• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi/ Ja sa duhet të paguajnë shtetasit e huaj që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria (Foto)

16:26 : 14/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Pak ditë më parë Qeveria mori një vendim për një ndryshim në vendimin numër 513 të datës 13 qershor të Këshillit të Ministrave, “për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e shqipërisë”, të ndryshuar.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6, pika 1, shkronja “e”, dhe 22, pika 5, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi që në aneksin 4, lista e vendeve, shtetasit e të cilave hyjnë me vizë në Republikën e Shqipërisë dhe përfaqësitë ku mund të bëhet aplikimi, si dhe tarifa përkatëse e shërbimit me vizë.

Në këtë mënyrë Qeveria miraton kriteret shtesë për qëndrimin e të huajve që jetojnë edhe punojnë Shqipëri. Për çdo hyrje nga shtetasit e huaj përveç dokumenteve si Ftesa e garantit/ftuesit në Shqipëri; Bileta/rezervimi për kthimin; Dëshmia për akomodimin e mbështetur në prova; nëse hyn në Shqipëri për motive punësimi do t’i duhet paraqesin si garanci një shumë, sipas tabelave që janë publikuar në Fletoren Zyrtare.

Aplikimi për leje qëndrimi për herë të parë, sipas VKM-së, depozitohet personalisht, ndërsa për ripërtëritjen e lejes së qëndrimit mund të depozitohet personalisht, ose nëpërmjet një personi të autorizuar, në rast se aplikuesi është i mitur, autorizimi mund të bëhet nga njëri prind, me kusht që i huaji të ndodhet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në momentin e aplikimit, sipas afateve të përcaktuara në pikën 1, të nenit 38, të ligjit “Për të huajt”: a) brenda 30 ditëve pas hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë; b) deri në 60 ditë përpara përfundimit të afatit të lejes ekzistuese të qëndrimit për ripërtëritjen e saj; c) përtej afatit të përcaktuar në shkronjën “b”, të kësaj pike, për ripërtëritjen e lejes së qëndrimit në rrethana të jashtëzakonshme, pas vlerësimit të tyre nga autoriteti vendor për kufirin dhe migracionin.

Një kriter i ri i vendosur është pasja e burimeve të qëndrueshme financiare për të përballuar koston e jetesës që përkon të paktën me standardin minimal të jetesës në vendin tonë. Kjo duhet të realizohet me anë të një vërtetimi të një depozite bankare të bankave të nivelit të dytë në Shqipërisë. Depozita bankare duhet të jetë jo më pak se 300 000 lekë për person për një vit kalendarik, ndërsa të ardhura mujore, jo më pak se 24 000 lekë për person.

Lexo edhe:

No Content Available

Leja e qëndrimit kur jepet për herë të parë nuk mund të jetë më shumë se 3 muaj nga data e përfundimit të vlefshmërisë së lejes së punës. Ripërtëritja e lejes së qëndrimit refuzohet nëse i huaji ka munguar në territor për një periudhë totale mbi 6 muaj brenda një viti kalendarik dhe atij nuk i është miratuar paraprakisht nga autoriteti vendor për kufirin dhe migracionin kërkesa ku ka motivuar mungesën në territor për këtë periudhë.

Leja maksimale është për një vit. Ndërsa si rregull shtesë është shtuar dhe paraqitja e dokumentit të kontratës së qirasë së banesës ku do të jetojnë. Në Shqipëri sipas të dhënave të INSAT ka një rritje të numrit të shtetasve të huaj që vijnë për qëllime biznesi apo profesionale. Nga janar-gusht të këtij viti sipas të dhëna vetëm për këtë kategori kanë hyrë në Shqipëri 54,778, një rritje prej 20% në krahasim me vitin e kaluar. Ndërkohë që numri i punonjësve të huaj ka pasur një rritje të shtetasve nga Kina apo dhe nga Turqia, të cilët punojnë në vendin tonë.

Etiketa: vendimi boldnews

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj fillojnë pushimet verore së bashku (Video)

TË GJITHA

Daja i Shabanit nuk heq dorë nga mandati, letër Celibashit: Dua të ushtroj funksionin e deputetit

16:19 : 16/07/2025

Futbolli bën tifoz Trump-in/ Presidenti hap debat në SHBA: Nuk duhet ta quajmë më “Soccer”!

16:19 : 16/07/2025

Përplasen dy mjete në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen 2 persona

16:18 : 16/07/2025

“Vetëm një vëlla kisha”/ Motra e Renis Dobrës bën postimin prekës: Plagë që s’mbyllet kurrë (VIDEO)

16:14 : 16/07/2025

U “shpartallua” në turin e parë të Champions, Egnatia sonte mëson rivalin e Ligës së Konferencës

16:06 : 16/07/2025

E mbajti të fshehtë/ Zyrtares së KPP i vjedhin 200 mijë euro në banesë dhe i marrin peng vëllain (EMRI)

16:06 : 16/07/2025

10 vite te Real Madrid dhe 23 trofe të fituar, Lucas Vasquez largohet nga “Los Blancos”

15:51 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com