• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Flitet për hapjen e PD, por nuk flasin me gojë

09:26 : 25/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Lexo edhe:

Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo, emërohet nënkryetare bashkie

Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën: Nisin, por nuk përfundojnë

Prej disa ditësh është hedhur idea për një hapje të mundshme të Partisë Demokratike, afrim të ish-drejtuesve dhe figurave të njohura të kësaj force politike ndër vite.

Kreu demokrat Lulzim Basha sot pritet të mbledhë kryesinë e PD-së, ndërsa ka njoftuar marrjen e një vendimi të rëndësishëm për shqiptarët.

Në anën tjetër prej disa ditësh përflitet mbi një ftesë që Basha i ka drejtuar ish-ministrit Genc Ruli, një prej themeluesve të PD 30 vjet më parë, për t’iu ri-bashkuar kësaj partie, edhe pse nuk është e largët dita kur mes dy politikanëve u shkëmbyen debate, replika dhe akuza në distancë.

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një nga daljet e fundit mediatike i ka sugjeruar Bashës krijimin e një KOP-i të ri, një formulë kjo e aplikuar nga PD në 2004 dhe që synoi afrimin e figurave të reja në këtë parti, në kuadrin e ndryshimit të imazhit të saj.

Idea për një hapje të PD-së është e hershme, sa herë ka zgjedhje, apo sa herë nuk funksionojnë skemat, flitet për bashkim mes individëve apo grupimeve që ndajnë mendime të ndryshme. E megjithatë asnjëherë nuk është hedhur një hap konkret për legalizime fraksionesh, sikundër mund të ndodhë në shumë prej partive simotra të PD-së.

Po sa i lehtë ose i vështirë është bashkimi i kontribuuesve ndër vite të kësaj force politike, e cila prej 2013-ës drejtohet nga Lulzim Basha?

Video e mëposhtme, e realizuar pak kohë më parë, tregon një moment kur Basha dhe Jozefina Topalli shkëmbehen, sup më sup por as nuk tentojnë të komunikojnë. Një video që flet shumë për raportet mes dy politikanëve, që duket se më kollaj e kanë të gjejnë gjuhën e komunikimit me kundërshtarë politikë sesa brenda llojit.

Topalli prej të paktën 16 vitesh mbajti postin e nënkryetares së PD, 8 vjet në opozitën e 1997-2005 dhe 8 vjet në pushtetin e demokratëve, ku edhe drejtoi Parlamentin shqiptar.

Basha iu bashkua PD në 2004 përmes KOP, ku spikati ndër shumë prej figurave të tjera në këtë Komitet, por edhe pati suportin maksimal nga lideri historik i PD-së. U kandidua dhe fitoi në Tiranë si deputet dhe në qeverisjen e PD, drejtoi 3 Ministritë më të rëndësishme, atë të Transporteve, të Jashtme dhe të Brendshme.

Në 2011 mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës, dhe në 2013 pas dorëheqjes së Berishës si kryetar i PD-së, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare në të njëjtin vit, mori drejtimin e kësaj partie.

Që atëherë kanë rrjedhur shumë ujëra me afrime dhe largime, ndërsa sot kur kanë mbetur vetëm pak muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, në tryezë është hedhur idea e një bashkimi.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2020/06/video-1593069148.mp4

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo, emërohet nënkryetare bashkie

17:56 : 23/10/2025
AKTUALITET

Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën: Nisin, por nuk përfundojnë

17:46 : 23/10/2025
VIDEO

Daniel Pepa, 21-vjeçari që ktheu një kafe në tr@gjedi me dy v!ktima

17:40 : 23/10/2025
BOTA

Franca dhe Spanja kundër ndalimit të makinave me naftë e benzinë

17:38 : 23/10/2025
SPORT

Skënderbeu U-19 i mori një barazim historik, Aston Villa i denoncon në UEFA! Akuza e klubit anglez

17:26 : 23/10/2025
BOTA

Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

17:19 : 23/10/2025
Para

Dyshohet se ishte pjesë e grupeve kriminale, arrestohet 40 vjeçari në Korçë/ Detajet

TË GJITHA

Ish-kryetarja e PD në Sarandë, Manjola Nikollo, emërohet nënkryetare bashkie

17:56 : 23/10/2025

Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën: Nisin, por nuk përfundojnë

17:46 : 23/10/2025

Daniel Pepa, 21-vjeçari që ktheu një kafe në tr@gjedi me dy v!ktima

17:40 : 23/10/2025

Franca dhe Spanja kundër ndalimit të makinave me naftë e benzinë

17:38 : 23/10/2025

Skënderbeu U-19 i mori një barazim historik, Aston Villa i denoncon në UEFA! Akuza e klubit anglez

17:26 : 23/10/2025

Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

17:19 : 23/10/2025

“Kishte ambicie ekstreme”, Enada Hoxha pas intervistës së Gerd Vasos: Puna ishte ilaçi im

17:15 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com