• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Premtimi që duhet të realizojë Lulzim Basha

22:19 : 26/06/2020
në BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Agron Gjekmarkaj

Dje Partia Demokratike deklaroi fillimin e një procesi hapjeje.  Po ashtu ajo publikoi një dokument të shkruar, teksti i të cilit dukej një risi me logjike të fortë politike e juridike. Duke e përgëzuar këtë formacion në nismën e vet pa e dekurajuar i kujtojmë se në Shqipëri tash 30 vjet liri janë, miratuar pa fund platforma, doktrina, strategji, enciklika të cilat i kanë ndihmuar qytetaret shqiptarë të përkufizojnë gënjeshtrën si thelb, propagandën si formë  për të mbërritur tek përbuzja ndaj politikes.

Përballë Lulzim Bashës rri si mal një sfidë e vështirë, tejet e vështire por jo e pamundur nëse ai do të jetë i vërtete. Ai duhet të gjejë mesin e artë për të ndërtuar një parti dhe koalicion fitues, por njëkohshëm duhet të lexojë brengat e shoqërisë dhe mendimet e saj sesi ajo e dëshiron këtë parti e cila në rast fitoreje do të mbajë përgjegjësinë politike e morale të qeverisjes.

Për Edi Ramen tanimë mund të thuhet që është një lider i fortë me tipare të skalitura autoritarizmi. Nën yrrnekun e kësaj force, Partisë Socialiste e cila dikur kishte organe dhe institucione, një frymë të spikatur liberalizmi ja ka hequr të gjitha  duke i dhënë asaj një fizionomi leniniste  të tipit “Lenini është Partia, Partia është Lenini”.

Atë që i bëri kësaj partie ja bëri edhe shtetit i cili sot merr frymë për kapzerrin e tij me një qendër piramidale sundimi.

Lexo edhe:

VIDEO/ Të ftuarës i bie të fikët “live” në studio, shtanget prezantuesi

Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

Përpjekja e parë e Bashës duhet të jetë në këtë drejtim riformatimi i Partisë për të ndërtuar institucione që pikë së pari kufizojnë pushtetin e Kryetarit dhe ofrojnë mbrojtje për zërat kritike apo karrierat e tyre. Duket utopi në Shqipëri që shkakton zgërdhirje  kjo, por mos tentimi i kësaj rruge i ka shndërruar partitë politike në taraf, në bahçe  servilizmi gëlojnë kopukët , trutharët, “besniket” për të cilët më shumë se ligji apo kushtetuta vlen një rrahje shpatullash nga Lideri e cila nënkupton miradina në karriere, pos ndonjë personi me integritet që duket si rastësi.

Pastaj kjo lukuni kap zyrat e shtetit, bëhen ministra, ndajnë tendera, flasin gjuhen mushk në televizor sikur bëjnë politike të madhe, kapardisen si zymbylë sokaku dhe e bëjnë këtë vend të pabanueshëm, ku te gjithë duan të ikin si gërshetim i korrupsionit etik e material me paaftësinë profesionale. Nëse nuk ndërhyhet në këtë mekanizëm mbytës tranzicioni nuk merr fund.

Nëse Lulzim Basha nuk premton këtë e mbi të gjitha nuk e bën nuk mund të sjellë ndryshim. Meqenëse nga poshtë nuk gjindet rruga e imponimit le ta bëjë Basha nga lart duke zhgënjyer pozitivisht.

Shembujt nga historia europine nuk mungojnë . Le ti kënaqe Basha tallësit e tij e të bëhet në sjellje politike “holandez”.

Shumica kërkon ndryshim jo thjesht rotacion. Kjo fillon si beteje me egoizmin personal, ndryshej nuk zhbëhet kjo histori hijenash me majmunet spektatorë. Në këtë kontekst Lideri i Opozitës duhet të bëjë konvertimet e veta qoftë edhe në ndërgjegjen e tij.

Me këtë të fundit (rotacionin) janë të kënaqur vetëm militantet, brejtësit që nuk janë e njëjta gjë me militantet, një urdi që bëjnë llogari sa do të fitojnë, se si gratë e fëmijët e tyre do të sillen si këta të “rilindasve” sot e ndoshta si një pjesë e mirë e paraardhësve të tyre gjatë mandatit 2005-2013. Kësisoj Basha duhet te përgatisë veten psikologjikisht që të mjaftohet me të qenit Kryeministër dhe Kryetar partie e jo tiran i te dyjave.

Ky është ndryshimi i parë i madh me Edi Ramen. Mentaliteti me të cilën realizohet hapja, rregullat janë nën vrojtim. E dyta është cilësia e hapjes dhe gërshetimi i faktorëve elektoralë dhe propozimet përkatëse. Fushata aktuale për ekonominë duket frytdhënëse në impakt.

