• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkia Skrapar në kolaps dhe drejt falimentimit!!!

21:44 : 25/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Puntorët 8 muaj pa paguar sigurimet shoqërore, punonjësit 2 muaj pa marrë rrogat.

Nga Bashkim Kapinova/ Çorovodë

SKRAPAR – Një anarshi totale e gjen këtë vit bashkinë e rilindjes të Skraparit. Të gjithë janë dëshmitarë të asaj çfarë po ndodh në Bashkinë Skrapar.

Është mjaft e dukshme papastërtia e qytetit, mbeturina të hedhura gjithandej, kosha në gjendje të shkatërruar, infrastrukturë që po dëmtohet nga dita në ditë, ndriçimi rrugor në qytet jashtë funksionit prej shumë muajsh, për të vijuar më tej me gjendjen financiare në të cilën ndodhet bashkia dhe institucionet në varësi të saj.

Mjafton të përmendim Ndërmarrjen Pyjore që i sillte bashkisë një vit më parë mbi 70 %, e të ardhurave sot është jashtë funksionit, ekipi i futbollit një anarshi, i lënë në pikën e hallit dhe rrezikon të ulet një kategori më poshtë pasi sportistët nuk marrin pagat, si dhe Ndërmarja e Ujësjellës-kanalizime sh.a, ku punonjësve nuk u paguhen sigurimet dhe tvsh, prej 8 muajsh, ndërsa po futen në muajn e 3-të pa marë pagat.

Lexo edhe:

No Content Available

Të gjitha këto dëshmojnë për paaftësi të theksuar në menaxhimin e bashkisë dhe institucionet në varësi të saj duke e zhytur bashkinë në kolaps ekonomik. Paftësia dhe makutëria në mbledhjen e taksave vë në rrezik pagesat e punonjësve për muajt në vijim. Çfarë mund të presësh nga një kryetar që nuk ka aftësitë dhe vizionin për të menaxhuar bashkinë. Mirëqënia do mbetet utopi dhe zhvillimi do jetë regresiv.

Gjithashtu dhe investimi i ardhur së fundmi për ujësjellësin është copëzuar pasi në këtë projekt kompleks përfshiheshin rikonstruksioni rrjetit të ujit të pijshëm, i ujërave të zeza, rehabilitimi i ujërave të bardha si dhe landfilli i përpunimit të ujërave të zeza. Babëzia e ‘KAP ÇFARË TË KAPËSH’ e copëzoi këtë investim duke u bërë vetëm rikonstruksioni i ujit të pijshëm. Një investim që do të shkojë dëm, pasi përsëri qyteti do të shkatërrohet për rikonstruksionin e ujërave të zeza ndërkohë që janë më të domosdoshme se uji i pijshëm.

Një projekt i një rëndësie jetike për të ardhmen e qytetit është copëzuar për të përmbushur interesat e një titullari të pangopur. Çka është më keq makuteria nuk ndalet këtu dhe kjo do të thotë se heshtja vazhdon!!!!! Hesht se po vjedhim i thonë hesapit, askush nuk e vë ujin në zjarr kur thot populli. Nuk ka si të ndodh ndryshe dhe të mos shkoj mendja se këtu po heshtin edhe ato organe që në këtë rast duhet të veprojnë. Pse heshtin organet hetimore, apo ato të ekonomisë, si krimi ekonomik, prokuroria, etj. Kësaj i thonë hesht ti se po vjedh unë, hesht se ne dimë të qeverisim.

Na premtuan një administratë të kualifikuar me prurje dhe nga rrethet, por na doli e pa aftë dhe e korruptuar, me skandale tenderash, paaftësi në punë, hajduteri ndihmash dhe adhurues alkooli. Turpi spaska të sosur në këtë bashki, dhe populli i kësaj bashkie ka ngritur një këngë, Ku je mo Adnor Shameti mo aman / Në vend të kalit lidh gomarin. O Tiku të qofsha fal / Pse më vjen kot vërdall / ku ka zjarr, e ku ka tym, ku derdhet rakija me gjym.                                                                                                                                               Kështu është kur administrator njësish administrative me arsim 8-vjeçar, që bëhen protagonistë të emisioneve investigative për fallsifikm dokumentash të arsimit të mesëm, në fakt kanë mbaruar shkollën e lartë por nuk kanë të mesmen.

S’mund të ndodhte ndryshe kur hajdutërinë e qeverisjes vendore e kryeson një kryetar aktual që kujton se populli nuk i di makutërit e tij. Shumë banorë të qytetit teksa i takon fjalën e parë të thonë së ky kryetari që nuk di nga lidhet ai i gjati, në borderotë e bashkisë dhe të ndërmarrjeve në varësi të saj figurojnë persona të cilët paguhen pa shkuar asnjë ditë në punë , dhe ne jemi në gjendje t’ju japim edhe emra konkret.

Gjithashtu heqja inatçore e menjëhershme e gati 100 punonjësve, drejtues të administratës apo edhe punonjës administrativë të saj si dhe të ndërmarrjeve në varësi të bashkisë, duke i zëvendësuar me miq dhe të afërm të tij, i ka shkaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm nga humbja e gjyqeve, thuajse 70 % e punonjësve të hequr nga puna kanë fituar gjyqet, madje ka dhe nga ata që do marrin rrogat deri sa të kthehen në punë. Mendje arrogante e këtij kryetari që e drejton bashkinë me korospodencë e ka zhytur bashkinë në një borxh të madh i cili do shlyhet nga taksat e popullit, dhe për këtë, një ditë duhet të japë llogari.

Normalisht kjo situatë do ndodhte kur meritokracia zëvendësohet nga nepotizmi. Madje sipas pohimeve të banorve skandalet nuk kanë të sosur për këtë kryetar kur korridoreve të bashkisë sorrollaten dhe nuk priten në zyrë qytetarë hallexhinj për problemet që kanë, pasi kryetari është shumë “i zënë”.

Për një tjetër skandal po përflitet mbi atë dyshimit të vjedhjes së rrugës. Më datë 30.04.2020 bashkia ka blerë një fadromë me një çmim shumë të lartë nga tregu ku vlera e prokurimit ka qënë 12 000 000 lekë të reja me tvsh. Në dhjetor te vitit 2015, Bashkia Skrapar ka blerë një fadromë me të njëjtën vlerë por fuqia motorike e saj dhe volumi i punës është më i madh.

Nga frika e vjedhjes Kryetari i emëruar kërkon të fshihet pas gishtit, dhe fondin për të prokuruar ia kalon veglës së tij Drejtorit të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike. Për të gjitha këto problem shkruan në faqen e saj zyrtare një tjetër burim nga Skrapari (LSI. Skrapar), ku rendit dobësit e makutëritë e kryetarit Tiku Mema dhe me këtë rast shkruan në faqen e saj zyrtare: I bëjmë thirrje Prokurorisë së Beratit dhe Krimit Ekonomik të veprojnë menjëherë. Fadromat po i shoqërojmë dhe me foto për të kuptuar të gjithë vjedhjen dhe makutërinë që ka kryer rilindasi i Bashkia Skrapar.

Etiketa: politike skrapar boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

A ka hapësirë në PD për të larguarit? Paloka: S’ka vend për ata që i kanë gjuajtur me gurë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com