Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me FNSH Shkodër në kuadër të operacionit “Mamurrasi” ka arrestuar një 42 vjeçar të shpallur në kërkim.
Pas hekurave ka përfunduar shtetasi B. N., 42 vjeç, banues në Kurbin.
“Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shtetasi B. N., më 29.04.2020, në Mamurras, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. (N.). Sh.” thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.