• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Me rënien e statujave të komunizmit, shqiptarët ndaluan së mësuari nga e kaluara

13:06 : 15/06/2020
në BOLD BLOG, POLITIKE

Lea Ypi The Guardian

Rreth 30 vite më parë, unë u ula me prindërit para televizorit dhe pashë një nga veprimet e fundit  që shënoi rënien e komunizmit në Europë: rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës , udhëheqësit historik të partisë komuniste shqiptare .

Duke parë dhjetëra mijëra njerëz që po tërhiqnin litarë, pashë figurën gjigante prej bronzi të një njeriu, portreti i të cilit zbukuronte muret e shkollës, që po tërhiqej pak majtas dhe pastaj djathtas, përpara se të humbte ekuilibrin  dhe të rrëzohej në tokë. Statuja u tërhoq në sheshin kryesor të kryeqytetit, Tiranë, e ndjekur nga thirrjet  “Liri”, “Demokraci” dhe “Policia është me ne”.

Policia ishte në rrugë me protestuesit dhe por nuk  mbështeste kauzën e tyre. Partia Komuniste, akoma në pushtet, u kishte dhënë atyre urdhër që të mos ndërhynin. Gjatë javëve të kaluara të protestës, zyrtarë të nivelit të lartë kishin kuptuar se një sistem që kishte humbur legjitimitetin në sytë e mazhorancës nuk mund të kërkonte më mbështjetjen e tyre. Mediat e huaja festuan lindjen e lirisë duke e quajtur diktatura e fundit në Europë.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

I kujtova këto ngjarje ndërsa dëgjoja fjalët e Priti Patel për  sjelljet e dhunshme dhe kriminale të një pakice minoritare”, i cili e përmbysi statujën e tregtarit të skllevërve Edward Colston në portin e Bristolit. Unë buzëqeshja teksa dëgjoja fjalët e  Keir Starmer i cili “pikëllohej” për veprimet e paligjshme të këtyre veprimeve dhe i dënonte ata. Ata më kujtuan propagandën shtetërore në televizionin shqiptar, sesi protestuesit u quajtën “huliganë” dhe veprimet e tyre u etiketuan si “vandalizëm”.

Nëse dallimet midis këtyre dy momenteve do të ishin përkujtimoret e këtyre individëve, ose meritat përkatëse të pikëpamjeve të tyre, statujat e Edweard Colston dhe Cecil Rhodes duhej të ishin rrëzuar me kohë para statujës së Enver Hoxhës. Historitë e kolonializmit Britanik dëshirojnë të theksojnë sesi  u ndërtuan ura lidhëse mes territoreve të saj të pavarura. Ndërsa vazhdimësia e komunizmit ishte në pikëpyetje, pikërisht komunizmi i dha Shqipërisë rrugë,  hekurudha, energji elektrike dhe sistem të kujdesit  shëndetësor pa pagesë.

Kur, unë si nxënëse e shkollës fillore, fillova të simpatizoja lëvizjen anti-aparteid( Lëvizja Anti-apartheid  ishte një organizatë britanike që ishte në qendër të lëvizjes ndërkombëtare që kundërshtonte sistemin e Afrikës së Jugut dhe mbështeste popullsinë jo të bardhë të Afrikës së Jugut), Nelson Mandela ende po konsiderohej një terrorist nga shumë shtete liberale.

Patel dhe Starmer të dy ishin pjesë e marrëveshjes mbi qëllimet e protestave, por të dy kundërshtuan metodat e tyre: ” vandalizmin absolut ” të huliganëve, siç e quajti Patel. Kur viktimat e tiranisë zbresin në rrugë në vend që të presin ditën për të votuar në zgjedhje, kur ndërmarrin veprime të drejtpërdrejta për të shkatërruar statuja në vend që të presin që autoritetet të vendosin, ata po tërhiqnin vëmendjen jo për padrejtësitë e kaluara, por për vazhdimësinë e saj në të tashmen. Ata po na tregonin se në këtë pikë mosbindja ishte rruga e vetme sepse reciprociteti qytetar ishte shkatërruar me kohë.

