Teksa numri i të infektuarve me koronavirus përgjatë 3 javëve të fundit është shtuar, gjithashtu janë rritur edhe shtrimet e pacientëve në spitalin Infektiv.
‘Balkanweb’ mëson se përgjatë 30 minutave të fundit në spitalin COVID janë paraqitur 4 pacientë për t’u shtruar.
Mësohet se këta persona janë nga rrethet dhe mbi 60 vjeç.
Ndërkohë, një prej rasteve është në gjendje më të rënduar, mbi moshën 80 vjeç.