• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trendi i pagave në nisje të pandemisë, energjia dhe komunikimi me rritje, baret në rënie

23:52 : 22/06/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Kriza e Covid-19 e ka goditur rëndë ekonominë në 20 ditët e fundit të tremujorit të parë të vitit, por zhvillimet deri në mars tregojnë se në disa sektorë shpenzimet për paga janë rritur në raport me disa të tjerë që kanë pësuar rënie.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në tremujorin e parë të vitit zgjerimi më i madh i fondit të pagave me 13.2 % ndodhi për sektorin e energjisë dhe rënia më e madhe ndodhi për baret dhe restorantet me -20%.

Sektori i energjisë sidomos prodhimi nga HEC-et nuk u ndikua nga kriza. Tremujori i parë i vitit zakonisht është i mbarë në prodhimin e energjisë dhe të ardhurat e operatorëve të kësaj fushe kanë treguar qëndrueshmëri edhe përgjatë krizës. Prodhimi dhe konsumi i energjisë nuk u ndikua fort nga kriza duke bërë që pagat dhe punësimi në këtë sektor të mbetet i pacenuar.

Gjithashtu bizneset e informacionit dhe komunikimit rriten fondin e pagave me gati 7% në tremujorin e parë. Bizneset e kësaj fushe janë prekur më pak nga pandemia, pasi ato ishin të parat që u përshtaten për të ofruar shërbime në distancë. Rritje me modeste të fondit të pagave patën edhe sektorët e tregtisë me 2,9%, hotelet me 2% dhe transporti 1.6%.

Lexo edhe:

Maxhoranca miraton ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, opozita braktis sallën

Këlliçi ironizon mazhorancën: Krijoni komision për kartellet e drogës

Në anën tjetër sektorët që e rrudhën fondin e pagave ishin ndërtimi me -3.2 %, industria me -3.8% dhe baret dhe restorantet me 20.6%. Rrudhja e fondit të pagave në sektorë lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me efektet e pandemisë në 20 ditët e fundit të muajit mars, ku masat kufizuese ushtruan presion më shumë në këtë sektorë sidomos në industri dhe shërbime.

Rihapja e ngadaltë e ekonomisë dhe gjatë majit dhe qershorit ka çliruar na masat kufizuese në sektorët e shërbimeve. Baret dhe restorantet për ti bërë ballë mbijetesës kanë rritur çmimet nga 15-20 për qind sipas vëzhgimeve në terren.

Përgjatë vitit 2020 fondi i pagave në të gjithë sektorin privat do të jetë në presionin e ndikimit negativ të pandemisë, ku kulmi i efekteve pritet të pasqyrohet në tremujorin e tretë.

Për shkak të këtyre vështirësive përgjatë muajve të kufizimeve, mars, prill, maj, gati 60 mijë persona kanë humbur punë, shumica e të cilëve nuk janë kthyer në punë.

Në vitin 2019 rritja ekonomike e vendit ishte 2,2 % për shkak të ndikimit negativ që dha tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa këtë vit si pasojë e efekteve negative të Covid ekonomia do të shënojë rënie me 5% në raport me një vit më parë. Rënia e ekonomisë sipas analizave të BB pritet të peshojë më së shumti në pjesën më të varfër të popullsisë së vendit./Monitor.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maxhoranca miraton ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, opozita braktis sallën

13:54 : 16/09/2025
AKTUALITET

Këlliçi ironizon mazhorancën: Krijoni komision për kartellet e drogës

13:53 : 16/09/2025
AKTUALITET

Shpërthen bombola e gazit në Malësi të Madhe, plagoset çifti i bashkëshortëve

13:47 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Na hoqët mundësinë për t’u përfshirë në procesin e integrimit”, Vokshi-PS: pse keni frikë nga opozita?

13:23 : 16/09/2025
AKTUALITET

Skema piramidale “Xuex”/ Zbardhet dosja hetimore, kush është “profesori” që joshte qytetarët

13:22 : 16/09/2025
AKTUALITET

Aksident në Fier-Lushnjë, tre të plagosur

13:09 : 16/09/2025
Para

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

TË GJITHA

Maxhoranca miraton ndryshimin e Rregullores së Kuvendit, opozita braktis sallën

13:54 : 16/09/2025

Këlliçi ironizon mazhorancën: Krijoni komision për kartellet e drogës

13:53 : 16/09/2025

Shpërthen bombola e gazit në Malësi të Madhe, plagoset çifti i bashkëshortëve

13:47 : 16/09/2025

“Na hoqët mundësinë për t’u përfshirë në procesin e integrimit”, Vokshi-PS: pse keni frikë nga opozita?

13:23 : 16/09/2025

Skema piramidale “Xuex”/ Zbardhet dosja hetimore, kush është “profesori” që joshte qytetarët

13:22 : 16/09/2025

Aksident në Fier-Lushnjë, tre të plagosur

13:09 : 16/09/2025

Struktura e re e komisioneve/ Berisha – Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës, shkelmove Kushtetutën

13:05 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com