• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Pena pa bojë e arsimit!

14:49 : 16/06/2020
në BOLD BLOG, POLITIKE, SOCIALE

Nga Lulzim Omuri

Arsimimi ka qenë dhe është një ndër investimet më të rëndësishme për çdo familje shqiptare, pavarësisht mundësive ekonomike, kurdoherë ato kanë sakrifikuar në emër të së ardhmes së fëmijëve të tyre për t’ju ofruar shkollimin e duhur.
Një sakrificë e tillë faktikisht shkon përtej një familje, sepse nënkupton të ardhmen e Shqipërisë, por nga ana tjeter, krejt ndryshe vihet re mungesa e vëmendjes së qeverisë në lidhje me sistemin arsimor.
Harruan që pena do bojë!

Në fakt nuk harruan, këta nuk e dinin asnjë ditë, se të mësosh do të thotë të edukosh një brez, të ndërtosh të ardhmen e një kombi, që varet direkt nga suksesi apo dështimi i tyre.
Por për këta, arsimi është si pena pa bojë, mjafton dukja, pavarësisht se nuk shkruan dot!
Mungesa e një strategjie të qartë për arsimin në tërësi dhe për shkollat e mesme në veçanti,nuk është diçka e re, por gjendja e jashtëzakonshme e krijuar nga Covid-19 shërbeu për të nxjerrë në pah këtë fakt.

Institucionet arsimore ishin institucionet e para që u mbyllen si masë paraprake e parandalimit të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë dhe që nga ai moment nxënës dhe studentë u gjenden para një situate të pazakontë dhe u përballën me ndryshime të mëdha në formatin e ri të mësimdhënies, atë të mësimit online, që u mor si vendim nga Ministria e Arsimit për vazhdimin e procesit mesimor, përsa kohë shteti kishte shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Në këtë shkrim nuk do të ndalem të diskutoj nëse ky vendim ishte i drejtë apo jo, por dua të ndalem gjatë tek strategjia ose më saktë mungesa e një strategjia për t’u ndjekur nga ata që paguhen për këtë punë.

Lexo edhe:

Zelensky bisedë telefonike me Trump nga Tirana, ja çfarë u diskutua

Futbolli në zi! Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur afrikan, i shënoi golin e famshëm Anglisë

Nuk është normale që nxënësit dhe studentët (pa dyshim edhe stafet pedagogjike dhe akademike) përveç faktit që duhet të pershtatnin të gjithë procesin mësimor, ndodheshin përpara faktin se ata nuk ishin të qartë për vazhdimësinë dhe se cila ishte strategjia që do të ndiqej, nëse do të zhvilloheshin provimet; nëse po, ato a do të zhvilloheshin online apo në klasa, cili do të ishte plani për çdo lloj skenari të mundshëm nëse do realizohej kthimi në shkolla apo nëse do mbyllej i gjithë semestri online, në bazë të çfarë kushtesh apo kriteresh do merreshin këto vendime, a do të zhvilloheshin të gjitha lëndët online apo do të kishte edhe raste përjashtimore të disa lëndëve që është e pamundur të ndiqen online, çfarë parashikohet për nxënësit të cilët nuk kanë kushtet e nevojshme për të ndjekur mësimin online. Kujtoj këtu se Shqipëria është përtej unazës së Tiranës, është në çdo qytet, në çdo fshat, aty ku jetojnë familjet dhe nxënësit shqiptarë, të cilët përtej çdo sakrifice tjetër, në shumë raste e kanë të pamundur t’ju ofrojnë fëmijëve të tyre të gjithë kushtet e nevojshme për zhvillim e mësimit online, si mungesa e pajisjeve, kompjuter,celularë, internet etj. dhe fakt është që kjo është një përqindje e konsiderueshme dhe duhet të ishte e përfshirë në planin inekzistent të instancave arsimore.

