• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

ASHAK: Të shfrytëzohet vëmendja e SHBA-ve për marrëveshjen me Serbinë

20:23 : 09/06/2020
në RAJONI

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës vlerëson se duhet të shfrytëzohet “vëmendja e shtuar e bashkësisë ndërkombëtare, veçmas e Shteteve të Bashkuara për nxitjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë”.

Në një publikim mbi bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në të cilin u bëhet një analizë të gjitha marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, thuhet mes tjerash se “rruga e vetme e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Serbinë është dialogu nën monitorimin e kujdesshëm të SHBA-së dhe BE-së, në mënyrë që një marrëveshje e tillë t’i sigurojë Kosovës anëtarësim në OKB dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, si dhe avancim konkret në rrugën e integrimit evropian”.

Akademia konstaton se deri tani “kanë ndodhur disa devijime nga kornizat e pritshmërisë të procesit të dialogut me Serbinë. Duke filluar nga faza fillestare e dialogut të ashtuquajtur teknik, pastaj dialogut politik për tema dhe çështje të cilat kanë qenë objekt i bisedimeve me palën serbe.

Po ashtu, mungesa e unitetit dhe konsensusit të faktorit politik ka qenë evident, derisa kontestimi i marrëveshjeve të arrira në dialogun e Brukselit u provuan edhe në instancën më të lartë të interpretimit të Kushtetutës, në Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu, në mungesë të një platforme të përgjithshme dialoguese, në shumë raste u kontestua dhe u kundërshtua jo vetëm përmbajtja e marrëveshjeve të arritura në pikëpamje të dobive dhe dëmeve të tyre eventuale, por u kontestua edhe kompetenca e institucioneve dhe përfaqësuesve politikë që udhëhoqën fazat e caktuara të dialogut”.

Në këtë kuadër ASHAK vë theksin tek marrëveshja për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe që kishte nxitur përplasje të rrepta në Kosovë, por edhe mbi 30 marrëveshjeve, pjesa më e madhe e të cilave nuk janë zbatuar.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

“Meqenëse Serbia ka qenë në vazhdimësi destruktive në procesin e dialogut, duke mos e njohur statusin e Kosovës, element ky shumë i rëndësishëm, edhe marrëveshjet e nënshkruara në dialogun Kosovë-Serbi kanë pasur një status të brishtë juridik”, thuhet në publikim.

ASHAK-u bën thirrje që bisedimet të merren seriozisht “duke mos e lëshuar rastin që nuk vjen shpesh, kur edhe SHBA, edhe Mbretëria e Bashkuar edhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë arritjen e një marrëveshjeje paqësore midis Kosovës dhe Serbisë të rëndësishme për të përmbyllur kapitullin e trazirave në Ballkan dhe për të garantuar integrimin euroatlantik të tij”.

ASHAK-u e vlerëson jo vetëm të panevojshme por edhe të dëmshme vazhdimin e gjendjes ekzistuese të procesit të bllokuar të bisedimeve me Serbinë, ndërsa nënvizon se “të ashtuquajturat ‘vija të kuqe’ janë të domosdoshme dhe të padiskutueshme, në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë”.

Kosova, thuhet mes tjerash, “nuk mund të lejojë as të pranojë të negociohet çfarëdo ndryshimi të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, në formë të “korrigjimit”, “shkëmbimit”’ dhe “ndarjes” së Kosovës, sepse kjo do të kishte pasoja të mëdha dhe të pariparueshme për shtetësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtarë të Kosovës”.

ASHAK-u kërkon që Kosova të ngulë këmbë më ato që i quan “vija të kuqe”; – të ruhet integriteti territorial i Republikës së Kosovës, në bazë të kufijve të njohur ndërkombëtarisht, sipas Deklaratës së Pavarësisë 2008; të ruhet rendi kushtetues, duke mos lejuar kompromise, të cilat shkojnë përtej asaj që është dhënë nga Plani Ahtisaari, i inkorporuar tashmë në rendin kushtetues; të mos lejohet krijimi i mekanizmave shtesë kushtetues, derisa ekzistojnë mekanizma në nivel qendror dhe lokal të pjesëmarrjes në përpjesëtim të pushtetit për serbët dhe për komunitetet e tjera jo-shumicë, që shpesh e bëjnë vendim-marrjen në Kosovë tejet të vështirë; të mos lejohet që asociacioni i komunave me shumicë serbe të krijohet jashtë kornizës kushtetuese dhe ligjore që është në fuqi në Republikën e Kosovës; të gjitha zgjidhjet e tjera në dialog të bëhen duke u ruajtur Pavarësia e Kosovës e vitit 2008, si dhe rendi kushtetues dhe ligjor, si dhe të mos lejohet pandëshkueshmëria për gjenocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit”.

ASHAK-u thekson se disa nga çështjet kryesore, të cilat do të duhej të zgjidheshin

përmes marrëveshjes përfundimtare janë: ndriçimi i fatit të personave të zhdukur, adresimi i përgjegjësisë penale për krime tё luftës, dëmshpërblimet e luftës, kompensimi i viktimave të luftës, kthimi i tё mirave materiale, kursimeve dhe pensioneve për qytetarët e Kosovës, kthimi i pronës së Kosovës dhe qytetarëve të saj etj.

Po ashtu “fazën vijuese përfundimtare të dialogut, Republika e Kosovës duhet ta shfrytëzoj si mundësi të papërsëritshme për avancimin e pozitës kushtetuese dhe të të drejtave legjitime të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, paralelisht me ato të serbëve të Kosovës, mbi bazën e parimit të reciprocitetit”, thuhet në publikim, në të cilin bëhet thirrje për konsensus politik dhe institucional në Kosovë.

Procesi i bisedimeve i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian i filluar që në vitin 2011, është pezulluar që nga vjeshta e vitit 2018, kur qeveria e Kosovës vendosi tarifat prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj qasjes së Beogradit ndaj shtetësisë së Kosovës.

Në muajin mars ish qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti hoqi tarifat duke i zëvendësuar me masat e reciprocitetit, të cilat u hoqën nga qeveria që pasoi të të zotit Kurti, duke hapur mundësinë për rifillimin e bisedimeve një kërkesë kjo e diplomacisë amerikane e cila është vënë në përpjekje për të siguruar një marrëveshje ndërmjet të dyja palëve.

Edhe diplomacia evropiane është vënë në përpjekje për ripërtëritjen e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me të cilin është kushtëzuar edhe rrugëtimi i të dy vendeve drejt integrimeve në BE.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410
SPORT

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025
AKTUALITET

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025
BOTA

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025
SPORT

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025
Para

Gazetarja zbulon mesazhin: Ja sa mijëra euro shpenzojnë ministrat e deputetët shqiptarë për seks me pagesë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com