Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj disa video të ëmbla nga fëmijëria.
Në përshkrimin e këtyre video-ve, Rita zbuloi detaje për fëmijërinë e saj të vështirë kur prindërit emigruan nga Kosova në Angli për një jetë më të mirë.
Vitet e saj më të bukura nuk ishin edhe aq të tilla pasi që në moshë të vogël ajo është përballur me paragjykimet si refugjate, një detaj që i bënte moshatarët e saj ta bullizonin.
“Duhet të bëhesha pjesë e grupeve shoqërore që nuk më pëlqenin, duhet të qeshja me situata që nuk ishin aspak të tilla dhe duhet të shihja skena të padrejta vetëm që ndihesha e pranuar nga të tjerët” -tha artistja e talentuar në postimin e saj.