• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policimi vullnetar, hapen aplikimet për vitin 2020

11:00 : 20/07/2020
në AKTUALITET

Policia e Shtetit ka hapur procesin e aplikimeve për zbatimin e projektit pilot të shërbimit të Policimit Vullnetar për vitin 2020.

Sipas njoftimit të publikuar të hënën, Policia e Shtetit, në zbatim të prioriteteve të saj dhe me qëllim thellimin e gjetjen e formave të reja për Policimin në Komunitet, si dhe për ndërtimin e një ure më të fortë mirëkuptimi dhe komunikimi mes Policisë dhe Komunitetit, nëpërmjet përfshirjes së komunitetit në realizimin e përgjegjësive dhe detyrave në fushën e sigurisë publike, në zbatim të akteve ligjore, nënligjore dhe atyre administrative, ka hapur procesin e aplikimeve për zbatimin e projektit pilot të shërbimit të Policimit Vullnetar për vitin 2020.

Në njoftim saktësohet se ky projekt për vitin 2020 do të implementohet në disa struktura të Policisë së Shtetit, konkretisht: Në DVP Tiranë 77 kuota;  Në DVP Elbasan 15 kuota, për Komisariatin e Policisë Elbasan;  Në DVP Kukës 5 kuota, për Komisariatin e Policisë Tropojë.

Procesi i aplikimit për shërbimin e policimit vullnetar do të jetë i hapur deri në datën 20 gusht 2020, periudhë në të cilën shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij shërbimi, duhet të paraqesin dokumentet pranë DVP Tiranë, DVP Elbasan dhe DVP Kukës.

Kriteret e pranimit në shërbimin e Policimit Vullnetar: të jetë shtetas shqiptar;  Të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar;  Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo i larguar nga administrata publike; Të ketë përfunduar arsimin e mesëm; Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;  të jetë i moshës nga 18 deri në 65 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën.

Lexo edhe:

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

Aplikantët për shërbimin e Policimit Vullnetar duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë ku kanë vendbanimin, dokumentacionin e mëposhtëm:  Formularin e aplikimit;Fotokopje të kartës së identitetit; Dokument që vërteton përfundimin e arsimit të kryer;Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria; Raport mjeko–ligjor.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit dhe dorëzimit të dokumenteve në DVP, ka në dispozicion një afat 10 ditor për të verifikuar aplikimet dhe t’u kthyer përgjigje aplikantëve. Ankesat mund të depozitohen pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan ose Kukës për shqyrtim. Më pas aplikantët i nënshtrohen një procesi testimi, trajnimi dhe certifikimi në Akademinë e Sigurisë.

Pas përzgjedhjes, kandidati duhet të përfundojë trajnimin e detyrueshëm me vlerësim pozitiv, si dhe të jetë i certifikuar nga Akademia e Sigurisë dhe të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë. Aplikantët që marrin vlerësim pozitiv në Akademinë e Sigurisë, vihen në dispozicion të Drejtorisë Vendore të Policisë ku kanë aplikuar dhe nënshkruajnë kontratën individuale.

Shërbimi i Policimit Vullnetar nuk është praktikë e panjohur në Policitë homologe të Europës apo atyre të rajonit. Shumë nga këto organizata policore kanë aktivizuar programe të vullnetarëve në shërbimin policor, të cilat janë zhvilluar si një rezultat logjik i trendit në rritje të nismave të policimit në komunitet në këto vende.

Programet e policimit të orientuara nga komuniteti ose nga zgjidhja e problemeve të tyre kanë krijuar ura të forta midis agjencive ligj-zbatuese dhe qytetarëve që u shërbejnë. Një zgjerim logjik i këtij bashkëpunimi është dhe lejimi i qytetarëve që të angazhohen në policimin vullnetar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë vendore, për të përmirësuar shërbimet e Policisë ndaj komunitetit.

Policimi vullnetar kërkon kontributin e qytetarëve të përgjegjshëm dhe të devotshëm që janë gati të japin kohën e tyre për të kryer një sërë detyrash në fushën e parandalimit, këshillimit dhe të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike. Policët vullnetarë janë individë, të cilët kanë dhe zërin e tyre personal dhe qytetar për t’u angazhuar në këto çështje të komunitetit, si ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, emergjencat civile, fatkeqësitë natyrore etj.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025
AKTUALITET

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani
AKTUALITET

“U kërcënova me jetë nga Lapaj, babai dhe kushërinjtë”/ Shabani: Po përgatis dosje, grupe kriminale…

21:51 : 27/07/2025
AKTUALITET

E rëndë/ Gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës një 26-vjeçar

21:33 : 27/07/2025
BOTA

Gjermani/ Treni me rreth 100 persona në bord del nga shinat, raportohet për disa të vdekur

21:25 : 27/07/2025
BOTA

“Më shumë se 3 fëmijë të vrarë çdo ditë”/ OKB bën bilancin e luftës Izrael–Hezbollah

21:09 : 27/07/2025
Para

Titulli kampion dhe pjesëmarrja në Champions, ja shuma që pritet të përfitojë Tirana

TË GJITHA

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

“U kërcënova me jetë nga Lapaj, babai dhe kushërinjtë”/ Shabani: Po përgatis dosje, grupe kriminale…

21:51 : 27/07/2025

E rëndë/ Gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës një 26-vjeçar

21:33 : 27/07/2025

Gjermani/ Treni me rreth 100 persona në bord del nga shinat, raportohet për disa të vdekur

21:25 : 27/07/2025

“Më shumë se 3 fëmijë të vrarë çdo ditë”/ OKB bën bilancin e luftës Izrael–Hezbollah

21:09 : 27/07/2025

Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

20:55 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com