Një postim në Twitter hapi një debat në rrjetet sociale. Legjenda e shahut Karpov e cilësoi një çmenduri totale. Ndërsa Kasparov këshilloi të luanin Go, një lojë kineze, ku ai që ka pullat e zeza lëviz i pari.
Në një kohë kur gjithçka, ose pothuajse gjithçka, mund të etiketohen si simbole raciste, radha i erdhi shahut të vihet nën aukzë nga marksistët “antiracialë”.
Së pari ishin çokollatat e famshme zvicerane, kokat me ngjyrë kafe të errët, prodhimi i të cilave u ndal në fillim të qershorit, pas polemikave të shumta anti-raciste. Më pas nuk u ndal këtu firma e prodhimeve kozmetike L’Oreal u angazhua për të hequr nga etiketat e saj fjalën zbardhues, si etiketim racist!!!
Dua t’ju risjellw në vëmendje sulmet e furisë alla talebane e marksistëve të rilindur mbi statujat e njerëzve që kanë bërë historinë, nga Abraham Lincoln, që njihet si presidenti amerikan që shpalli me ligj ndalimin e skllavërisë e deri tek fituesi i Luftës së Dytë Botërore Winston Churchill. Po kështu nuk mbetën pa u sulmuar pothuaj të gjithë presidentët amerikanë, që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin e demokracisë më të madhe në botë. Nga Jefferson deri tek fituesi i Luftës së Parë Botërore Woodrow Wilson, i cili me qëndrimet e tij, në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, dha mundësinë e krijimit të shteteve të reja me aksiomën e tij politike të Vetvendosjes së Kombeve.
Dhjetra shtete të reja u krijuan, pasi shumë kombe fituan lirinë si pasojë e rënies së perandorive pas humbjes së tyre të Luftës së Parë Botërore. U krijuan shtete të reja në Evropë, në Azi dhe Afrikë. Mes shteteve të reja përfituese ishte edhe Shqipëria, të cilën vendet fituese të Luftës së Parë e kishin ndarë mes tyre si copat e bakllavasë në tepsi. Pa devizën dhe qëndrimin e Presidentit Wilson nuk mund të them a do të kishim sot këtë Shqipëri dhe në këta kufinj dhe a do kishte fitur pavarësinë e saj Kosova. Ndaj për nder të tij, në kuadër të vizitës historike të Presidentit Bush, iu vendos emri i tij sheshit në Tiranën e Re, që tashmë njihet nga të gjithë si Sheshi “Wilson’.
Shpresoj, që rilindasit e Tiranës të mos marrrin guximin, nën shembullin e financuesve të tyre, të heqin emrin e tij nga ky shesh. Për shqiptarët dhe për shumë kombe të tjerë, Presidenti Wilson është kumbari i pavarësisë së tyre. Dhe jo vetëm shtetet e krijuara pas Konferencës së Paqes së vitit 1919, por edhe më pa. Parimi i Wilsonit i vetvendosjes së kombeve është sot e kësaj dite, një yll polar për ata që luftojnë për lirinë e tyre.
Por le të kthehemi sërish tek zbulimi më i ri në “ luftën” kundër racizmit, të marksistëve të rilindur.
Loja e shahut është vendosur tani në bangën e të akuzuarve, ku në fakt gurët e bardhë lëvizin të parët. Por nuk është e thënë se ata fitojnë lojën në fund.
Gjithshka filloi nga një postim në twitter nga John Adams, ekonomist dhe zëdhënës i federatës Australiane të shahut. Javën e kaluar, Adams tha se atë e kishin telefonuar nga ABC i Sidneit për të komentuar mbi mosmarrëveshjen racore të shahut. “Sapo mora një telefonatë nga një drejtues emisoni të ABC Sydney duke më kërkuar një koment mbi lojën e shahut! ABC mori idenë se shahu është RACISTS, pasi të bardhët lëvizin gjithmonë të parët”, shkroi ai në tëitter. Adams bëri asnjë koment për këtë çështje, duke hapur kështu mundësinë një debati për këtë çështje në internet.
Edhe legjenda e shahut Anatoly Karpov, dëshironte ta thoshte fjalën e tij për këtë lajm, duke e përcaktuar debatin për racizmin në shah si një çmenduri totale. Ish kampioni i Botës më pas e pyeti se çfarë racizmi kishin lojrat e tjera sipas kësaj logjike, si psh lojrat me letra. Për çështjen u shpreh edhe Garry Kasparov, kundërshtari i përjetshëm i Karpovit, që jeton në New York. Betejat e tyre në shah janë dhe do të mbeten nga më të famshmet në historinë e shahut. Kasparov dha një këshillë, që mban brenda një ironi shumë therrëse për këtë çmenduri totale që ka kapluar marksistët e rilindur. Garry iu drejtua ABC së Sidney që të merrej “seriozisht” me lojën “Go”, lojë kineze ku ai që ka pullat e zeza bën lëvizjen e parë. Kasparov vazhdoi më tej: Le të lënë gazetarinë investigative mbi racizmin në shah.
Rregullat e lojës së Shahuut thonë që gurët e shahut duhet të jenë me dy ngjyra të ndryshme në mënyrë që të dallohen lehtësisht. Për shembull bezhë dhe kafe. Forma e tyre është për shkak të Howard Staunton, kampion anglez në mesin e shekullit XIX. Për nder të tij gurët quhen ndryshe edhe gurët e Staunton, ndër më të përdorurat në lojërat e shahut.