Por ajo që solli në qendër të vëmendjes rrënimin e sistemit arsimor këtë herë ishte fakti se prej ditësh maturantët po protestojnë përballë Ministrisë së Arsimit, për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, për përmbajtjen e provimit. Dhe fatkeqësisht duhej bërë një zhurmë e tillë, që të bëhej e dukshme “cilësia e punës” dhe statergjia pa strategji e Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë që maturantët po përmbyllin dhe presin të testojnë njohuritë e marra në 3 vite gjimnaz, duke hedhur kështu hapat e parë drejt universitetit, në rrugën e gjatë akademike, duke mos harruar vështirësitë në këto kushte jo të zakonshme që ndodhemi, ishte “e nevojshme” dhe kjo shpërfillje dhe tallje nëpërmjet standartit me të cilin po testoheshin dijet e tyre, për hir të përmbajtjes së tezës e cila realisht nuk testonte siç duhej njohuritë e tyre.

Një testim që është vendimtar në përcaktimin e vazhdimit të universitetit, praktikisht të profesionit të jetës. Por çfarë ndodh? E gjitha kjo në sytë e burokratëve të Ministrisë së Arsimit nuk ka vlerë. Në vitin më të vështirë të mundshëm pas tërmetit shkatërrues dhe krizës së krijuar nga Covid -19, ata zgjedhin të eksperimentojnë me një brez të tërë.
Sistemi arsimor është i braktisur nga qeveria shqiptare prej 7 vitesh, pa një plan, pa strategji të mirëfilltë, ndaj të gjitha këto probleme nuk u krijuan sot, por sot nga kjo gjendje e jashtëzakonshme po del në pah gjendja e vërtetë e cilësisë dhe përgatitjes në shkolla, e paaftësisë së vendimmarrësve, e cedimit të institucioneve në ofrimin dhe testimin e njohurive dhe zhvillimin e një procesi normal të mësimdhënies si detyrë bazë e tyre.

Megjithatë reagimi i maturantëve, nxënësve, të rinjve në protestën për disa ditë rradhazi, japin shpresë, se ashtu në mënyrën e tyre më shembullore, të gjithë bashkë, duke sakrifikuar edhe pse janë në mes të sezonit të provimeve, ata besojnë dhe po luftojnë kundrejt padrejtësisë, injorancës dhe shpërfilljes nga institucionet arsimore.
Reagimi i tyre është shpresë për të gjithë, që të rinjtë e këtij vendi e duan arsimimin dhe do të luftojnë për një të ardhme më të mirë !

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zelensky bisedë telefonike me Trump nga Tirana, ja çfarë u diskutua

16:57 : 16/05/2025
SPORT

Futbolli në zi! Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur afrikan, i shënoi golin e famshëm Anglisë

16:57 : 16/05/2025
AKTUALITET

Gjyshja e autorit të plagosjes në Maliq tregon konfliktin mes adoleshentëve: Shyqyr…

16:51 : 16/05/2025
AKTUALITET

I biri plagosi me thikë të miturin, flet nëna e 14-vjeçarit: Në shtëpi erdhi me policinë

16:47 : 16/05/2025
AKTUALITET

Berisha mesazh Ramës para protestës: Në Europë nuk shkon me zgjedhje farsë dhe narko-shtet

16:44 : 16/05/2025
AKTUALITET

Protesta e PD/ Efektivë policie pranë Ministrisë së Drejtësisë, vendoset gardh metalik

16:32 : 16/05/2025
Para

Tashmë aksioniere e Disney-t, Barbara Streisand bën gjestin e mrekullueshëm për vajzën e George Floyd

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Zelensky bisedë telefonike me Trump nga Tirana, ja çfarë u diskutua

16:57 : 16/05/2025

Futbolli në zi! Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur afrikan, i shënoi golin e famshëm Anglisë

16:57 : 16/05/2025

Gjyshja e autorit të plagosjes në Maliq tregon konfliktin mes adoleshentëve: Shyqyr…

16:51 : 16/05/2025

I biri plagosi me thikë të miturin, flet nëna e 14-vjeçarit: Në shtëpi erdhi me policinë

16:47 : 16/05/2025

Berisha mesazh Ramës para protestës: Në Europë nuk shkon me zgjedhje farsë dhe narko-shtet

16:44 : 16/05/2025

Protesta e PD/ Efektivë policie pranë Ministrisë së Drejtësisë, vendoset gardh metalik

16:32 : 16/05/2025

Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

16:16 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com