• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ça kujtoni ju mor legena? Do tallni b**** me djersën time”/ Deputeti rrëmben tokën-shtet në bregdet

22:15 : 27/05/2020
në AKTUALITET

“Stop” ndalet në Sarandë, pasi qytetari Ardit Cikuli, komshi me deputetin e Ballit Kombëtar, Artur Roshi, denoncon se ky i fundit po tenton të përvetësojë një tokë shtet, ditën për diell e në sy të zyrtarëve të institucioneve.

Toka ndodhet para hotelit të Cikulit dhe duhet bërë rrugë, pasi rruga për në shtëpinë e tij mungon dhe ai këtë të drejtë e ka fituar në gjykatë.

Ardit Cikuli: Unë nuk po përpiqem që të mbroj thjeshtë rrugën time, unë po përpiqem të mbroj një sipërfaqe publike që i përket komunitetit. Edhe unë jam pjesë e një komuniteti, i cili ka paraqitur me peticion pranë Bashkisë Sarandë kërkesën për krijimin e një lulishteje, jo që ta zaptoj unë, por krijimin e një lulishteje që nuk ekziston në lagjen tonë. Dhe kemi paraqitur edhe disponibilitetin tonë që nëse bashkia nuk ka fonde, ta bëjmë me fondet tona. Përgjigjja e bashkisë ishte zero, zero.

Deputeti Roshi ka tentuar 5 herë të zaptojë këtë tokë e të ndërtojë aty.

Përmes kamerës së fshehtë, “Stop” sjell debatin e deputetit me specialistët e IMT-së dhe anëtari i parlamentit shprehet, se nuk do t’ia dijë e toka në fjalë do të bëhet e tija.

Lexo edhe:

U denoncua nga një qytetar se i kërkoi votën në derën e shtëpisë, Policia çon në Prokurori Gjin Gjonin

E rëndë në qytetin shqiptar/ Vëllai qëllon motrën me armë, e reja përfundon në spital

Për gjithë këtë situatë flagrante, policia e Sarandës, edhe pse konstaton paligjshmërinë e një ndërtimi pa leje, nuk mban proces-verbal konstatimi.

Avokati-Ju po bëni punimet këtu.

Deputeti Artur Roshi- Një minutë more, një sekondë tashi! Unë të dëgjoj.

IMT- Je pa leje.

Deputeti Artur Roshi- Lëre pa leje ti, se…

IMT- Pa leje je zotëri.

Deputeti Artur Roshi- Po mirë mo ti, thuaj ti pa leje. Më lër tani të mbaroj këtë muhabet!

IMT- O zoti Roshi!…

Avokati- Fol, se të dëgjoj, fol!

Deputeti Artur Roshi- Tashi ti thua, se kjo është tokë-shteti?

Avokati- Po!

Deputeti Artur Roshi- Jam dakord! Është përgjegjëse Ministria e Financave. Ti je avokat i Ministrisë së Financave, apo je avokat i këtij zotërisë? Po je i këtij zotërisë, brenda pronës së tij, vazhdo avokatinë siç je!

Avokati- Pse kjo është prona jote?

Deputeti Artur Roshi- Jam unë zot i…. zot i kësaj.

IMT- O zotëri! Do më falësh të lutem? S’kemi ardhur këtu të dëgjojmë të dyja palët. Përfundimisht zotëria do të pezullohet.

Deputeti Artur Roshi- Jo jo, jo jo.

IMT- Në krye je në fakt, atje apo këtu. Ta marrim dhe për të mirëqenë edhe atë. Ta marrim dhe atë, ta marrim të mirëqenë.

Deputeti Artur Roshi- Je në ambiente të ndryshme.

IMT- Jo mo, jo.

Deputeti Artur Roshi- Jo mo jo, ti.

IMT- Është tokë-shteti.

Deputeti Artur Roshi- Jo mo jo ti, jo mo jo ti.

IMT- Është tokë shteti.

Deputeti Artur Roshi- Po edhe pastaj?

IMT- Është bashkia Sarandë.

Deputeti Artur Roshi- Jam unë pronari.

IMT- S’je as ti, as unë, as ai.

Deputeti Artur Roshi-J am unë ore, jam unë.

IMT- Asnjë nga ne.

Deputeti Artur Roshi- Ti s’je, por jam unë, po.  Ti jo, as ai jo, unë po.

IMT- Ti je për atë, që ke në çertifikatë.

IMT-ja në bazë të ankesave që iu bënë nga zoti Cikuli e prishi këtë rrethim, por deputeti ka tentuar përsëri të përvetësojë këtë tokë. Ashtu siç shihet edhe nga pamjet, kemi baza materiale, inerte, kangjella rrethimi…

Avokati- Hapu andej, Ardit!

