• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzat e Hagës/ Vasili: Kurdisja e një histerie antieuropiane me regji të Ramës

12:21 : 26/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

“Kurdisja e një histerie antieuropiane!” Kështu i quan nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, reagimet lidhur me hetimet e nisura ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ai thotë se një histeri antieuropiane, e kurdisur trashë, është shfaqur ngado me regji të Edi Rames gjoja në emër të mbrojtjes së luftëtarëve të Kosovës.

Sipas tij, përdorimi i lig nga Rama i ngjarjeve të fundit, që lidhen me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin është vetëm krijimi i prej tij një fokusi artificial për të shpërqendruar opinionin nga vetja dhe përgjegjësitë e rënda të tij.

“Hashimi dhe Kadriu dy luftëtarë të shquar të vijës së parë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës janë dy burra vepra e të cilëve flet vetë. Sakrificat dhe trimëria e tyre nuk ka nevojë aspak për avokatinë e frikacakut Edi Rama. Se sa i respekton luftëtarët për liri të Kosovës dhe sa sinqerisht flet për ata Rama, të gjithë e kanë të qartë, që pas veprimeve ndaj një luftëtari të paepur si Haradinaj të cilin edhe paditi në mënyrë ordinere në Gjykatë”, shkruan Vasili në një postim në rrjetet sociale.

Ai thotë se histeria antieuropiane në emër të gjoja mbrojtjes së luftëtarëve të Kosovës është thjesht dhe vetëm thika pas shpine e radhës e Ramës ndaj tyre dhe ndaj Kosovës.

Lexo edhe:

Zgjedhjet në Kosovë, ish-krerët e UÇK votojnë nga Haga

Vasili: Gërmadha energjitike që s’bën asnjë lek, dëshmia e megakorrupsionit të Ramës!

Në vijim, shton se të gjithë e njohin botërisht rolin e Europës, të Anglisë, Gjermanisë etj., në çlirimin e Kosovës.

Vasili shpehet se asnjë nuk e ka harruar gjeneralin anglez Sir. Michael Jackson personalitetin më të lartë pas luftës së dytë botërore të ushtrisë britanike, që drejtoi në Kosovë në momentet më kritike të saj dhe se Kosova e pavarur është një vepër madhore e SHBA dhe Europës.

“Antieuropianizmi i histerik i Ramës është dëmi më i madh që mund ti bëhet Kosovës, e cila Europën dhe integrimin europian i ka prioritetin më madhor të saj. Izolimi dhe armiqësimi i Kosovës me Europën është objektivi më i madh i të gjithë antishqiptarëve, që përfaqëson Edi Rama. Vetëm për shkak të Ramës sot Shqipëria është në momentin më të keq të integrimit europian të saj dhe në udhëkryqin më të rrezikshëm të ekzistencës së saj. 15 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, janë prova e zhbërjes së shtetit dhe kursit antieuropian të rilindjes. Krimi, droga, korrupsioni, pastrimi i parave, votimet moniste dhe shkatërrimi i të gjithë institucioneve të vendit në Shqipëri janë fakte tronditëse që po shkatërrojnë të tashmen dhe të ardhmen e saj”, deklaron Vasili.

Ai shton se Shqipëria nga një aleat e ndihmë për Kosovën, është thjesht dhe vetëm një problem i madh më shumë dhe një avokat me vlerë negative i saj dhe se përballë kësaj situate vetëm propaganda dhe shteti i propagandës janë ato, që drejton realisht Edi Rama.

Vasili shprehet se për të shpërqendruar vëmendjen nga përgjegjësitë e rënda për izolimin e vendit dhe krizën e tmerrshme ekonomike, që e ka mbërthyer, Rama është lëshuar të fitojë minuta propagandë dhe mbijetesë politike për veten e tij, duke shpërdoruar pabesisht ngjarjet në Kosovë.

“Hashimi dhe Kadriu pa ju dridhur syri janë përballur me kasapin e Ballkanit Milosheviçin dhe kanë fituar beteja të mëdha. Ata do të përballen edhe me këtë betejë të re dhe do ta fitojnë edhe atë. Një Shqipëri dinjitoze dhe autoritare sigurisht do të ishte një mbështetje për ta. Shqipëria e Edi Ramës është e kundërta, sepse përveç problemeve nuk është në gjendje të ofrojë asgjë tjetër. Imoraliteti antieuropian i Ramës është zgjatim i skenarit të errët të tij për ta mbajtur Shqipërinë larg Europës dhe për ta bërë pre të interesave të errëta që shohin në të kundërt të Perëndimit, që pasurojnë Ramën dhe rrënojnë shqiptarët”, deklaron ai.

Vasili thotë se kurdisja e kësaj histerie antieuropiane në emër gjoja të luftëtarëve të UÇK është një strategji e pabesë kundër të gjithë shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri.

Në mbyllje, deklaron se ajo duhet përbuzuar dhe neveritur si produkt i një antishqiptari si Edi Rama.

Etiketa: hagapetrit vasili

Lajme të lidhura

BOTA

Zgjedhjet në Kosovë, ish-krerët e UÇK votojnë nga Haga

11:24 : 09/02/2025
AKTUALITET

Vasili: Gërmadha energjitike që s’bën asnjë lek, dëshmia e megakorrupsionit të Ramës!

18:35 : 11/01/2025
AKTUALITET

Marrja në pyetje e Metës, Vasili: RamaSPAK-U, shënoi sot një tjetër faqe të zezë

18:03 : 07/01/2025
AKTUALITET

Rama nga fasadat e ministrive tek inceneratorët, historia 26 vjeçare e një hajduti të pandëshkuar

19:30 : 27/12/2024
AKTUALITET

Nga betimit tek Lana, tek tentativa më e fundit për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese

17:00 : 15/12/2024
BOTA

Gjyqi në Hagë, Kurti: Ish-krerët e UÇK po mbahen padrejtësisht në burg

20:13 : 09/12/2024
Para

Haga i ngriti akt-akuzën, zbulohet vendndodhja e Thaçit në Europë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com