• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha në Shëngjin: E shohin biznesin për ta mjelë, rikthejmë taksën 9%

18:47 : 29/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Shëngjini është një nga qytetet e goditur rëndë nga dështimi i qeverisë në menaxhimin e krizës ekonomike që pasoi pandeminë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me disa biznese në Shëngjin, të cilët shohin se e kanë falimentimin në prag. Dyqanet bosh, hotelet bosh, lokalet bosh, janë treguesi i një krize të rëndë, që po përkthehet në largimin e njerëzve nga puna, veçanërisht në sektorin e turizmit.

“Shumë vështirë, shumë vështirë. Domethënë nuk e di. Ka rënë krejt. Deri tani që unë e kam mbajtur hapur, jam detyruar ti paguaj punëtorët nga xhepi. Llogarite domethënë sa dobët kemi qenë” – u shpreh njëri nga operatorët turistikë, i cili u pasua nga një tjetër i cili e parashikonte me pesimizëm të ardhmen. “Hajt, do ta shtyjmë edhe këto dy muaj, por nëse do vazhdojë kështu, në shtator ose do e lëshoj me qera ose ta mbyll komplet” – tha pronari i një hoteli.

“Për të bërë këtë lloj shërbimi duhet rreth 40 veta. Aktualisht e kam përgjysmuar se futja e pandemisë, e kështu dhe jam rreth 15 veta. Edhe këto i marrim kështu fundjavës i punësojmë, vetëm fundjavës” – tha pronari i një lokali, ndërsa një tjetër iu referua ndihmës nga shteti që i ka munguar deri më tani. “Po rezistoj, por ne kemi nevojë për likuiditet, po likuiditet nuk ka. Për me i pagujt faturat, i pyesim bankat, jo s’kemi thonë, vetëm për paga punëtorësh”.

Gjatë qëndrimit në Shëngjin, kreu i opozitës u takua me disa operatorë turistikë, të cilët treguan gjendjen e rëndë të turizmit dhe papunësinë në rritje, për shkak të mungesës së ndihmës nga qeveria dhe keqmenaxhimit të situatës së pandemisë.

Lexo edhe:

No Content Available

“S’kanë me çfarë t’i paguajmë, se s’kanë lekë as njerëzit, a kupton. Shikoje s’ka, s’ka njerëz fare. S’kanë as lekë me paguajt. Shumë dobët këtë vit”– u shpreh njëri nga operatorët turistikë.

Pronari i një biznesi hotelerie u thotë se si shpresë të vetme shikonte turistët nga Kosova, pasi janë të vetmit që frekuentojnë këtë plazh dhe që japin frymën e mbijetesës për hoteleritë në këtë zonë.

“Faleminderit vëllezërve nga Kosova që jemi në punë sot dhe Rrugës së Kombit që e ka sjellë turizmin në Shëngjin”, i tha ai Bashës, i cili pati rastin të shpjegonte ndryshimin mes tij dhe qeverisë aktuale në trajtimin e biznesit.

Lideri i opozitës mbështeti kërkesat e operatorëve turistikë për një paketë të veçantë për turizmin, i cili ka marrë një goditje të rëndë nga anulimet e rezervimeve. Basha tha se kjo është klima më e keqe e 30 viteve, pasi qeveria e sheh biznesin vetëm për ta mjelë dhe që kjo do të ndryshojë shpejt. Ai u zotua se ky ndryshim do të vijë menjëherë me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, me taksën e sheshtë që do të jetë 9%.

“Një nga faktorët kryesor që duhet të ndihmoheshin me paketat, të ashtuquajtura, se janë gjysëm paketa.

Sa na përket ne si opozitë, ne kërkuam shumë më shumë, e ngritëm zërin që taksat tuaja të shkonin për të ndihmuar konsumatorët, të shkonin për të ndihmuar operatorët dhe në tërësi operatorët ekonomikë të vendit, por edhe ato gjysmë paketa që u hartuan me qëllim gjoja për të ndihmuar ata që janë goditur më rëndë, siç është mes tyre industria e turizmit, nuk kanë dhënë asnjë efekt.

Synimi ynë do të jetë që brenda një viti Shqipëria të jetë vendi me numrin më të ulët të lejeve dhe autorizimeve në Ballkan.

Taksën e sheshtë 9%, kontributet shoqërore 18% dhe 2 masa që besoj, njëra është vendosur që është ulja e çmimit të naftës duke eleminuar taksën e qarkullimit të Ramës, që eshte 240 lekë për litër dhe kjo padiskutim që jep një efekt të jashtëzakonshëm lehtësues për ju dhe natyrisht do të shqyrtohet për bizneset prodhuese dhe për shtresat në nevojë” – theksoi kreu i opozitës.

Etiketa: Basha në Shëngjin

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

COVID, disa vende rikthejnë masat kufizuese

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

16:42 : 17/05/2025

Video/ Aksident i frikshëm në F1, makina Red Bull përmbyset mbi barrierën mbrojtëse

16:42 : 17/05/2025

“Jam në kontratë”, Shkëmbi për të ardhmen e Tiranës: Kjo histori nuk përsëritet vitin tjetër

16:34 : 17/05/2025

Trump: Pa u takuar unë me Putinin, nuk merr fund lufta në Ukrainë!

16:29 : 17/05/2025

Daku tund përsëri rrjetën, bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në Premier Ligën ruse

16:15 : 17/05/2025

Mesazh nxitës për vrasjen e Trump? Ish-drejtori i FBI, Comey merret në pyetje nga Shërbimi Sekret

16:07 : 17/05/2025

Ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV/ Nisen drejt Vatikanit krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë

16:07 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com