Ardit Cikuli- Filmojeni, filmojeni! Deputeti i Parlamentit Shqiptar…

Deputeti Artur Roshi- Ikni mor legena, ik more! Në komunizëm jemi…,thua dhe deputeti.

Deputeti Artur Roshi- Kam qenë i 99-ës. Ça kujtoni ju mor legena? Do tallni b**** me djersën time? Jeni të njëri-tjetrit. Jeni të njëri-tjetrit këtu edhe lozni ping-pong.

Nga ana tjetër, bashkia e Sarandës përmes Këshillit Bashkiak po mundohet të favorizojnë deputetin, duke i dhënë një leje sikur do ndërtojë rrugën dhe me pas ta përvetësojë tokën-shtet.

Ardit Cikuli për “Stop”: Kam kërkuar që të diskutohet edhe në Këshillin Bashkiak. Ndjej që po e sabotojnë, në mënyrë jozyrtare mësoj se po përpiqen thjeshtë ta sabotojnë sepse duan të suportojnë deputetin. Unë nuk e kuptoj, ky është paralogjizmi i Shqipërisë tonë. Nuk mendoj se kjo Shqipëri u përket vetëm atyre. Dhe unë do të luftoj me mish dhe me shpirt që ajo tokë t’i kthehet komunitetit dhe jo deputetit.

Dëgjoni se çfarë versioni nxjerr Bashkia e Sarandës në lidhje me problematikën e Ballit Kombëtar.

Ardit Cikuli – Unë do i them. Respekto punimin e saktë! Mbro shoqërinë! Mos tentoni, që t’i dilni tok’ deputetit, sepse unë po të dua, mbledh të gjithë grupet e qytetit. Në rregull? Kjo është diferenca midis meje dhe të gjithë juve. Kjo është diferenca dhe është diferencë madhore në fakt.

Kryetari i Këshillit Bashkiak Sarandë- Më dëgjo një sekondë!

Ardit Cikuli – Është diferencë madhore.

Kryetari i Këshillit Bashkiak Sarandë- Ne për punë rrimë, asnjëherë për çështje private. Ti ke çështje private me atë, ik e zgjidhi me gjykata me prokuroria! Nuk më intereson dhe vëllai im të ishte. Për sa i përket pjesës, që ti ke bërë një kërkesë, ajo do të trajtohet fill e për pe në mbledhje dhe unë jam një nga këshilltarët. Unë vërtetë jam kryetari I këshillit, por unë drejtoj vetëm mbledhje dhe nuk kam të drejtë vendimmarrjeje.

Ardit Cikuli- M’u dorëhiq, mos ta plotësosh peticionin! Nuk është intrigë, kjo është realitet dhe në qoftë se ti e pohon këtë gjë,  unë proçedoj vlerën e këshillit. Në qoftë se ti nuk e bën rend dite atë, do të thotë, që ti je i kompromentuar. Ik! /tvklan.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U denoncua nga një qytetar se i kërkoi votën në derën e shtëpisë, Policia çon në Prokurori Gjin Gjonin

15:31 : 10/05/2025
BOTA

E rëndë në qytetin shqiptar/ Vëllai qëllon motrën me armë, e reja përfundon në spital

15:29 : 10/05/2025
AKTUALITET

Xhelal Mziu: Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale! Janë dhunaur 2 persona/ VIDEO

15:18 : 10/05/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Shembja e masivit të dheut në Gramsh, ndërrojnë jetë dy punëtorët/ EMRAT

15:04 : 10/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

14:58 : 10/05/2025
BOTA

India dhe Pakistani dakordësohen për armëpushim

14:51 : 10/05/2025
Para

Shokuese/ Dy oficerët përdh*nojnë 29-vjeçaren në stacionin e policisë

TË GJITHA

U denoncua nga një qytetar se i kërkoi votën në derën e shtëpisë, Policia çon në Prokurori Gjin Gjonin

15:31 : 10/05/2025

E rëndë në qytetin shqiptar/ Vëllai qëllon motrën me armë, e reja përfundon në spital

15:29 : 10/05/2025

Xhelal Mziu: Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale! Janë dhunaur 2 persona/ VIDEO

15:18 : 10/05/2025
Foto ilustruese

Shembja e masivit të dheut në Gramsh, ndërrojnë jetë dy punëtorët/ EMRAT

15:04 : 10/05/2025

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

14:58 : 10/05/2025

India dhe Pakistani dakordësohen për armëpushim

14:51 : 10/05/2025

11 Maji/ Për herë të parë votojnë edhe gratë e dënuara në burgun e Pojskës

14:35 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com