Mediat italiane i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë trafikut të drogës, në veçanti Shqipërisë, vend i cili shumë shpejt sipas tyre pritet të marrë dhe titullin ‘Tortuga e Adriatikut’. Titull që e mbante kohë më parë Mali I Zi gjatë përiudhës së ‘artë’ të trafikimit të cigareve.
Sipas ‘lagazzettadelmezzogiorno.it’, Shqipëria po kontrollon trafikun detar të drogës, duke u bërë vendi i parë i furnizimit të drogës për vendin fqinj.
Mafia shqiptare renditet e nënta duke ju referuar Interpolit, por fuqia e saj po rritet çdo ditë dhe më shumë, pasi klanet shqiptare tashmë bëjnë ligjin në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se fuqia e mafies shqiptare vjen gjithmonë nga mbështetja politike që kanë në vendin e tyre, pasi paratë e pista sjellin më pas edhe vota për politikanët në pushtet.
Më tej në artikull theksohet se forca e mafies shqiptare dhe fuqia e saj është bërë shkak që edhe dy ish-Prokurorët e Përgjithshëm Theodor Sollaku dhe Adriatik LLalla të marrin vendime që bien ndesh me drejtësinë.
Në artikull theksohet se Theodor Saollaku gjatë periudhës që ka mbajtur postin e Prokurorit të Përgjithëshm ka parandaluar ekstradimin e 200 bosëve të dogës të shpallur në kërkim nga vendet e tjera, të cilët vijonin aktivitetin e tyre në shqipëri.
Sa i përket Adriatik Llallës shkruhet se pas largimit të tij nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm atij ju ndalua hyrja në SHBA si dhe ju sekuestrua pasuria e dyshuar se është vënë në sajë të veprimtarive të paligjshme.
Lordët e kanalit të Otrantos
Në vijim të artikulit thuhet se çdo natë nga bregdeti shqiptar mes Vlorës dhe Durrësit nisen sasi të mëdha droge drejt Italisë, e cila më pas shpërndahet në të gjithë Europën.
Në arikull theksohet gjithashtu se ajo që e pasuron më shumë mafien shqiptare ëhstë kanabisi që mbillet në Shqipëri, i cili sjelll mjaft të ardhura të cilat më pas përdoren për blerjen e heroinës dhe kokainës që vjen nga Amerika e Jugut.
Më tej theksohet se edhe vetë mafia kolumbiane prej kohësh ëhstë vënë në shërbim të klaneve shqiptare duke i cilësuar ata shpesh si njerëzit më të besuar.
As koronavirusi nuk e ndali dot drogën
Gazeta italiane në vijim të artikullit të saj thekson se edhe gjatë periudhës së pandemisë, aktiviteti I drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë nuk u ndal në asnjë moment, thjeshtë solli rritjen e çmimit me 20 përqind.
Në mbyllje të artikkulit media italiane shkruan se të bësh tregti në det duhet shumë durim, veti e cila nuk mungon në AND-në e kontrabandistëve shqiptarë. / Marrë nga lagazzettadelmezzogiorno.it/ Përshtati në shqip Boldnews.al/ T.Halili
Linku i gazetës italiane: