• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ludovik Dodaj para Vetting/ Kursime cash, huatë dhe kreditë, ja problemet me pasurinë

16:09 : 03/06/2020
në AKTUALITET, VETTING

Prokurori i Apelit të Durrësit, Ludovik Dodaj do të përballet të enjten më 4 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për Z. Dodaj po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Suela Zhegu, Olsi Komici dhe Genta Tafa Bungo.

Ludovik Dodaj punon si prokuror pranë Gjykatës së Apelit të Durrësit prej vitit 2002. Në dhjetor të vitit 2019, ai u zgjodh përmes shortit anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Ludovik Dodaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Lexo edhe:

Shpërthen bombola e gazit në Fier, plagoset pronari i banesës, dy policë dhe një zjarrfikës

Sekuestrohen pasuri prej mbi 2 milionë eurosh në Prishtinë, dyshime për pastrim parash

Në deklaratën e vitit 2003, prokurori Dodaj deklaronte pasuri me vlerë 2.3 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e familjes së tij është rritur me 12 herë, duke kapur vlerën e 29.1 milionë lekëve.

Pasuria e patundshme zë pjesën kryesore të aseteve familjare me vlerë 20.2 milionë lekë, e ndjekur nga kursimet e akumuluara në cash prej 6.1 milionë lekësh. Ai deklaron familjarisht edhe automjete në vlerën e 2.2 milionë lekëve dhe likujditete bankare prej 455 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 38.6 milionë lekë. Rreth 56% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit të Z.Dodaj, ndërsa pagat e familjarëve zënë 28% të totalit të të ardhurave. Rreth 2% e të ardhurave janë siguruar nga aktiviteti i biznesit të djalit dhe rreth 12% listohen si të ardhura nga burime të tjera.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, njëra prej tyre rezulton me probleme.

Në vitin 2006, subjekti deklaron një kontratë sipërmarrje për blerje apartamenti në vlerën e 45 mijë eurove, nga të cilat ka paguar 25 mijë euro. Si burim për pagesën e këstit, prokurori ka deklaruar një kredi bankare prej 1.2 milionë lekësh dhe mbetet e paqartë se me çfarë është financuar pjesa tjetër. [Nuk deklarohet pakësim i kursimeve cash prej 2.2 milionë lekësh]

Për këtë arsye, viti 2006 rezulton me diferencë të pajustifikuar prej 221 lekësh, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore të konsumit jetik.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” akumulimin e kursimeve në cash si dhe huatë e marra nga subjekti dhe familjarët e tij përgjatë viteve deklaruese.

Nga viti 2003-2017, shuma e akumuluar si kursime në cash kap vlerën e 6.1 milionë lekëve, e cila tejkalon kufirin ligjor të 1.5 milionë lekëve, që zyrtarët publikë mund të mbajnë jashtë sistemit bankar.

Gjithashtu, prokurori Dodaj deklaron marrjen e një huaje prej 8 mijë eurosh nga kunati i tij që banon në Greqi në vitin 2009, e cila rezulton e shlyer. Ndërsa në vitin 2015, edhe vajza e tij deklaron marrjen e një huaje prej 10 mijë eurosh, gjysma e së cilës është shlyer brenda vitit.

Edhe djali i subjektit deklaron marrjen e një huaje prej rreth 26 mijë eurosh në vitin 2017 për të financuar mobilimin e një apartamenti të blerë prej tij dhe bashkëshortes në vlerën e 70 mijë eurove.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitit 2003

Deklarata e pasurise për vitit 2004

Deklarata e pasurisë për vitit 2005

Deklarata e pasurise për vitit 2006

Deklarata e pasurisë për vitit 2007

Deklarata e pasurisë për vitit 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017  / /BIRN/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërthen bombola e gazit në Fier, plagoset pronari i banesës, dy policë dhe një zjarrfikës

10:11 : 12/05/2025
RAJONI

Sekuestrohen pasuri prej mbi 2 milionë eurosh në Prishtinë, dyshime për pastrim parash

10:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Arrestimi i babait të kandidates së PSD, reagon policia: Shpërndante para për vota

09:56 : 12/05/2025
AKTUALITET

Kanosi të riun për dhënien e votës, referohet në SPAK nënkryetari i një partie në Lushnjë

09:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen kutitë e 172 QV-ve në qarkun e Korçë, ja kush kryeson

09:43 : 12/05/2025
AKTUALITET

Projeksionet/ Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, si ndahen votat deri më tani

09:33 : 12/05/2025
Para

Si dukej Ivanka Trump para se të bëhej një prej njerëzve më të rëndësishëm të SHBA (Foto)

TË GJITHA

Shpërthen bombola e gazit në Fier, plagoset pronari i banesës, dy policë dhe një zjarrfikës

10:11 : 12/05/2025

Sekuestrohen pasuri prej mbi 2 milionë eurosh në Prishtinë, dyshime për pastrim parash

10:02 : 12/05/2025

Arrestimi i babait të kandidates së PSD, reagon policia: Shpërndante para për vota

09:56 : 12/05/2025

Kanosi të riun për dhënien e votës, referohet në SPAK nënkryetari i një partie në Lushnjë

09:47 : 12/05/2025

Numërohen kutitë e 172 QV-ve në qarkun e Korçë, ja kush kryeson

09:43 : 12/05/2025

Projeksionet/ Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, si ndahen votat deri më tani

09:33 : 12/05/2025

Qarku Kukës/ PD kryeson bindshëm ndaj PS-së! Ja kush renditet i treti

09:19 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com