• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çështja Luan Daci/ Ballanca: Ligji nuk kishte kritere përjashtuese, Kuvendi kishte dijeni

16:00 : 07/06/2020
në AKTUALITET

Pezullimi dhe më pas rikthimi në detyrë i gjyqtarit të vettingut Luan Daci ka hapur debate të forta mbi cilësinë e personave që e kryejnë këtë proces. Një nga institucionet që ka kaluar në filtër këta persona është edhe Avokati i Popullit. Në një intervistë për Euronews Albania, Erinda Ballanca, thotë se ligji nuk ka përcaktuar kritere përjashtuese për ata që aplikojnë për këto pozicione.

“Ajo që dua të them është që ligji nuk ka përcaktuar filtra përjashtues. Rasti i zotit Daci është një masë disiplinore, e cila i është dhënë atij për largim nga detyra. Teksti parashikon masë disiplinore në fuqi. Masa disiplinore e dhënë duhet të jetë në fuqi në momentin në të cilin bëhet aplikimi. Aktiviteti që ne duhet të kryenim ishte vetëm mbi bazën e dokumenteve, që duhet të paraqisnin kandidatët dhe nuk kishim asnjë kompetencë, asnjë të drejtë ligjore për të kërkuar informacion shtesë”, tha znj. Ballanca.

Po çfarë do të ndodhte nëse ky fakt do të ishte bërë i njohur në atë kohë nga Luan Daci.

“Maksimumi që ne si institucion do të bënim ishte do ta rendisnim në këtë listën B. Pra, do të çonim dy lista, një listë A më të gjitha kriteret , një listë B më disa kritere. Por, kjo nuk do të thotë se ky është vendim skualifikimi. Ligji përcakton që ka dhe një filtër tjetër që ishte filtri ONM edhe ata do të bënin dy lista, një listë A dhe një listë B. Më pas në Kuvend Komisioni i Posaçëm që do të ngrihej do të vlerësonte mbi bazën e informacioneve dhe të dhënave se çfarë kriteresh plotësonin këta persona dhe kishte mundësinë me një numër të caktuar votash, që të kalonte nga lista B te listë A, dhe më tej në votim edhe individë nga lista B”, shtoi ajo.

Lexo edhe:

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

Sipas Ballancës, në këtë proces më shumë ka marrë vëmendje konsensusi politik sesa kriteret.

“Kështu është shkruar ligji që të kishte një konsensus nga të dyja palët për emrat që do të shkonin në organet përkatëse. Komisioni i Posaçëm e ka pasur në dijeni këtë fakt dhe këtu mbaron puna e Avokatit të Popullit. Vlerësimi që ata kanë bërë megjithëse e kanë ditur këtë fakt, kanë menduar që nuk është kriter ndalues , kjo është logjika dhe ky është interpretimi që unë i bëj këtyre dispozitave.

Avokati i Popullit ka vëzhguar  procesin e vettingut në shkallën e parë në këto 2 vite e gjysmë dhe gjetjet janë shqetësuese.

“Numri që ka përfunduar procesi është 99. Nga këto të dhëna që nga dhjetori i 2019 do të duheshin edhe 6 vite të tjera, që do të thotë edhe dy vite e gjysmë të kaluara, i bie që shkalla e parë të bëhet për 8.5 vite kur afati është 5″, shtoi ajo. 

Rekomandimi për këtë problematikë i Avokatit të Popullit është shtimi i numrit të komisionarëve të vettingut, për ta përfunduar procesin brenda afateve kushtetuese.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

21:01 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025
AKTUALITET

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025
Para

Surprizohet ylli i Napolit, merr dhuratën me vlerë 200 mijë euro!

TË GJITHA

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

21:01 : 30/10/2025

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com