Sot është festa e 1 Qershorit, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e botës dhe aktivitete të shumta u kushtohen vetëm atyre.
Përveçse një ditë festive, në fakt 1 Qershori duhet të jetë edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët. Dhe nisur nga këto të fundit moderatorja Fatma Haxhialiu ka bërë sot një postim shumë prekës po aq dhe real.
‘Gëzuar pa festë. Dënim maksimal pedofilëve’ e ka titulluar moderatorja postimin duke vazhduar më tej: “Këtë 1 qershor dua t’ja kushtoj fëmijërisë së vjedhur” duke ia dedikuar rreshtat në vijim të miturve, që jo për faj të tyre, janë bërë pre e dhunës e përdhunimit.
Postimi i plotë:
“Këtë 1-Qershor dua t’ja kushtoj fëmijërisë së vjedhur… Të gjithë fëmijëve, viktima të përdhunimit. Të gjithë fëmijëve, që i kemi vrarë dy a mos më shumë herë, njeherë dhunuesi, një herë tjetër familja e shurdhët dhe e verbër, ose indiferente, njëherë ne si shoqëri paragjykuese, injorante dhe bullizuese dhe pastaj SHTETI DHE LIGJI!
A e dini se pedofilia në këtë vend dënohet VETËM ME 4 VITE BURG?!!!!!!
Gezuar 1- Qershorin edhe pse fëmijërinë jua vodhën pabesisht, edhe pse nuk keni arsye për të festuar, edhe pse u desh të rriteshit para kohe e të perballeshit me turpe e faje që nuk i bëtë kurrë…
Gezuar 1-Qershorin edhe pse dhunuesin tuaj e shikoni çdo ditë, vazhdoni të keni frikë prej tij dhe kujtdo tjetër, gëzuar edhe pse ju kemi zhgënjyer dhe lënë vetëm, gëzuar të dashur fëmijë, gëzuar 1-Qershorin tuaj PA FESTË!
Kete 1-Qershor kam vetëm një dëshirë, të bëhemi bashkë dhe të kërkojmë nga shteti DËNIM MAKSIMAL PËR PEDOFILET!!!!! “