• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Timo Flloko poezi për Covid-19: Komplot i fshehtë, djallëzor të jetë ky vallë

15:29 : 25/05/2020
në SHOW BIZ

Timo Fllokon, e pamë të vinte me një tjetër rrëfim poetik në ekran të hënën, pasi u shfaq në një video duke interpretuar vargjet e tij me titull “Në emër të jetës”.

Gjithçka e përgatitur për programin “Në Kurthin e Piter Pan”, një produksion me fëmijë dhe VIP-a i bashkëshortes së tij, regjisores  Vera Grabocka dhe moderatores Alketa Vejsiu.

Timo recitoi vargjet e hedhura nga vetë ai në letër në prill 2020, të cilat i shkroi në periudhën e izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në vargjet e kësaj poezie, Timo shpreh gjithë përjetimin e tij për virusin e kobshëm që gjunjëzoi njerëzimin dhe botën.

Lexo edhe:

Pamje nga shtëpia luksoze e Vera Grabockës dhe Timo Fllokos

Vera Grabocka dha përgjigjen për të gjithë me anë të një video

Në kopshtin e shtëpisë së tij, që duket si parajsa vetë, ai reciton vargjet që i ka shkruar për veten dhe gjithë banorët e këtij globi, të vendosur para një dileme të madhe ekzistencialiste për jetë a vdekje.

“Rreken shkencëtarët, pa mundur ta ndalin. Këtë vrasës të padukshëm, tinzar e i kobshëm, komplot i fshehtë, djallëzor të jetë ky vallë, Fatalitet absurd, i përmortshëm…?!”, është një nga strofat e Timos, ku shkruan për Covid-19.

’Në emër të jetës’ është poezia që shkrova në prill dhe vendosa ta interpretoja nga oborri i shtëpisë sime, për t’u transmetuar në ‘Piter Pan’”, tha Timo Flloko për “Panorama Plus”.

Ai njihet për talentin e tij të veçantë në poezi, por edhe mjaft tekste këngësh të mrekullueshme për artistë të njohur, të cilat më pas janë kthyer në hite të padiskutueshme.

Promovimi i librit të tij të dytë, “Kërcim në bosh”, ishte një takim i mrekullueshëm që bëri me miqtë, të cilët janë fansat e vargjeve të tij.

Më poshtë sjellim vargjet e poezisë së tij “Në emër të jetës”.

Në emër të jetës

Me lajme të trishtë vdekjesh, erren ditët,

Krah makthit, ankthit dëshpërues të netëve,

Covid – 19: Frikë e tmerr për jetën,

Për botën mbarë, për njerëzit dhe veten.

Rreken shkencëtarët, pa mundur ta ndalin,

Këtë vrasës të padukshëm, tinzar e i kobshëm,

Komplot i fshehtë, djallëzor të jetë ky, vallë,

Fatalitet absurd, i përmortshëm…?!

Apo mallkim qiellor për faje tokësore,

Për shkaqe të errëta, që s’ua gjejmë kuptimin…?

Nga erdh’ ky fat i keq e ra si kryq i tmerrshëm,

Mbi shpinë të planetit tonë, si ndëshkim?!

Pandemi e përbotshme, sa jetë po shuhen…

Përkundër vdekjes, vendosëm izolimin,

Ngujimim pa kohë, me muaj, ditë e net,

Si të vetmen udhëdalje shpëtimi…

Sado t’ia ndalësh frymën, njeriut në dobësi,

Mbyllur si në burg, t’ia privosh lirinë,

Etjen për jetë, shpresën dhe shpirtin e tij,

S’mund t’i prangosësh, t’iu vësh karantinë…

Ndale dorën vrasëse, virus i mallkuar,

Grykës i panginjur, që po na e sos durimin,

Jo mijëra… por miliona jetë sikur të marrësh,

Nuk mund ta shfarrosësh dot kurrë njerëzimin.

Nga hiri i vet mitik, do rilindë si feniksi,

Mjerë kush e shpërfill, fuqinë e të pambrojturit,

Që vdekjes i bën sfidë, e mposht a bëhet fli,

Në emër të jetës, që ia fali Zoti! (Prill, 2020 nga Timo Flloko)

Etiketa: poezi per koronavirusinTimo Flloko

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Pamje nga shtëpia luksoze e Vera Grabockës dhe Timo Fllokos

13:31 : 05/04/2022
SHOW BIZ

Vera Grabocka dha përgjigjen për të gjithë me anë të një video

10:30 : 22/11/2019
SHOW BIZ

Kopje e së ëmës/ Vera Grabocka publikon fotot e vajzës që s’ia kishim parë kurrë

12:41 : 13/11/2019
AKTUALITET

Timo Flloko prezanton “Kërcim në Bosh”

15:08 : 21/03/2018
Para

Sistemi danez zgjedhore, Kume: Zbeh fuqinë e kryetarëve, por nuk rrit standardet

TË GJITHA

PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit

23:03 : 24/05/2025

Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 24/05/2025

“Go Home”/ Milani mbyll sezonin, protesta dhe pakënaqësi të shumta nga tifozët

22:48 : 24/05/2025

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

22:47 : 24/05/2025

Helmimi në Gramsh/ Ushqimi në kopshtin përgatitej nga kompania që shkelte rregullat higjeno-sanitare

22:36 : 24/05/2025

PSG e zgjidh shpejt finalen e Kupës së Francës, 3 gola në pjesën e parë ndaj Reims

22:16 : 24/05/2025

Ulqinakët presin që Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

22:12 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com