• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërron jetë studiuesi i njohur shqiptar

09:08 : 02/06/2020
në AKTUALITET

Akademia e Shkencave ka dhënë lajmin e tríshtë të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur të studiuesit Agron Fico, i cili i kushtoi gjithë jetën etnofolklorit dhe pasurisë gojore të shqiptarëve.

Postimi i plotë i Akademisë së Shkencave:

U nda nga jeta në mënyrë të p.apritur studiuesi i njohur Agron Fico, një prej dijetarëve që ia kushtoi tërë jetën trashëgimit shpirtëror të popullit shqiptar: etnofolklorit, pasurisë gojore, gjuhës së popullit dhe asaj të shkruar, traditave të kulturës popullore, gjenezës së popullit shqiptar.

Komisioni i artit dhe trashëgimisë i Akademisë së Shkencave, në të cilin prof. Agron Fico dha kontribut të vyer deri sa pati frymë, u shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve, gjithë bashkësisë së shkencave shqiptare, me të cilat qe e lidhur jeta e tij që prej mbi gjashtë dekadave. Kjo është një humbje e madhe për të gjithë ata që ia kanë kushtuar pasionet dijeve të identitetit dhe përurimit të vlerave shqiptare në botë.

Lexo edhe:

E zuri poshtë muri rrethues, humb jetën 51-vjeçari në Dimal (EMRI)

“Pa ndjenja, vetëm objektiva”, Asani pasi ka rigjetur golat: Kurrë mos e humb buzëqeshjen

Studimet e prof. Agron Ficos përbëjnë një pasuri dhe pikë referimi për studiuesit shqiptarë të disa fushave: në gjuhësi, etnokulturë dhe sidomos në epikën heroike legjendare. Personalitet i spikatur i botës shkencore shqiptare, prej disa dekadash, ai ka dhënë shumë në albanologjinë e brendshme dhe të jashtme. Puna e këtij albanologu dhe studiuesi të palodhur është e lidhur ngushtë për disa dhjetëvjeçarë me disa fusha kërkimi e studimi.

Në punën dhe përpjekjet e palodhura të këtij njeriu me interesa të gjera e të shumanshme veçojmë ndihmesat e tij shkencore jashtë vendit kushtuar kulturës shqiptare, në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për popullin shqiptar organizuar në SHBA, Kinë, Greqi, Rumani e Turqi. Në vitin 2000 ai përfaqësoi vendin tonë në Kongresin VI Botëror për çështje të postkomunizmit në Europë e gjetkë, mbajtur në Finlandë.

Studiuesi Agron Fico është i pari studiues që, pas një pune këmbëngulëse dhe plot pasion, arriti të këshillojë koleksionin e famshëm Parry-Lord që ruhet në bibliotekën e Universitetit të Harvardit, që përmban mbi 60 këngë epike historike dhe legjendare kënduar nga rapsodë bilingë, shqip e serbokroatisht, mbledhur gjatë dy ekspeditave të homerologëve të famshëm amerikanë Milman Parry dhe Albert Lord në Shqipërinë e Veriut dhe në Sanxhak e Novi Pazar.

Veprimtaria studimore dhe ajo universitare janë të pandara në jetën e prof. Agron Ficos. Përveç Universitetit të Tiranës, ai jo vetëm ligjëroi, por dhe bashkëthemeloi katedrën e gjuhës shqipe në Pekin dhe gjysmë shekulli më vonë edhe katedrën e shqipes në Boston. Prandaj ai është quajtur me të drejtë “profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve”.

Për meritat e tij të rralla Agron Fico është nderuar me “Çmimin e Republikës” dhe me mirënjohjen më të lartë universitare të Kinës për arritje akademike. Emri i tij gjendet midis emrave të profesorëve më të shquar universitarë amerikanë në leksikonin “Who’s Who Among American’s Teachers” (bot. 2000). Në dekadat e fundme ai ishte nënkryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve. Ai është nderuar me titullin “doctor honoris causa” prej Universitetit “Eqrem Çabej” dhe ishte qytetar nderi i Gjirokastrës. Akademia e Shkencave humbi një mik, koleg e bashkëpunëtor të vyer, shkencat shqiptare do ta ndiejnë mungesën e mendjes së tij. Prehu në paqe, miku ynë Agron Fico!

Disa nga veprat e prof. Agron Ficos: “Profesor në tre kontinente” (SHBA 2004); “Diaspora e rilindur” (Tiranë 2006); “Rilindja e Shqipërisë etnike” (Tiranë 2009); “Beautiful America” (Tiranë 2014); “Zbulimi i eposit shqiptar në Harvard” (Tiranë 2016).

Tekste shkollore dhe universitare për të huajt: “Gjuha shqipe”, metodë për studentët amerikanë; “Unë flas shqip”, metodë e gjuhës shqipe për të huaj; “Metodë e gjuhës shqipe”, I-IV, tekst për studentët kinezë; “Histori e Shqipërisë”, tekst për studentët amerikanë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E zuri poshtë muri rrethues, humb jetën 51-vjeçari në Dimal (EMRI)

13:49 : 20/07/2025
SPORT

“Pa ndjenja, vetëm objektiva”, Asani pasi ka rigjetur golat: Kurrë mos e humb buzëqeshjen

13:38 : 20/07/2025
AKTUALITET

Rama nuk është çmendur, populli po…

13:37 : 20/07/2025
AKTUALITET

U shkarkua nga Çuçi/ Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë, do dëmshpërblehet me 100 mijë euro

13:22 : 20/07/2025
SPORT

Rikthim në Itali? Etrit Berisha ndez zërat e merkatos: Kemi filluar të flasim

13:11 : 20/07/2025
ioannis papadopoulos
SPORT

Dinamo Minsk-Egnatia, UEFA cakton gjyqtarët për sfidën kualifikuese të Ligës së Konferencës

12:56 : 20/07/2025
Para

Sherefedin Shehu: Varfëria në rritje, ekonomia ka nevojë për një plan shpëtimi

TË GJITHA

E zuri poshtë muri rrethues, humb jetën 51-vjeçari në Dimal (EMRI)

13:49 : 20/07/2025

“Pa ndjenja, vetëm objektiva”, Asani pasi ka rigjetur golat: Kurrë mos e humb buzëqeshjen

13:38 : 20/07/2025

Rama nuk është çmendur, populli po…

13:37 : 20/07/2025

U shkarkua nga Çuçi/ Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë, do dëmshpërblehet me 100 mijë euro

13:22 : 20/07/2025

Rikthim në Itali? Etrit Berisha ndez zërat e merkatos: Kemi filluar të flasim

13:11 : 20/07/2025
ioannis papadopoulos

Dinamo Minsk-Egnatia, UEFA cakton gjyqtarët për sfidën kualifikuese të Ligës së Konferencës

12:56 : 20/07/2025

Analiza: A po e forcon Donald Trump Europën?

12:50 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com