• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Metamorfoza” e koronavirusit në Bergamo: Të sëmurët rëndë janë zhdukur, në qershor të gjithë pa simptoma

19:09 : 01/07/2020
në BOTA

Spitali dhe terapitë intensive janë dy elementë të rëndësishëm, kur është fjala për të monitoruar “sjelljen” e Covid-19. Në Itali, ku dy muaj më parë, rastet e vdekjeve në ditë iu afruan disa herë shifrës 1 000, aktualisht ky numër është njëshifror. Edhe numri i rasteve të reja ka rënë. Kjo vihet re në Bergamo, zona më e goditur nga pandemia përgjatë katër muajve të parë të këtij viti.

P.sh në spitalin “Papa Gjon Pali i XXIII”, katër muaj pas fillimit të pandemisë, ka një numër të vogël të infektuarish.

Duket se atje pacientët me simptoma janë shumë pak. Në këtë spital, javën e kaluar ka pasur vetëm një të tillë. “Raste të rënda në qershor nuk kemi pasur, edhe pse nuk e përjashtojmë mundësinë që të ketë”, thotë Mauro Rizzi, drejtor i shërbimit infektiv në këtë spital.

Sigurisht, kjo ngre pyetjen: a ka ndryshuar virusi?

“Të themi se një virus që nuk dëmton më tani po qarkullon në Itali është e rrezikshme. Nëse më pyet për një përshtypje personale, unë mendoj kështu. Por është një gjë të shprehësh mendime personale dhe një gjë është të kesh të dhëna të ngurta shkencore për të dhënë një deklaratë. Sigurisht që ka faktorë në favorin tonë”.

Lexo edhe:

Shmangni qëndrimin në diell/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

E para është përqindja e qytetarëve tashmë të ekspozuar ndaj infeksionit. “Qarkullimi ka qenë i rëndësishëm në zonën e Bergamos, që do të thotë se në një farë mase popullsia është më pak e ndjeshme. Duket se nuk ka gjasa që virusi të qarkullojë përsëri siç qarkulloi në shkurt dhe mars”.

Aspekti i dytë që duhet të merret në konsideratë, për z. Rizzi, “është që kemi një seri të tërë masash kufizimi ende aktive: shkollat ​​janë të mbyllura, transporti publik nuk është aq i mbushur me njerëz sa në dimër, nuk ka evente masive. Njerëzit janë më të kujdesshëm. Me pak fjalë, ne nuk u kthyem në shkurt”.

Faktori i tretë: “Ne jemi më përgatitur në monitorimin dhe zbulimin e rasteve në kohën e duhur”, thotë Rizzi.

Mjekët që kanë punuar në këtë zonë për shumë vjet thonë se pika kritike ka kaluar. Mario Sorlini, mjek i përgjithshëm në Albino, thotë: “Në këtë moment, simptomat dhe pacientët me temperaturë pothuajse janë zhdukur. Që nga e enjtja e kaluar, nuk kam vizituar asnjë pacient me ethe”. Dhe ka ca kohë që të moshuarit nuk janë paraqitur në klinika. Ai e shpjegon këtë fakt me numrin e lartë të vdekjeve te pacientët e kësaj moshe përgjatë 4 muajve të fundit dhe sjelljen e kujdesshme të atyre që nuk janë infektuar deri tani. “Ata pak pacientë me simptoma në qershor ishin vetëm të rinj. Ata ia kanë hedhur në rastin më të keq me tri ditë temperaturë”.

Skenarit të një vale të dytë në vjeshtë, ai nuk i beson shumë. “Po i vë kësaj pyetjeje jo një, por pesë pikëpyetje në fund dhe më duket se nuk jam vetëm. Frika më e madhe janë muajt pas festave: janar, shkurt, mars. Gjithmonë ka qenë periudha më e keqe për sëmundje të këtij lloji”, thotë ai. / Corriere.it 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shmangni qëndrimin në diell/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:17 : 28/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
AKTUALITET

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025
SHOW BIZ

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025
AKTUALITET

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025
RAJONI

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025
Para

KLSH çon ‘dosjen e Teatrit’ në Prokurori: Të rindërtohet siç ka qenë!

TË GJITHA

Shmangni qëndrimin në diell/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:17 : 28/06/2025

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com