• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pasojat e pandemisë tek shëndeti i grave dhe fëmijëve

17:42 : 13/07/2020
në BOTA

Deri më tani, pandemia e koronavirusit ka shkaktuar më shumë se gjysmë milioni vdekje në mbarë botën. Në këto shifra nuk përfshihet ndikimi në shëndetin e nënave, të porsalindurve, fëmijëve të vegjël dhe adoleshentëve. Për shkak të pandemisë, kujdesi shëndetësor për gratë dhe fëmijët është ulur me 20%, dhe rezultati është rritja e niveleve të vdekjes dhe e shëndetit më të dobët në këto grupe.

Është natë në Nairobi dhe një grua shtatzënë po lind. Një shërbim ambulance i ofruar nga punonjësit e shëndetësisë e çon atë në spital. Kur qeveria vendosi ndalim-qarkullimin për të frenuar pandeminë e koronavirusit, mjekët vunë re një rritje të vdekjeve të grave që lindin vetëm në shtëpi, kështu që ata u hodhën në veprim për të shpëtuar jetën e grave.

“Rastet e lidhura me nënat shtatzëna kanë shkuar më lart. Mesatarisht ne po marrim dy telefonata në natë”, thotë Richard Namu, operator i ekipit të emergjencave.

Ajo që po ndodh në Nairobi po ndodh në të gjithë botën, madje edhe në vendet e pasura. Një raport i OKB-së tregon se shërbimet shëndetësore po u largohen grave, fëmijëve nën moshën 5 vjeç dhe adoleshentëve në mënyrë që të luftohet pandemia e koronavirusit. Pasojat janë shkatërruese.

“Vlerësimet fillestare tregojnë se do të shohim një ndikim të madh në nivelin e vdekshmërisë në moshat nën 5 vjeç, në shkallën e vdekshmërisë për të sapolindurit dhe nënat. Gjithashtu, numrat e fëmijëve të kequshqyer, fëmijëve që janë të ekspozuar ndaj abuzimit dhe dhunës, humbjes kritike të qasjes në shëndetin e grave, etj. etj., kështu që vlerësimet janë mjaft të rënda”, thotë Dr. Nicholas Alipui, anëtar i panelit të raportit të OKB-së.

Lexo edhe:

Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet publike

UNICEF: Çnjerëzore të presësh që fëmijët e Gazës të largohen

Raporti vlerëson se afro 400 milionë fëmijë janë të uritur sepse u mungon ushqimi nga shkollat që janë të mbyllura. Trembëdhjetë milionë fëmijë nuk po vaksinohen. Disa prindër kanë frikë t’i çojnë fëmijët e tyre për tu vaksinuar dhe disa vende kanë mungesë të vaksinave.

“Rreziku i një shpërthimi të ri të fruthit, poliomielitit dhe të gjitha këtyre sëmundjeve të tjera infektive, është tashmë i vërtetë, dhe është diçka për të cilën duhet të përgatitemi”, thotë Dr. Alipui.

Raporti gjithashtu zbulon se gratë dhe vajzat në të gjithë botën po përjetojnë shkallë më të lartë të abuzimit, shtim të shtatzënive, më pak akses në shërbimet riprodhuese dhe së bashku me këtë, më shumë nëna po vdesin nga komplikacionet gjatë lindjes.

Doktor Alipui thotë se një vaksinë, pasi të zhvillohet, do t’i japë fund krizës së COVID-19, por vendet e pasura, thotë ai, do të duhet të ndihmojnë vendet e varfëra të forcojnë sistemin e tyre shëndetësor, sepse pandemia do t’i lërë të varfërit edhe më të rrënuar se më parë./VOA/

Etiketa: femijetpasojat e pandemisëshendeti i grave

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet publike

19:32 : 18/09/2025
BOTA

UNICEF: Çnjerëzore të presësh që fëmijët e Gazës të largohen

15:58 : 16/09/2025
AKTUALITET

Pesha e padukshme e çantës shkollore

10:15 : 14/09/2025
AKTUALITET

Skandal në Dimal! Fëmijët në Donofrosë mësojnë në një lokal të marrë me qira

10:28 : 09/09/2025
AKTUALITET

Drogohet dhe ofron shërbime seksuale me para, absurdi i Shërbimit Social: Është e aftë për fëmijët

08:29 : 04/09/2025
BOTA

Melania Trump i dërgon letër Putinit për fëmijët e rrëmbyer nga Ukraina

15:09 : 16/08/2025
Para

Një tjetër deputetet i infektuar me COVID në Kosovë

TË GJITHA

Ndërron jetë ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta

18:33 : 19/09/2025

VIDEO/ Nuk iu bind Policisë dhe u arratis me makinë, arrestohet “Çekiçi” i Korçës: Dëgjohemi kur të dal!

18:29 : 19/09/2025

Avionët rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë, Kallas: Një provokim jashtëzakonisht i rrezikshëm

18:28 : 19/09/2025

Kategoria e Parë/ Skënderbeu mposht Pogradecin me gol në shtesë, tre pikë dhe për Burrelin

18:07 : 19/09/2025

Inteligjenca irakiane shpëton liderin e Sirisë nga vrasja

18:00 : 19/09/2025
Close-up detail of American VISAClose-up detail of American VISA

Aplikimet për vizë jo-emigruese në SHBA, ambasada amerikane del me njoftimin e rëndësishëm

17:44 : 19/09/2025

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

17:38 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com