• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Geraldo Bajrami, talenti i Birmingham dhe kombëtares U-21 që synon të ndjekë gjurmët e Lorik Canës!

17:14 : 09/07/2020
në SPORT

Geraldo Bajrami është nga një futbollistët e talentuar shqiptarë që po spikat jashtë kufijve të vendit. Qëndërmbrojtësi i përfaqësueses Shpresa i cili aktivizohet te skuadra U-23 e Birmingham në Angli por që këtë sezon është aktivizuar në 2 takime në Championship me skuadrën dhe në 1 ndeshje të Kupës së Ligës, synon të ecë me hapa të mëdhenj në karrierë dhe pse jo në kombëtaren shqiptare të ndjekë gjurmët e ish-kapitenit kuqezi Lorik Cana.

Në një intervistë për FSHF për rubrikën “Talenti Shqiptar”, 20-vjeçari tregoi sesi hodhi hapat e parë në karrierë, foli për kalimin te Birningham City dhe shumë tema të tjera me shqipen e tij të pastër dhe të rrjedhshme.

 Si lindi dëshira dhe pasioni për futbollin?

– Si shumë fëmijë të tjerë gjithçka nisi me idenë për t’u argëtuar dhe për të kaluar kohën. Prindërit menduan se do të ishte një ide e mirë nëse unë do të merresha me sport dhe kështu në moshën 6-vjeçare më regjistruan në një ekip futbolli të zonës ku jetojmë në Birmingham. Aty hodha hapat e parë, por m’u deshën disa vite që unë të spikasja dhe të kuptoja se futbolli nuk do të ishte thjesht një argëtim për mua, por një mundësi e vërtetë për të vazhduar karrierën si profesionist.

– Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

Lexo edhe:

Jude Bellingham në mbështetje të talentit shqiptar: Të uroj suksese vëlla!

Shpall falimentin qyteti i dytë më i madh në Britaninë e Madhe

– Në fakt që të dy prindërit e mi më kanë mbështetur shumë që herët. Siç e thashë në fillim nuk shkëlqeva, por me kalimin e viteve, im atë do ta kuptonte që unë kisha talent dhe më ndihmoi që të fokusohesha më shumë te futbolli për të ndjekur ëndrrën. Si babi ashtu edhe mami më shoqëronin çdo ditë në stërvitje rregullisht dhe më mbështesnin që unë të vazhdoja karrierën dhe të isha i përqendruar plotësisht te futbolli. Në fakt, kur mbusha 12 vjeç të gjithë e kuptuan se unë bëja diferencën në skuadër dhe mund të bëhesha futbollist profesionist.

– Si stërvitesh, si punon? Na trego një ditë tënden të zakonshmen me futbollin?

– Dita ime është e zakonshme, i dedikohet totalisht futbollit. Duhet të paraqitem te klubi im, Birminghami që në orën 9:00 për të nisur me mëngjesin dhe më pas përgatitemi për seancën e parë stërvitore që nis rreth orës 10:30. Seanca zgjat dy orë dhe më pas në orën 12:45 vazhdojmë me stërvitjen në palestër, duke vijuar me drekën që e konsumojmë sërish në klub. Edhe pasditet ia dedikoj futbollit dhe përpiqem të jem sa më në formë vazhdimisht.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Kur isha më i vogël më është dashur të shmang të gjitha festat ku shkonin shokët e mi. Më vinte keq, por doja të isha gjithmonë i fokusuar te futbolli dhe i refuzoja ftesat që më vinin nga shoqëria.

Por sakrifica më e madhe ishte shkolla. U detyrova ta lë kur u binda se futbolli do të ishte e ardhmja ime. Në fakt, kam qenë shumë i mirë me mësime, por ishte e pamundur që të fokusohesha te shkolla në një kohë kur futbolli me merrte pjesën më të madhe të ditës. Ishte një vendim i vështirë që më është dashur të marr në karrierën time.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

– Aktualisht synimi im më i afërt është të arrij të luaj si titullar te klubi im, Birmingham City, që militon në Championship. Më duhet të punoj shumë, por kam besim te aftësitë e mia dhe e di që mund t’ia dal mbanë. Gjithashtu, dua të jem gati kur të vijë mundësia për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare. Aktualisht jam pjesë e Kombëtares U-21 dhe jam i kënaqur me arritjet e deritanishme në planin personal. Nuk nxitohem dhe do pres radhën time. E rëndësishme është të jem në formë dhe përqendrohem te puna, pastaj jam i bindur se do të vijë edhe momenti im.

– Cila është motoja jote ose mesazhi për bashkëmoshatarët e tu?

– Duhet vetëm të punosh fort dhe të kesh besim te vetja. Nëse ke dhënë gjithmonë më të mirën tënde në fushë, nuk ke asnjë peng. Unë besoj se çelësi i suksesit në futboll është në mendjen tënde. Duhet të besosh se je më i miri dhe më pas të sigurohesh se je vërtetë i tillë në fushë.

Talenti përcakton atë se çfarë mund të bësh. Motivimi përcakton se sa vullnet ke për të arritur te suksesi, ndërsa veprat përcaktojnë se sa mirë mund ta bësh atë. Historitë e legjendave të futbollit gjithmonë më kanë motivuar dhe më kanë ndihmuar që të synoj maksimumin në fushë.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?

– Duke qenë se unë jam një qendërmbrojtës, sigurisht që edhe idhulli im ka luajtur pikërisht në këtë pozicion në të kaluarën. Për mua Lorik Cana është një figurë e padiskutueshme dhe një model që duhet ndjekur për mua. Ka qenë një kapiten dhe lider i shkëlqyeshëm, një futbollist që jepte gjithçka në fushën e lojës. /fshf.org

Etiketa: birminghamGeraldo Bajrami

Lajme të lidhura

SPORT

Jude Bellingham në mbështetje të talentit shqiptar: Të uroj suksese vëlla!

22:42 : 13/06/2024
BOTA

Shpall falimentin qyteti i dytë më i madh në Britaninë e Madhe

13:03 : 06/09/2023
SPORT

E mbyt në elozhe trajneri, mbrojtësi i Shqipërisë U21 firmos me klubin historik

20:32 : 24/06/2022
Para

‘Plas’ brenda Rilindjes/ Socialistët lezhjanë të pakënaqur me drejtimin e Lleshajt

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com