• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Njihuni me Fabiolën, shkodranen që mundi paragjykimet dhe u bë futbolliste

12:08 : 06/07/2020
në SPORT

Vetëm 17 vjeçe, Fabiola Cakaj ka arritur të luftojë mentalitetin e zonës në të cilën jeton, duke iu treguar se futbolli nuk është vetëm një lojë çunash, por edhe vajzat mund t’ia dalin mjaft mirë.

Ajo ka rreth gjashtë vite që stërvitet rregullisht dhe tregon për rubrikën “Talentet Shqiptare” në “fshf.org” se si nisi të luajë futboll, sakrificat dhe dëshirat që ka për të ardhmen. Fabiola aktivizohet me ekipin kombëtar të femrave të U-19.

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?
– Që fëmijë më ka pëlqyer shumë futbolli dhe kam luajtur me shokët dhe shoqet. Kur isha 11 vjeçe, më thanë që në fshatin tonë ofroheshin trajnime edhe për vajzat. Mentaliteti i varfër, jo vetëm në zonën ku unë jetoj, por thuajse në të gjithë Shqipërinë, që vajzat nuk duhet të luajnë futboll, bënë që unë të stërvitesha rregullisht me vonesë. Gjithsesi dëshira për të luajtur futboll ka ekzistuar që kur kam qenë e vogël.

– Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?
– Prindërit e mi padiskutim që më mbështetën, përderisa edhe më lejuan të trajnohesha. Por, personi i parë që më afroi me futbollin dhe që më ndihmoi të zhvillohesha është Emanuela Jaku. Për mua, ajo është ikona e futbollit të femrave në vendin tonë.

– Si stërvitesh, si punon?
– Unë stërvitem çdo ditë me ekipin dhe mundohem të jap maksimumin tim në stërvitje që të jem gati për ndeshjet me ekipin.

Lexo edhe:

No Content Available

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?
– Futbolli është sporti më i bukur në botë mendoj, por aq i bukur sa është, aq edhe i rrezikshëm. Një ndër sakrificat e mia ka qenë që kam luajtur edhe kur kam qenë e dëmtuar. Dhe kjo është sakrifica që mund të bëjë çdo futbollist për këtë lojë, pasi e dimë që të luash i dëmtuar vë në rrezik jetën dhe karrierën.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?
– Kur sapo nisa të luaja, kisha vetëm një ëndërr, si gjithkush në fakt. Dëshiroja të përfaqësoja ngjyrat kuqezi. Tani që jam në ekipin kombëtar të U-19, synoj të luaj me ekipin kombëtar A. Gjithashtu, kam si synim edhe të luaj me ekipe jashtë vendit tonë.

– Cila është motoja jote apo mesazhi për bashkëmoshatarët e tu?
– Për të pasur sukses diku dhe në diçka duhet që të këmbëngulin fort që t’ia dalin. Asnjëherë, jo vetëm për bashkëmoshatarët e mi ky mesazh, por përfshirë dhe mua nuk duhet të ndalemi për të realizuar ëndrrat. Unë kam dëgjuar dhe tani e besoj fort shprehjen “Humbës nuk është ai që rrëzohet, por ai që pas rrëzimit nuk ringrihet”.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?
– Duke pasur rolin e mesfushores, jam frymëzuar shumë edhe nga futbollisti i kombëtares, Odise Roshi. Uroj që edhe unë t’i jap jo vetëm ekipit me të cilin aktivizohem por edhe ekipit kombëtar aq shumë sa ai i ka dhënë Shqipërisë me paraqitjet e tij. /fshf.org

Etiketa: fabiola cekajparagjykimet

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Familja Hoxha në festë/ I vogli i familjes ka ditëlindjen dhe motrat i organizuan festën e veçantë

TË GJITHA

“Do të trondisë politikën”/Avokati: Ilir Meta po shkruan një libër në burg

15:56 : 10/10/2025

GJKKO zbut masën e sigurisë për Redi Mollën, ish-drejtori i Bashkisë Tiranë dërgohet në arrest shtëpie

15:45 : 10/10/2025

BE, nismë për ndryshimin e metodologjisë për anëtarsimin

15:35 : 10/10/2025

Von der Leyen nis turin në Ballkan javën e ardhshme/ Vizita edhe në Shqipëri e Kosovë

15:34 : 10/10/2025

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

15:23 : 10/10/2025

U ekstradua nga Dubai në Shqipëri/ Avokati: Clevio Serbianos i rrezikohet jeta në burg

15:10 : 10/10/2025

Çmimi Nobel për Paqen 2025, Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

15:07 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com