• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Marrëveshja e fundit atomike mes SHBA-Rusi para dështimit, të hënë vuloset fati i saj në Vjenë

10:52 : 21/06/2020
në BOTA

Ajo është marrëveshja e fundit e rëndësishme e çarmatimit mes SHBA dhe Rusisë, dhe ndodhet para dështimit. Të hënën Moska dhe Uashingtoni negociojnë në Vjenë për të ardhmen e saj.

Në Vjenë takohen të hënën (22.06) përfaqësues të mbrojtjes të qeverisë amerikane dhe asaj ruse për të diskutuar mbi vazhdimin e marrëveshjes “New Start” SHBA-Rusi, që skadon në shkurt të vitit të ardhshëm. Po me aq këmbëngulje dhe pa sukses, SHBA kërkon pjesëmarrjen e Kinës në këto bisedime. Ekspertët shohin aty një strategji për të bërë që bisedimet të dështojnë, shkruan agjencia e lajmeve, dpa.

Marrëveshja “New Start” i vë përpara detyrimit si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Rusinë të kufizojnë arsenalin strategjik atomik. I dërguari i SHBA-së, Marshall Billingslea rriti së fundmi presionin ndaj Pekinit që t’i bashkangjitet negociatave për një marrëveshje pasuese. Ky është një faktor vendimtar për suksesin e bisedimeve, tha Billingslea. Kina e përjashton pjesëmarrjen në negociata, megjithëse arsenali atomik i së cilës rritet në mënyrë të shpejtë, por si fuqi atomike qëndron shumë pas SHBA dhe Rusisë.

Ekspertët pesimistë për suksesin e negociatave

Eksperti, Daryll Kimball nga Instituti Amerikan i “Arms Control Association” e lidh këmbënguljen e Uashingtonit me një strategji të qeverisë së Donald Trumpit. Ajo nuk ka vullnet për të zgjatur këtë marrëveshje dhe do që „mosinteresimin e Kinës për bisedimet trilaterale ta përdorë si arsye cinike”, për t’i dhënë fund marrëveshjes, citon dpa, ekspertin amerikan.

Lexo edhe:

PD denoncon tenderin e Pirro Vëngut: 460 mijë euro për rrethimin e bazës në Elbasan shkojnë për familjarët e PS

Mashtrimi me platformat Xuex dhe TXEX, disa persona të arrestuar

Russland zeigt Marschflugkörper SSC-8/9M729 bei Moskau (Reuters/M. Shemetov)Rusia prezantoi vitin e kaluar raketat e tipit SSC-8/9M729

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergej Riabkov, që drejton delegacionin për bisedimet në Vjenë ka propozuar që të zgjatet kjo marrëveshje, me qëllim që të fitohet kohë për negociata me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje të re. Teksti i marrëveshjes aktuale të „New Start” u negociua nga paraardhësi i Trumpit, Barack Obama. Ai parashikon që SHBA dhe Rusia të zotërojnë maksimalisht 1550 koka atomike dhe të përgjysmojnë sistemet mbajtëse atomike.

Përfaqësuesi amerikan, Billingslea akuzoi Rusinë në maj se po modernizon mijëra armë atomike të tipit „jo-strategjik”, kontrolli i të cilave nuk është rregulluar me marrëveshjen aktuale. Sipas tij, Moska ka përqafuar një „doktrinë shumë provokuese atomare”. Kurse eksperti Shannon Kile nga Instituti për Studimet e Paqes, SIPRI e shikon qorrsokakun ku janë futur negociatat si mundësi „për fundin e marrëveshjeve atomare bilaterale mes Rusisë dhe SHBA-së”. Nëse kjo marrëveshje dështon, do të ishte marrëveshja e tretë e rëndësishme e çarmatimit me Rusinë, nga e cila SHBA do të hiqnin dorë./DW

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD denoncon tenderin e Pirro Vëngut: 460 mijë euro për rrethimin e bazës në Elbasan shkojnë për familjarët e PS

11:00 : 14/09/2025
AKTUALITET

Mashtrimi me platformat Xuex dhe TXEX, disa persona të arrestuar

10:45 : 14/09/2025
BOTA

Detajet e reja/ Vrasësi i Kirk i indoktrinuar me ideologji të majtë, jetonte me një person transgjinor

10:39 : 14/09/2025
BOTA

E rëndë në Itali! Dy persona pë*dhunojnë një 12-vjeçare dhe i shpërndajnë videon

10:29 : 14/09/2025
RAJONI

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

10:22 : 14/09/2025
AKTUALITET

Pesha e padukshme e çantës shkollore

10:15 : 14/09/2025
Para

Haremet e tij kishin deri në 500 gra/ Raportimi i gazetës britanike për Ali Pashë Tepelenën në 1817

TË GJITHA

PD denoncon tenderin e Pirro Vëngut: 460 mijë euro për rrethimin e bazës në Elbasan shkojnë për familjarët e PS

11:00 : 14/09/2025

Mashtrimi me platformat Xuex dhe TXEX, disa persona të arrestuar

10:45 : 14/09/2025

Detajet e reja/ Vrasësi i Kirk i indoktrinuar me ideologji të majtë, jetonte me një person transgjinor

10:39 : 14/09/2025

E rëndë në Itali! Dy persona pë*dhunojnë një 12-vjeçare dhe i shpërndajnë videon

10:29 : 14/09/2025

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbahet sot protestë në Hagë

10:22 : 14/09/2025

Pesha e padukshme e çantës shkollore

10:15 : 14/09/2025

Ukraina sulmon në territorin rus, hedh në erë dy rafineritë e naftës

10:10 : 14/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com