Këngëtari i njohur Devis Xherahu ka qenë i ftuar në emisionin “Why Not” ku ka treguar një histori me një fanse të tij të zjarrtë.
“Ka ndodhur shumë herë. Një herë kam qenë në Las Vegas. Në 2007 shkova në një turne Amerikë-Kanada. Qyteti i parë ishte Las Vegas, siç po këndoja pashë dy motra që ngjisnin shumë. Njëra vetëm qante, e thashë si ka mundësi. Një moment, siç po flisja me orkestrën ajo vjen e më përqafon, u var e gjitha e po qante.
I thashë faleminderit, u ndjeva mirë. Zbres poshte dhe më thotë i ati, e më thotë është fansja jote më e zjarrtë, më tregoi disa foto, i gjithë muri i shtëpisë me fotot e mia. Ishte greke e lindur në Amerikë. Më thotë i ati, kjo është 18 vjeç por edhe të të them të të bëj dhëndër, aman merre se kjo vetëm për ty flet. Ishte një rast që më ka ngelur në kujtesë”, u shpreh këngëtari teksa Roza i kërkoi të tregonte ndonjë histori me fanset e tij.