• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tragjedia e Kombinatit, Vëllazëria Ungjillore: Familja Josifi anëtare e jona para 15 vitesh, nuk predikojmë vetëvrasjen

16:38 : 06/07/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Vëllazëria Ungjillore Shqiptare doli në një deklaratë për mediat këtë të hënë duke mohuar që familja Josifi të ketë lidhje me ato që predikohen në kishat e tyre.

Ergest Biti, sekretar i përgjithshëm i Vëllazërisë Ungjillore, deklaroi se që në momentin që familja Josifi është transferuar në Tiranë, asnjë prej vajzave nuk rezulton anëtare në kishat e tyre.

Megjithatë ai u shpreh se ato kanë qenë anëtare para 15 vitesh në Kishën Ungjillore në Përmet. Atëherë sipas tij është momenti i fundit ku ato rezultojnë të regjistruara.

“Në bazë të komunikimeve që kemi pasur përpara 15 vitesh kanë qenë pjesë e Kishës Ungjillore në Përmet, por pas 15 vitesh kur janë zhvendosur në Tiranë mund të kenë qenë vizitore në Kisha, por nuk rezultojnë në asnjë kishë të Tiranës anëtare”, tha Biti.

Vetë Biti deklaroi se është pastor në zonën e Kombinatit, por asnjëherë nuk ka dëgjuar për vajzat e familjes Josifi. Sipas tij, ato mund të kenë qenë vizitore në Kisha, por nuk figurojnë në listat e Kishës Ungjillore.

Lexo edhe:

No Content Available

“Kishat janë të hapura për takime, mund të vijnë njerëz të ndryshëm, por nuk kanë qenë të regjistruara si pjesë anëtare e Kishës të paktën për vite të tëra me radhë. Jam pastor në zonën e Kombinatit dhe nuk kam dëgjuar asnjëherë për këtë familje. Edhe gjatë kohës së pandemisë kemi vizituar disa qindra familje, të cilat i kemi të regjistruar dhe ndihmuar në mënyra të ndryshme dhe nuk na ka rezultuar kjo familje. Mbi 10 vjet kam qenë pjesë e kishës në Kombinat dhe ato nuk kanë qenë pjesë”, tha ai.

Ndërkohë kryetari i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Ylli Doci, deklaroi se mediat kanë interpretuar pa fakte implikimin e Kishës me këtë ngjarje. Ai u shpreh se të gjitha fetë në Shqipëri besojnë tek ringjallja.

“U informuam për familjen Josifi dhe tragjedinë e tyre. Ngushëllojmë familjarët për humbjen e pakuptimtë të jetës në izolim. Vërejmë një fenomen të rrezikshëm në media për daljen në interpretime absurde duke implikuar fenë apo segmente fetare me papërgjegjshmëri. Qysh në fillim u sugjerua pa fakte që ishin Dëshmitarë të Jehovait dhe u theksua ideja e ringjalljes si problematike.

Fakti është që të gjitha fetë në Shqipëri besojnë në ringjallje dhe në fakt këto fe dhe vetë ideja e ringjalljes është faktor inkurajimi për një jetë heroike përballë çdo sfide dhe jo një kapitullim përpara sfidave dhe përpara vdekjes. Zhvillimet e implikimeve të këtyre në Kishat Ungjillore jepet si shpjegim të motivimit të veprimeve të tyre duke helmuar pa të drejtë perceptimin e njerëzve që kanë për kishat”.

Doci deklaroi se Kisha Ungjillore nuk e predikon vetëvrasje, përkundrazi, aktet e anëtarëve të familjes Josifi janë të pakuptimta për këtë besim.

“Nëse vajzat kanë qenë ungjillore, kanë besuar do të arrij në këtë konkluzion që kjo që ato kanë bërë do të ishte dështim i besimit tonë. Nëse një ungjillor arrin të shkojë kundër besimit të vet, siç shkojnë këto vajza duke vdekur nga uria kjo është e pakuptimtë për fenë tonë”.

Etiketa: Tragjedia e KombinatitVëllazëria Ungjillore

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Denoncimi/ "Babai i gazetares vdiq nga një sëmundje e pashërueshme, Ministria e raportoi nga Covid-19"

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Chelsea e nis me fitore, mposht lehtësisht Los Angeles

23:06 : 16/06/2025

Horoskopi, e martë, 17 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 16/06/2025

Sezoni i qershive, zbuloni vlera e larta ushqyese dhe sa duhet të hani çdo ditë

22:54 : 16/06/2025

“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore të Iranit/ Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë

22:52 : 16/06/2025

Mediat e huaja: Trump do t’i paraqesë Teheranit “ofertën përfundimtare”

22:44 : 16/06/2025

Nis vala e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit, Irani: Kemi shënjestruar infrastrukturën ushtarake

22:42 : 16/06/2025

Trump: Largimi i Rusisë nga G7, gabim shumë i madh

22:32 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com