Në vitin 2017 shumë nga figurat historike të PD-së Basha i largoi jo për gabim po për llogari. Disa prej tyre duhej të bënin një hap pas, për konsumim publik, jo të gjithë sigurisht. Basha e bëri këtë për të marrë nën kontroll Partinë përtej kostove elektorale dhe ja doli .

Sakrifikoi shumë në imazh për te fituar pozitën. Tani e ka pozitën dhe duhet të sakrifikojë diçka prej saj për të fituar në imazh duke i ftuar që të rikthehen dhe ti binde natyrisht ata që duan. Disa prej tyre rikthimin në PD për të kontribuar ja kanë borxh kësaj partie  dhe votuesve të saj e të tyreve  që u dhanë pushtet,  më shumë sesa Bashes si Shef që ju ka zënë karrigen e ëndërruar prej tyre.

Por në këtë terren nuk luhet më të njohurën por me të panjohurën, me të ndryshmen dhe cilësoren. Nga e njohura merret më e mira, më garantja dhe ndikuesja. E panjohura eksplorohet deri ku mundësia e lejon. Rikthimi i një të larguari është një ngjarje e nevojshme po jo ngjarje e madhe. Po kaq Basha ka detyrim ndaj atyre që ka në strukturën  e Partisë e me të cilat ka bërë betejat opozitare.

Gjithsesi ai e di që duhet ta kaperceje sinorin e Oborrit të tij mbase më shumë se Berisha në vitin 2005 për të joshur e bërë për vete pjesën gri, të pakënaqurit e të zhgënjyerit nga qeverisja e Ramës dhe të kjo pjesë ndikuesit duhen kërkuar në sferat e botes akademike dhe elitave profesionale. Po kaq i duhet të ambalazhojë koalicionin e tij i cili në pjese të madhe përjashto Fatmir Mediun dikur kanë qenë aleat me Ramen, i takon Bashes dhe PD të krijojnë frymën teksa shton numrat.

Basha ka bërë disa beteja historike e unike paçka se për to ka marrë edhe sulme e ndëshkime por gjithsesi i ka bërë duke e kreshpëruar shpirtin opozitar, duke e karikuar për betejën fundore, situatë kjo e cila nëse bashkohet me një ekip gjurmëlënës, program konkret ekonomik, institucional e politik mund t’ia hedhin në erë urën mbi të cilën Edi Rama tenton të kalojë lumin  drejt një mandati të tretë. Qytetaret i kanë shqisat e mprehta, e perceptojnë pa vështirësi të vërteten dhe gënjeshtrën politika i ka ndihmuar në këtë drejtim. Qeveria i ka gënjyer e shumë më tepër se kaq. Opozita duhet të ekspozoje të  propozojë transformimin  e së vërtetës dhe ta ndërtoje atë.

Romaket antike burra  e gra plot sqime e madhështi niseshin  në takimet me historinë sipas motos “force e nder” të cilës opozita duhet ti shtojë edhe “rregulla e cilësi” përmes të vërtetës. “Hapja” nuk duhet të të përsërisë historinë e deri tanishme duhet ta  mbyllë atë  ndryshe mbetemi në labirintith, opozitaret në kurth dhe Rama në pallatin ndanë Bulevardit./Panorama

Lajme të lidhura

BOTA

VIDEO/ Të ftuarës i bie të fikët “live” në studio, shtanget prezantuesi

16:59 : 09/05/2025
BOTA

Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

16:58 : 09/05/2025
SPORT

Xabi Alonso njoftoi largimin, Leverkusen i bën gati stolin ish-legjendës së Spanjës

16:52 : 09/05/2025
BOLD BLOG

Nga Kongresi i Lushnjes te Sulltani i Bruneit

16:46 : 09/05/2025
AKTUALITET

Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në Durrës materialet zgjedhore

16:40 : 09/05/2025
AKTUALITET

Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshëm për vrasësin e grave, Dan Hutra

16:37 : 09/05/2025
Para

Kosovë/ 62 raste me Covid dhe 61 të shëruar në 24 orë

TË GJITHA

VIDEO/ Të ftuarës i bie të fikët “live” në studio, shtanget prezantuesi

16:59 : 09/05/2025

Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

16:58 : 09/05/2025

Xabi Alonso njoftoi largimin, Leverkusen i bën gati stolin ish-legjendës së Spanjës

16:52 : 09/05/2025

Nga Kongresi i Lushnjes te Sulltani i Bruneit

16:46 : 09/05/2025

Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në Durrës materialet zgjedhore

16:40 : 09/05/2025

Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshëm për vrasësin e grave, Dan Hutra

16:37 : 09/05/2025

Krisje mes Trump dhe Netanyahut? Sekretari amerikan i Mbrojtjes anulon udhëtimin në Izrael

16:32 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com