ndërkohë po rritet frika, se deri në fund të vitit nuk do të negociohet dot një marrëveshje e gjerë e tregtisë së lirë me BE, dhe Britania e Madhe do të dalë nga BE me një rënie të lirë.

Vetëm në industrinë e automjeteve kjo do të kushtojë dhjetëra mijëra vende pune. Radhë të gjatë maunesh në kufi, ndoshta edhe ngushtica në furnizimin me artikuj të freskët ushqimorë. Me probleme të tilla britanikët mund të përballen për pak muaj.

Edhe marrëveshja tregtare me SHBA nuk duket se do të jetë kaq e shpejtë sa përflitej. Dhe në vend të “epokës së artë” me Kinën, qeveria britanike ishte e detyruar që ta ngrinte marrëveshjen e ekstradimit me Hong-Kongun, duke filluar kështu kursin e konfrontimit me Pekinin. Në një botë, ku vijat ndarëse mes superfuqive po bëhen gjithnjë e më të mprehta, Britania e Madhe të duket tani e vetmuar.

Edhe raporti për Rusinë i parlamentit britanik i publikuar këtë javë nuk hedh dritë të mirë mbi Boris Johnsonin. Aty flitej për ndikim të mundshëm të Rusisë ndaj referendumit të Brexit.

Rusia është një kërcënim i ndjeshëm për Britaninë e Madhe, konkluduan deputetët, dhe kritikuan qeverinë, që nuk po e vlerëson si duhet këtë rrezik.

Pikërisht konservatorët e Johnsonit kanë përfituanrnga donacionet partiake të oligarkëve të vendosur në Londër: Për një ndeshje tenisi me Johnson, gruaja e një të besuari të Putinit dhuroi më shumë se 100.000 paund. Disa miliona rrodhën në një mënyrë të tillë ose tjetër në kontot e partisë.

E dyshimtë është shtyrja që Johnson i bëri publikimit të raportit dhe me gjasë ka pasur edhe përpjekje për të vënë në postin e kreut të shërbimeve sekrete një nga më besnikët e Johnsonit, por edhe që konsiderohet më i paafti mes konservatorëve.

Mbetet përshtypja, se llogaritë politike, jo kompetenca luajnë rol në dhënien e posteve më të rëndësishme në vend. Sipas një modeli të tillë, Johnson zuri edhe postet në kabinetin e tij, të gjithë besnikë të Brexitit.

Mbreti duket i plakur

Pasoja: Asgjë nuk po shkon si duhet. Në temën më të rëndësishme aktualisht-luftimin e pandemisë së Coronës, gabimet e Boris Johnsonit kanë qenë të njëpasnjëshme.

Britania e Madhe është ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve dhe në të njëjtën kohë është në krahasim ndërkombëtar më e prekura ekonomikisht nga kriza.

Mesazhet e qeverisë janë të paqarta; nuk dihet kur, ku duhet mbajtur maska, njoftimet ndryshojnë vazhdimisht. Ekspertët shprehen, se lirimi i masave u bë shumë herët, dhe shpejt mund të ketë një valë të dytë pandemie, pak a shumë si në SHBA.

Nëse si pasojë e këtij dështimi edhe skocezët në të ardhmen thonë lamtumirë, një shumicë e qartë ndërkohë është për largimin nga Britania e Madhe, atëherë ky do të ishte në radhë të parë dështimi i Boris Johnsonit. “Mbreti i botës” duket shumë i plakur që pas një viti në fron./DW

Etiketa: Boris Johnson

Lajme të lidhura

BOTA

Ish-kryeministri Boris Johnson sërish baba, e shoqja i publikon foton me foshnjen në dorë

19:13 : 24/05/2025
BOTA

Boris Johnson “bëhet i gjallë” para zgjedhjeve në Britani

15:04 : 03/07/2024
BOTA

Zgjedhjet në SHBA/ Boris Johnson: Bota ka nevojë për Donald Trump

12:55 : 20/01/2024
BOTA

Boris Johnson bëhet baba për herë të 8-të/ FOTO

09:28 : 12/07/2023
BOTA

Boris Johnson jep dorëheqjen si deputet

22:27 : 09/06/2023
BOTA

I dehur në timon, “Boris Johnson” arrestohet në Holandë

21:01 : 01/05/2023
Para

Bylykbashi: Nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, kthehemi në pikën zero

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com