• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kokainën e bleva tek gabi”/ Si e justifikoi shpërndarësin, pika e furnizimit tek Pallati me Shigjeta

13:44 : 26/05/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Kemi dëgjuar që rrobat apo mobiljet nuk janë të shtrenjta nëse i bleni në tregjet e rrobave të përdorura. Madje shpesh ndodh që gratë kuptohen menjëherë me njëra-tjetrën kur tregojnë me mburrje se siguruan blerje firmato në tregun që e quajnë shkurt “te gabi”. Për këtë arsye kushdo që blen ‘second hand’, nuk di të thotë se si quhet personi apo dyqani ku e kryen pazarin me leverdi, pasi çdo produkt ofrohet në pirgjet me rroba të lëshuara përtokë. Por blerje “te gabi” që automatikisht do të thotë blerje e lirë së fundmi në kryeqytet nënkupton edhe çështjet e drogës.

Një burim pranë antidrogës i tregoi gazetës Si se një i ri me E.S që rezulton të jetë përdorues narkotikësh, u referua në prokurori për moskallëzim krimi. Dyshohet se 32-vjeçari në rastin më të keq u tall me policinë kur agjentët e pyetën se ku e kishte blerë kokainën. Por versioni më i besueshëm është që ai ta ketë menduar mirë çfarë do pohonte para agjentëve për të shmangur emrin e shpërndarësit. Sipas një burimi zyrtar të gazetës Si, i riu ka shtuar edhe fitimin për të blerë drogë duke kursyer “e bleva tek gabi, pasi aty është më e lirë”. Kjo dëshmi sipas qëndrimit zyrtar dhënë për gazetën Si u regjistrua nga antidroga menjëherë pasi policia konstatoi në rrugën “Irfan Tomini” një automjet të dyshimtë me targë Aa 3XX vl.

Mjeti u ndalua menjëherë për verifikim, ku dhe u identifikua si drejtues E.S dhe si pasagjer shtetasi L. L. Policia evidenton në raport shërbimi se oficerët vendosën t’i kontrollonin, pasi dy të rinjtë u shfaqën të shqetësuar dhe nën tension. Por gjatë kontrollit personal dy të rinjve nuk iu gjet asgjë në trup. Policia shpjegon “në vijim u pa një paketë cigare Marlboro, brenda të cilës u gjet një qese e tejdukshme me pluhur të bardhë e dyshuar si kokainë”. Nga peshimi i qeses rezultoi se në paketën e cigares ishin fshehur 11 gramë kokainë.

“Ne morëm kampionët e urinës për secilin nga të dyshuarit dhe rezultoi që njëri prej tyre E.S është përdorues droge” tha burimi. I riu pranoi se prej pesë vitesh konsumonte drogë. Ai rrëfeu gjithashtu se kokaina e fshehur në paketën me cigare i përkiste atij dhe se e kishte për përdorim personal. Paketën e kisha në xhep shtoi përdoruesi dhe sapo pashë policët u tremba se mos ma kapnin në trup dhe e hodha poshtë këmbëve. “Për shkak të gjendjes së pandemisë bleva më tepër doza se normalisht që të kufizoja daljet e shpeshta nga shtëpia”, tregon përdoruesi. Deri këtu ngjan që ai të jetë i sinqertë. “Për herë të fundit përdora kokainë në datën 17 maj, ndaj dhe dola të blej sërish”, vijon të tregojë i dyshuari. Por kur agjentët e antidrogës këmbëngulën të mësonin se ku i kishte blerë dozat me kokainë, ai i ra shkurt duke treguar se “kokainën e bleva tek gabi, është më e lirë atje”. Agjentët mendojnë se përdoruesi nuk thotë të vërtetën ndaj dhe e referuan për moskallëzim krimi dhe prodhim lëndësh narkotike. Megjithatë kur agjentët kërkuan më tepër informacion për identitetin e shitësit të kokainës tek gabi ai vijon me versionin e tij aspak të besueshëm: nuk e njoh, ishte rreth 30 apo 35 vjeç, tiparet e fytyrës nuk i mbaj mend, ishte rreth 1.75 i gjatë. Veshur me rroba sportive dhe me kapuç. Ai shet tek gabi, tek lagjja e gabelëve te Pallati me Shigjeta.

Lexo edhe:

PAMJET/ Tirana në “shtetrrethim”, boshatisen rrugët

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

Agjentët e antidrogës shpjegojnë për gazetën Si se nga pandemia edhe sjellja e përdoruesve të drogës ka ndryshuar. Nuk bëjnë përjashtim as ata që tymosin hashash deri tek përdoruesit e kokainës që po veprojnë e furnizohen me doza në varësi të fashave të lëvizjes, ose veprojnë si qytetarët që në fillimet e pandemisë i mbushën sirtarët me ushqime. Shumë përdorues që janë të skeduar si të tillë po hasen me doza përtej normales në trup, dhe siç tregojnë ata e blenë me shumicë që ta kenë për ditë të vështira. Jo vetëm kaq. Ka edhe nga ata përdorues që të informuar për vazhdimin e jetës në Tiranë brenda zonës së kuqe, dhe njëkohësisht mbylljen e jetës gjatë fundjavës, marrin masat për të shtunën e të dielën.

Një i ri me inicialet E.Xh u ndalua të premten në darkë në rrugën “Ndre Mjeda”. Edhe ai është përdorues droge, në xhepa iu gjet një gramë kokainë e mbyllur në një qese të djegur. Ai tha menjëherë sapo u arrestua se e kishte blerë kokainën për fundjavë, pasi dy ditë jeta në kryeqytet do kufizohej dhe ai do ta kishte të vështirë të gjente drogë./Gazeta Si

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PAMJET/ Tirana në “shtetrrethim”, boshatisen rrugët

17:26 : 15/05/2025
AKTUALITET

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

17:21 : 15/05/2025
SPORT

Finalja e Europa League/ 80 mijë tifozë udhëtojnë në Bilbao, çmimet e hoteleve rriten me 900%

17:17 : 15/05/2025
BOTA

Avioni luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

17:05 : 15/05/2025
AKTUALITET

53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, arrestohet/ DETAJE – VIDEO

17:04 : 15/05/2025
AKTUALITET

Çudira shqiptare/ 49 kandidatë për deputetë s’i besojnë as vetes, dalin me 0 vota!

16:54 : 15/05/2025
Para

Ylli i tenisit australian e thotë troç: Bëj se*s me tifozet një herë në javë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

PAMJET/ Tirana në “shtetrrethim”, boshatisen rrugët

17:26 : 15/05/2025

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

17:21 : 15/05/2025

Finalja e Europa League/ 80 mijë tifozë udhëtojnë në Bilbao, çmimet e hoteleve rriten me 900%

17:17 : 15/05/2025

Avioni luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

17:05 : 15/05/2025

53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, arrestohet/ DETAJE – VIDEO

17:04 : 15/05/2025

Çudira shqiptare/ 49 kandidatë për deputetë s’i besojnë as vetes, dalin me 0 vota!

16:54 : 15/05/2025

Pak muaj para merkatos, FIFA “bllokon” 4 ekipet shqiptare

16:53 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com