• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Çfarë është grupi Antifa?

21:42 : 12/06/2020
në BOTA

Ndërsa protestat vazhdojnë në një numër qytetesh amerikane, disa zyrtarë po fajësojnë grupin Antifa, ose antifashistët, për dhunën në disa nga tubimet pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd. Presidenti Donald Trump ka thënë se do që ta fusë këtë grup në listën e organizatave terroriste. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anush Avetisyan njofton.

Antifa, është një shkurtim i fjalës anti-fashistët, një lëvizje që ekspertët thonë se nuk ka një strukturë apo drejtim të qartë.

Por ata shtojnë se ajo që dinë është se numri i njerëzve që identifikohet me ta në Shtetet e Bashkuara është relativisht i vogël.

“Tek Antifa bëjnë pjesë që nga progresistët anti-dhunë – dhe kjo është e rëndësishme – që janë thellësisht të shqetësuar nga racizmi dhe dhuna në Shtetet e Bashkuara dhe kudo në botë. Ekstremi tjetër janë njerëzit e dhunshëm që besojnë se kanë detyrimin të eliminojnë jo vetëm racizmin, por edhe institucionet që ata mendojnë se janë të lidhura me shtypjen, përfshirë gazetarët dhe qeveritë. Por kryesisht ata janë të fokusuar tek konfrontimi i supremacistëve të bardhë, neonazistët, ksenofobët dhe të tjerë që ata i shohin si mbështetës së tyre. Problemi është se është një grup shumë i gjerë me filozofi shumë të ndryshme se si të luftohet racizmi. Skaji më ekstrem, përqafon dhunën si taktikë”, thotë Brian Levin i Qendrës për Studimin e Urrejtjes dhe Ekstremizmit.

Njerëz që e identifikonin veten si Antifa, u pane në disa protesta në Shtetet e Bashkuara, me maska të zeza dhe me sjellje agresive ndaj policisë dhe gazetarëve.

Lexo edhe:

Protestat e dhunshme rrotull Shtëpisë së Bardhë/ Trump gati të shpallë “Antifën” organizatë terroriste

Por studimet lënë të kuptohet se kur flitet për dhunën politike, grupet e majta shpesh nuk janë problemi.

Një studim i Universitetit të Merilendit, arrin në përfundimin se 12% e gjithë sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara nga viti 2010 deri në 2016, u ndërmorën nga e djathta ekstreme.

Në fillim të qershorit, Presidenti Trump tha se donte ta klasifikonte Antifa-n si organizatë terroriste. Megjithatë, juristët thonë se edhe nëse Antifa do të ishte një grup i organizuar, qeveria federale nuk ka autoritetin ligjor ta bëjë një gjë të tillë.

“Është i larmishëm por nuk është organizatë formale. Sipas legjislacionit amerikan, për ta klasifikuar të tillë, duhet të jetë një organizatë dhe të ketë njëfarë lidhjeje ndërkombëtare. Aktualisht kjo nuk ekziston. Që ta përmbledhim, nuk është grup, është një filozofi e gjerë”, thotë zoti Levin.

Sipas të dhënave nga Qendra për Studimin e Urrejtjes dhe Ekstremizmit, në vitin 2019, supremacistët e bardhë dhe e djathta radikale kreu 26 vrasje të klasifikuara si krime urrejtjeje. Njerëzit e identifikuar si Antifa nuk kanë kryer krime të tilla në tre vitet e fundit, sipas këtyre të dhënave.

Studiues të tjerë thonë se përpjekjet për ta etiketuar Antifën si grup terrorist, do të nënkuptonin se edhe grupe të tjera të majta dhe të djathta, duhet të përfshihen.

“Në disa raste Antifa edhe mund të konsiderohet si grup terrorist, por nëse e bën një gjë të tillë, duhet të etiketojë edhe ambjentalistët dhe grupet për të drejtat e kafshëve dhe në krahun e djathtë, KKK-në, grupin ‘Kombi Arian’, Kisha Botërore e Krijuesit, etj. Nuk kemi një përcaktim të qartë për terrorizmin e brendshëm”, thotë Prof. Kevin Borgeson, i Departamentit të Drejtësisë Penale në Univeritetin Shtetëror të Salemit.

Dhe nëse Antifa do të ishte një grup i organizuar, taktikat e saj, nuk arrijnë në nivelin e terrorizmit, thotë një profesor i Universitetit Shtetëror të Uashingtonit, që studion lëvizjet sociale.

“Do të thoja që Antifa përbën ndoshta1%-2% për qind të protestave progresive të së majtës. Ata nuk pëlqehen nga shumica e protestuesve paqësorë. Ata angazhohen në vandalizëm, ndonjëherë përfshihen në konfrontim fizik me protestuesit e krahut të djathtë. Por nuk kanë bërë nodnjë gjë që është aq e dhunshme saqë të përshkruhen si terroristë, siç donte administrata t’i karakterizonte.”

Byroja Federale e Hetimeve ndjek disa grupe që i konsideron si rreziqe të mundshme. Lista përfshin qytetarë dhe grupe supremaciste, si edhe grupe për të drejtat e kafshëve dhe anarkistë./VOA/

Etiketa: antifa

Lajme të lidhura

BOTA

Protestat e dhunshme rrotull Shtëpisë së Bardhë/ Trump gati të shpallë “Antifën” organizatë terroriste

17:01 : 01/06/2020
Para

Pretendonte se kryente ekzorcizmin e koronavirusit, vdes nga Covid-19!

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 24 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 23/05/2025

Certifikimi i rezultatit të 11 Majit, PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në dispozicion provat!

23:12 : 23/05/2025

Cagliari nuk e ndal dot, Napoli shpallet kampion i Seria A për këtë sezon

22:59 : 23/05/2025

Tregoni kujdes me këto ushqime, përkeqësojnë dhimbjet e kokës

22:55 : 23/05/2025

Mark Zuckerberg shpall fundin e celularëve, do të zëvendësohen nga një pajisje e re

22:49 : 23/05/2025

Filmoi të moshuarit në momente intime/ Vihet nën hetim e mitura në Korçë, e pësojnë edhe pleqtë

22:47 : 23/05/2025
Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK.	/r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.

Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC

22:42 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com