Por ekzistojnë gjithashtu rreziqe që mbizotërojnë ende mbi çështjen e statujave dhe monumenteve në  debatin publik. Në mbrëmje ne pamë që statuja e Hoxhës po rrëzohej, familja ime deklaroi me entuziazëm para televizionit: “Ne jemi të lirë!”. Shqipëria tani ka pluralizëm politik dhe tregje të lira, por jetëgjatësia dhe standardet e shkrim-leximit kishin rënë. Të rinjtë që largoheshin për të gjetur punë diku tjetër, ndërsa pabarazia sociale po rritej. Statuja e rrëzuar shënoi një ndarje me të kaluarën, por e bëri më të vështirë mësimin që duhej të nxirrnin prej saj.

Bisedat rreth simboleve të padrejtësisë historike kanë kuptim nëse ato inkuadrohen si debate jo për trashëgiminë e së kaluarës, por për mënyrën sesi ajo trashëgimi ende formojnë të tashmen. Ndërsa kolonializmi zyrtarisht ka mbaruar, marrëdhëniet neokoloniale kapërcejnë rendin aktual global, nga ekuilibri i fuqisë në institucionet ndërkombëtare dhe negociatat tregtare deri në ndërhyrjen  e ish-kolonive.

Britania nuk mund të përfshihet më në tregtinë e skllevërve, por ajo ende shfrytëzon punën nga pjesa periferike. Ajo nuk mund të nxjerrë më burime dhe t’i dërgojë ato përmes miratimit nga kompania East India , por korporatat më të fuqishme të sotme po ndjekin të njëjtin model. Vendet që më parë konsideroheshin të civilizuara tani thjesht po “zhvillohen”. Ajo që më parë quhej shfrytëzim kolonial është bërë “menaxhim i migracionit”. Ish shtetet koloniale tani quhen “shtete të dështuara”.

Heqja e simboleve të dhunës koloniale rrezikon të bëhet një fitore pirrike(fitore me një kosto shumë të madhe për të qenë e vlefshme për fituesin),nëse qëllimet e saj shndërrohen në një fushatë për të korrigjuar padrejtësitë historike. Përqendrohemi vetëm në pyetjen se a duhet të qëndroj statuja apo duhet të vëzhgojmë sesi historitë e së kaluarës janë ende të bartura nga strukturat aktuale.

Lufta është më e gjerë se rrëzimi i monumenteve dhe zhdukja e gjurmëve problematike të së kaluarës. Zbërthimi i kurrikulës në shkolla dhe universitete, rivlerësimi i mënyrës se si mësohet historia dhe si u kërkohet imigrantëve që ta mësojnë historinë  kur zhvillojnë teste në shtetet ku do të jetojnë, janë komponentë po aq të rëndësishëm të kësaj beteje. Nëse gërvishtim sipërfaqen, mund të zbulojmë se meqenëse kapitalizmi është mbështetur historikisht në strukturat koloniale për të mbijetuar, mund të jetë e vështirë të kërkohet fundi i njërit pa marrë fundin e tjetrit.

Këtë luftë shumë pak parti politike janë të gatshme ta miratojnë. Diskutimi për simbolet historike të dhunës është më i drejtpërdrejtë sesa thjesht të pranoni se padrejtësia koloniale vazhdon edhe në të tashmen.

Është më e lehtë të pretendosh fitoren thjesht duke rrëzuar një statujë. Me heqjen e statujave, e kaluara nuk kthehet më.

Në Shqipëri, rrëzimi i statujave ka shërbyer vetëm për të dhënë iluzionin e lirisë, për të pastruar rrëmujën vetëm në sipërfaqe. Statuja u hoq, shkollat ​​dhe rrugët u riemëruan, u dogjën librat marksistë. Eliminimi i figurave kulturorë varrosi përgjegjësitë e qindra mijëra qytetarëve, sesi një sistem mbështetej për të mbijetuar. Ishte më e thjeshtë të dënoje historinë tonë, të pretendoje se të gjithë ishin rrëzuar.

Pushteti, nepotizmi dhe dhuna vazhduan, dhe në një shoqëri të sapo kapitalizuar ata gjetën tokë për tu zhvilluar përsëri. Por nuk kishte asnjë alternative. Duke e shpallur veten viktima të historisë, e kishim të pamundur të ishim agjentë. Dhe meqenëse njerëzit tashmë kishin larë hesapet me të kaluarën e tyre, u bë e  modës të thuash që, në të ardhmen, vetëm një Zot mund të na shpëtonte. /Përktheu abcnews.al

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

Vodhën bagëtitë, arrestohen dy hajdutët që bënin "kërdinë" në Sarandë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com