Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, gjatë një interviste për ‘Fjala’ ka folur për aktualitetin politik në vend dhe zgjedhjet e ardhshme.
Ajo deklaroi se opozita e bashkuar do të vijë në pushtet zgjedhjet e ardhshme dhe se kryeminsitri i ri i vendit do të jetë Lulzim Basha.
Pjesë nga intervista:
Si e parashikoni që Lulzim Basha do të jetë kryeministri i 34 në historinë e Shqipërisë?
Mendoj që do të jetë një kryeministër modern, evropian, liberal. Edi Rama nga viti 200-2007 nuk besoj se ka qenë keq si Kryetar Bashkie. Si kryeministër deri në 2015 që kishte hallin e votave për pushtetin vendor dhe hallin e LSI, besoj se shqiptarët e mbajnë mend.
Unë për qarkun tim isha në rregull si deputete qarku. Pastaj lidershipi I LSI në atë kohë është tjetër gjë.
Ku e ka modernizimin z. Basha?
Sot, t’i lësh njerëzit të lirë që të punojnë nuk do të thotë që s‘je modern dhe evropian. Një nga avantazhet më të mëdha që ka Lulzim Basha është që nuk është peng I krimit. Ky është një clirim për cdo politikan. Dhe them që do të jetë një gjë shumë positive. Pastaj ajo varet nga deputetët që do jenë ata që do të mbajnë nën presion qeverinë.
Ka rëndësi lidershipi dhe lideri znj.Kryemadhi, ne jemi në Shqipëri nuk jemi në…
Unë nuk jam për liderë të fortë, jam për institucione të forta dhe unë do dëshiroja që të ishte një Parlament i fortë, i cili mban në mbikëqyrje një qeveri. Dhe qeveria nëse do të jetë në mbikëqyrjen e një Parlamenti të fortë, profesional, të lidhur me elektoratin, jo të lidhur me Kryetarin e partisë, jo të lidhur me politikat përfituese individuale familjare, por nëse deputetët do të jenë për të marrë një koncension, për të marrë një tender, për të marrë një gjë, normal që qeveria do bëjë çfarë të dojë. Por nësë deputetët do të vendosen përballë qeverisjes në një pozicionim të drejtpërdrejtë për të mbrojtur interesat e elektoratit të tyre, unë mendoj që jetëgjatësia e çdo partie politike apo dhe çdo deputeti që do të pozicionohet në këtë themi hapësirë politike, do ta bënte të pazëvendësueshëm pozicionin e këtij deputeti në elektorat.
Keni merak se ju mund të zhgënjeheni nga Lulzim Basha si Kryeministër?
Pse do zhgënjehem unë? Nuk zhgënjehem nga asnjë njeri.
Nga Rama jeni zhgënjyer…
Nga Rama unë jam zhgënyer politikisht, Rama nuk më ka bërë dëm mua, Rama i ka bërë dëm vetes së tij, i ka bërë dëm shqiptarëve. Po mua si Monikë, nuk më ka bërë asgjë dëm. Ajo që është e rëndësishme është që zhgënjimi politik ndodh për shqiptarët. Nëse Basha do zhgënjejë, do zhgënjejë PD në radhë të parë, do zhgënjejë elektoratin e tij. Por jam e bindur që ç’tensionimi i situatës politike, krijimi i një sistemi demokratik do bëjë që shqiptarët nuk kanë pse të zhgënjehen por shqiptarët do të gjykojnë me votë çdo njeri që nuk mban premtimet e tij dhe kjo është mëse e thjeshtë. Prandaj dhe gjithë bota demokratike vendosin njëherë në katër vjet zgjedhje.
Diskutimet më të mëdha për z.Basha janë që i besoni apo jo? Ju ca note i vini?
Unë nuk kam pse ta vlerësoj fare me notë, unë nuk jam zysha e Bashës. Bashën e vlerëson elektorati me votë, Monikën e vlerëson elektorati me votë. Monika dhe Basha nuk i kanë ngritur sistemet e tyre politike në bazë të besimit te njëri tjetri. Z Basha përfaqëson PD, unë përfaqësoj LSI.
Ju e keni ngritur besimin se ju jeni në koalicion…
Unë besimin e kam me elektoratin.
Partia Demokratike është lokomotiva e opozitës…
Unë nuk kam parë ndonjë Kryetar të PD që të punojë për votat e LSI dhe anasjelltas. Secili nga ne punon për partinë e tij. Besimi personal, sesa e besoj unë z.Basha, unë e besoj me 10 personalisht për atë ç’ka unë kam personale me të.
Z.Meta tha që ai të gënjen për orën…
Unë kam orën time, ua kam thënë dhe njëherë tjetër, nuk pyes z.Basha për orën prandaj nuk kam pse ta besoj. Unë kam celularin me orë, se sot jemi në botën dixhitale. Edi Rama na vendos shtetrrethim me Facebook. Tjetra, marredhënia jonë, midis komunikimit njerëzor, unë jam një personazh që komunikoj normalisht dhe me njerzillëk me gjithë politikanët, kushdo qofshin ata. Politikisht unë jam mburoja e LSI dhe luftoj për njerëzit e LSI dhe kjo është detyra ime si Kryetare e LSI. Të mbaj premtimet e partisë, të mbaj premtimet ndaj elektoratit, ti përfaqësoj ata me dinjitet dhe integritet, kjo është detyra ime. Dhe për këtë notën mua ma vendos elektorati.
A ka frymë opozita për të ardhur në pushtet?
Sigurisht që ka dhe do të vij duke u shtuar.
Mua më bëri përshtypje këtu të LSI por dhe në rrjete sociale, gumëzhin, me të vërtetë ka një lloj që është shumë ndryshe, është më e vakët te PD…
Nuk është ashtu.
Do mbroni PD tani?
Nuk e mbroj PD, nuk është ashtu…
Po këtu është mbushur plot, të PD nuk është kështu…
Por ka tjetër koncept pune. Varet nga lloji i funksionimit.
Mos i bëjnë punët natën…
Ata mund të punojnë dhe 24 orë në 24. Puna e partisë nuk është një një godinë. Puna e partisë është në terren. Ajo që është shumë e rëndësishme, është që unë nuk bëj garë me PD. Unë bëj garë me çdo njëri për të nxjerrë elektoratin q nuk ka dalë asnjëherë që të shkojë të votojë në zgjedhjet e 2021.