• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtimi i rasteve me COVID-19/ PD: Fajtor Qeveria dhe jo qytetarët. Spitalet, vatra më e madh

11:31 : 12/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE, SHENDETI

“Kthimi i shërbimeve spitalore nga qendra trajtuese mjekuese në burim infektimi mbarëkombëtar, është tregues, më shumë se gjithçka, i keqmenaxhimit të situatës.”

Kështu deklaron PD në një reagim lidhur me shtimin ndjeshëm të shifrave të të infektuarëve me COVID-19 në vendin tonë.

Ekspertja e Shëndetësisë në PD, Mirela Tabaku një një deklaratë nga selia blu tha se dështimi për të mbajtur nën kontroll situatën në spitale ka pasoja direkte për shëndetin e qytetarëve

Sipas PD-së, për këtë situatë fajtorë nuk janë qytetarët, siç propagandon kryeministri, por vetë qeveria e tij.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA TABAKU

Lexo edhe:

Milan-Bologna/ Start i vrullshëm dhe pastaj kujdes, mbyllet pjesa e parë e finales

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë

Në emër të PD, më lejoni të bëj një falenderim për të gjithë mjekët, personelin ndihmës mjekësor dhe jo mjekësor për përkushtimin e jashtëzakonshëm në këtë periudhë të jashtëzakonshme. Në çdo prononcim publik, Partia Demokratike ka patur në vemendje mbrojtjen e personelit mjekësor, për të ruajtur jo vetëm shëndetin e tyre, por edhe të qytetarëve.

Shifrat e ditëve të fundit për një shtim të ndjeshëm të numrit te infektimit të personelit në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë janë shumë shqetësuese. Kthimi i shërbimeve spitalore nga qendra trajtuese mjekuese në burim infektimi mbarëkombëtar, është tregues, më shumë se gjithçka, i keqmenaxhimit të situatës.

Dështimi për të mbajtur nën kontroll situatën në spitale ka pasoja direkte për shëndetin e qytetarëve.

• Mungesa e detyruar për një kohë të caktuar e personelit të infektuar do të reflektohet në cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve. Disa shërbime në QSUT mund të mbyllen, që do të thotë se shume prej mjekëve tanë të nderuar të mos ofrojnë dot kujdesin dhe ekspertizën e tyre.

• Infektimi i personelit në shërbimet e QSUT-së, për shkak se qeveria nuk ka siguruar masat e duhura mbrojtëse për ta, do të thotë të rëndosh seriozisht gjendjen shëndetësore delikate të pacientëve të shtruar.

Është e pafalshme që kjo situatë të ndodhë në QSUT në këtë stad të epidemisë, si nga pikëpamja menaxheriale, ashtu edhe nga ajo shkencore.

Nëse do të ishin marrë mësimet e duhura nga eksperienca e vëndeve të tjera, ku infektimi i personelit ka ndodhur në fillimet e epidemisë, jo 3 muaj pas siç po ndodh tek ne, Shqipëria nuk do të paraqitej me një numër kaq të lartë personeli mjekësor të infektuar.

Nga 100 te prekur nga virusi në qendrat e punës, kryesisht në QSUT, pjesa më e madhe janë infektuar në këto javët e fundit. Ne mendojmë se ka disa arsye përse situata po përkeqësohet dhe përse spitalet janë kthyer në vatrat më të mëdha të infeksionit. Për këtë fajtorë nuk janë qytetarët, siç propagandon kryeministri, por vetë qeveria e tij.

• Testimet virologjike te personelit nuk po bëhen ne menyre periodik.
• Mjetet mbrojtëse nuk janë në sasinë dhe cilësinë e duhur.
• Kontrolli i zbatimit të protokolleve mbrojtëse si për personelin, ashtu edhe për pacientët mungon.
• Mungojnë edhe testimet virologjike apo serologjike për pacientët e shtruar.
• Sensibilizimi i qytetarëve nuk është bërë siç duhet.
• Është injoruar zëri i ekspertëve dhe zëri konstruktiv i opozitës

Rritja e numrit të rasteve me COVID përmes qendrave spitalore është përgjegjësi direkte e qeverisë.

Në vend që kryeministri të bëjë fajtorë qytetarët dhe t’i kërcënojë me kthimin e karantinës, ai duhet të heqë dorë nga propaganda me facebook, të gjejë një ministre tjetër që ka prioritet shëndetin e qytetarëve, jo karrigen e vet, dhe të marrë masa urgjente që spitalet të mos jenë vatra infeksioni për qytetarët.

Lajme të lidhura

SPORT

Milan-Bologna/ Start i vrullshëm dhe pastaj kujdes, mbyllet pjesa e parë e finales

21:54 : 14/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë

21:45 : 14/05/2025
SPORT

Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

21:40 : 14/05/2025
AKTUALITET

Berisha: I them Edi Ramës se gjysmë milioni shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë

21:28 : 14/05/2025
AKTUALITET

Spaho njofton fundin e karrierës politike: Jam i shokur, PD të gjejë forcë për të kaluar këtë gjendje të rëndë

21:25 : 14/05/2025
SPORT

Guardiola i prish merkaton Bayern-it: Këtu s’ke rival, në Mynih…

21:18 : 14/05/2025
Para

Koncerti në Tiranë/ Maluma ka një lajm të mirë dhe një të keq

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Milan-Bologna/ Start i vrullshëm dhe pastaj kujdes, mbyllet pjesa e parë e finales

21:54 : 14/05/2025

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë

21:45 : 14/05/2025

Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

21:40 : 14/05/2025

Berisha: I them Edi Ramës se gjysmë milioni shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë

21:28 : 14/05/2025

Spaho njofton fundin e karrierës politike: Jam i shokur, PD të gjejë forcë për të kaluar këtë gjendje të rëndë

21:25 : 14/05/2025

Guardiola i prish merkaton Bayern-it: Këtu s’ke rival, në Mynih…

21:18 : 14/05/2025

“Shkelje publike e rëndë”, Berisha mbledh deputetët në selinë e PD

21:08 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com