Xhensila Pere ka qenë e ftuar në “Kafe shqeto” në Syri TV me moderatorin Flavio Qarri. Ajo ka rrëfyer për rikthimin në “Miss Universe Albania”, si dhe disa detaje të pabëra publike më parë.
Sipas Peres, në kompeticionin e bukurisë nuk kërkohen vetëm bukuria e jashtme, por dhe inteligjenca.
“Nuk është thjesht një vajzë e bukur dhe kaq. Aty vajzat tregojnë anën e tyre të karakterit dhe aty nuk shkon thjeshtë si një vajzë e bukur, por tregon me çfarë misioni ke ardhur”, është shprehur ajo.
Më tej, ajo pohoi se me rregullat e reja do të tejzgjatjen dhe xhirimet dhe më dt. 17-18 shtator do të jenë nata gjysmëfinale dhe finale.
Sa i përket konfliktit me Alesia Bamin, missi tha:
“Jo detyrimisht se je e bukur dhe duhet të bësh prezantuese. Kjo është shumë e gabuar. I bëra një kompliment vajzës se dhe ajo në fillimet e veta ka qenë në “Miss Universe”. Televizioni po pret e po përcjellë shumë njerëz të aftë dhe të paaftë, kështu që mendoj se ka nevojë për një sitë edhe këtë vendin këtu ta zërë dikush që e meriton.
Mund të vij unë këtu me ty çdo ditë, por duhet të përgatitem. Nuk është thjeshtë për të dalë dhe për të dhënë një buzëqeshje, për publikun apo për të qeshur sikur të jemi në kafe. Publiku pret artikulim, inteligjencë, pret lajme dhe unë e bëj më së miri.”
Përsa i përket personalitetit ajo u shpreh:
“Unë mendoj me zë të lartë, nuk e bëj enkas. Jam shumë e sinqertë. Duhet të ul dozat e sinqeritetit. “
Pyetjes së moderatorit se cila prej moderatoreve të emisioneve ka performancë të dobët, Xhensila tha:
“Gati 80 % ashtu janë. Të gjitha ato që janë në transmetim në televizionet tona janë një gjë e bukur për tu parë dhe me gafat që nga mëngjesi deri në darkë.”
Xhensila nuk la pa përmendur dhe gazetaret e preferuara, nga të cilat përmendi Rudina Xhungës dhe Eni Vasilin. Ndërsa nga gazetarët përmendi Adi Krastën.
Sa i përket angazhimeve në televizion, Xhensila rrëfeu për një projekt që ka dëshirë ta nisi së shpejti.
“Kam 2 vite që mendoj për një projekt tv. Po punoj një lloj formati, që televizionet shqiptarë nuk janë gati ta marrin. Do të jetë e përjavshme.“