Nga Nebil Çika
Gjithnjë e me shume të përndjekurit politikë antikomunistë po pengohen të marrin informacion për përndjekjen e tyre nga Sigurimi i Shtetit gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Përveç pengesave te ligjit dhje mungesës se vullnetit te institucioneve për të dhëne informacion mbi krimet e komunistëve në Shqipëri, prej kohësh AIDSH është kërkon pagesë nga viktimat e Sigurimit te Shtetit për informacionin që ligji detyron t’iu jap atyre .
Ne të shumtën e rasteve te përndjekurit politike nuk kane mundësi te paguajnë tarifat shtetërore për dosjet voluminoze që Sigurimi ka përgatitur për ta dhe te afërmit e tyre te pushkatuar . dënuar internuar përndjekur etje. Kjo ka bere qe te dhunohet e drejta për informim e garantuar nga ligji për AIDSSH.
AIDSH ka bërë kohët e fundit një marrëveshje me IIPP ( Instituti i Integrimit të Përndjekurve Politike ) i cili merr përsipër të japi një vërtetim për përndjekjen e personit i cili me pas , sipas marrëveshjes, duhet ta paraqes ne AIDSSH për të marrë pa pagese informacion e dosjes se tij të Sigurimit te Shtetit. Mirëpo IIPP ka te drejte të japë vërtetime përndjekje vetëm për personat që kanë “status zyrtar” te përndjekuri duke lënë kështu jashtë këtij shërbimi mijëra te përndjekur politike që ligji u ka mohuar “statusin zyrtar” por që në fakt janë të përndjekur politike të mirëfilltë. Sipas statistikave tona “statusin zyrtar “ të te përndjekurit e kanë merre me pak se 50 % e te përndjekurve politikë antikomunistë.
Ligji për statusin dhe aktet nënligjorë të tij i kane mijëra të përndjekurve politike këtë te drejte .
Shumica e të pushkatuarve politikë janë akuzuar nga Sigurimi e janë dënuar me akuza false për “terrorizëm “ dhe nuk përfitojnë status .
Ata që janë varre ne përpjekje me forcat e sigurimit apo ne kufi pa një vendim gjyqi , nuk kane status .
Aktualisht mbi 6 mijë dosje të të përndjekurve politike janë te bllokuara e të përjashtuar nga “statusi zyrtar” pasi janë depozitar në institucione pas afateve të përcaktuar nga VKM të ndryshme .
Të gjithë ata që janë pushkatuar para datës 30 nëntor 1944 nuk kane status dhe pse familjet e tyre megjithëse janë përndjekur pa mëshire për 45 vjet nga sigurimi . Kulakët, me mijëra familje nga më të përndjekurat politike të komunizmit në të gjithë vendin nuk kanë status zyrtar të përndjekuri politik.
Por nga hapja e deri tanishme e dosjeve ne kemi konstatuar se te përndjekurit nga Sigurimi i Shtetit janë edhe shume persona që gjatë diktuarës nuk janë konsideruar te përndjekur ,se nuk e dinin që përndiqeshin prej policisë sekrete politike komuniste . Edhe këta janë te përndjekur politikë pa status zyrtar .
Në bindjen tonë dhe për çdo logjike normale, çdo njeri i përndjekur nga Sigurimi i Shtetit është një i përndjekur politik i komunizmit dhe duhet te trajtohet si i tille ,te paktën ne te drejtën për informim nga institucioni që ka detyrim informimin e tij mbi përndjekjen e tij .
Ne këto kushte shumica e te përndjekurve politike janë te detyruar ti paguajnë shuma te konsiderueshme shtetit për të marre informacione mbi përndjekjen qe vet shteti u ka bere atyre. Kjo për ne është e pa pranueshme e kriminale , është një takse qe u vihet viktimave për tu njohur me shkaktaret e gjakut te dredhur dhe vuajtjeve te tyre nga shteti terrorist komunist Ne te përndjekurit politike antikomunistë e konsiderojmë këtë taksë gjaku si një zgjatim i përndjekjes dhe luftës se klasave qe ende vazhdon ndaj shqiptareve te përndjekur politike antikomunistë. Kjo takse gjaku ,për ne është një përpjekje e pastër e qeverisë, ne konflikt interesi, për të penguar zbardhjen e krimeve te komunistëve dhe përkrahje, pas kryerjes se krimit ,te autorëve
të tyre .
Te ndodhur përballe kësaj situate ,sa absurde aq edhe kriminale ne i kërkojmë AIDSSH te ndalojë me një herë shitjen me para te informacioneve nga dosjet viktimave të Sigurimit te Shtetit , te përndjekur politikë.
I kërkojmë qeverisë shqiptarë të anulojë VKM-në që detyron blerjen nga viktimat të informacioneve mbi dosjet e krimeve që xhelati ka përgatitur e ka ushtruar mbi jetën e tyre .
Taksa e gjakut është dëshmia më e qarte se persekutimi komunist ne Sheperi ende vazhdon !