• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Sekreti i lidhjes së Pirro Çakos me bjonden 20 vite më të re

11:31 : 25/05/2020
në SHOW BIZ

Pirro Çako do të festojë ditëlindjen e tij të 55-të këtë nëntor, por askush nuk mund ta besojë se kjo shifër ka lidhje me pamjen prej djaloshi të Pirro Çakos.

Paparazzi i “PanoramaPlus” e ka fotografuar kantautorin këto ditë pas daljes nga karantina në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, në stilin “casual”, por ajo që bie në sy është vajza në krah të tij, e njëjta partnere zemre me të cilën Pirro shoqërohet prej vitesh.

Lind pyetja se cili është sekreti i marrëdhënies së gjatë të Pirros me bjonden 20 vite më të re? Bjondja simpatike, e cila punon kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend, është “besnikja” në ditë të mira dhe të vështira të muzikantit.

Të kombinuar në veshje dhe shumë të lirshëm, në fotot që shihni ata duken se vërtet janë bërë për njëri-tjetrin. Kujtojmë që kjo histori u zbulua pak kohë më parë në një darkë VIP, të organizuar në Jug nga miku i gjeneratës së tij, Ardit Gjebrea, ku Pirro Çako kishte zgjedhur të shkonte çift.

Lexo edhe:

Elsa Lila lë pas të shkuarën dhe i rikthehet muzikës, ka dy fjalë për Pirro Çakon

E mbante të fshehtë/ Publikohen fotot e Pirro Çakos dhe djalit të tij 1-vjeçar

Në festën me stafin e programit “E Diela shqiptare” për të regjistruar puntatën e fundit për sezonin e kaluar, ai udhëtoi drejt jugut të Shqipërisë me bjonden shumë sharmante në krah, gati 20 vite më të re. Vajza, e cila flitet se punon pranë një gjykate në Tiranë, ishte e miqësuar në shoqërinë mes artistësh të Pirros, ku përveç familjes së Gjebresë, ishin edhe Juliana Pasha me bashkëshortin, Altin Llakajn, çifti Venera Lumani e Lind Islami, Olsi Bylyku etj.

Kjo nënkuptonte se Pirro e merr gjithmonë me vete të dashurën në festat ku zgjedhin të shkojnë çift. Një nga momentet më të bukura të mbrëmjes që kanë pasur fatin të shohin të pranishmit, ishte performanca e rrallë e Pirros me Gjebrenë në të njëjtën skenë. Ata kënduan “Kuturu”, që është këngë e Aleksandër Gjokës, por e realizuar nga Çako.

“Nuk mungoi dueti me mikun e përjetshëm”, shkruante Arditi krahas videos që i emocionoi të gjithë. Komentet sigurisht ishin të shumta dhe ndjekësit në “Instagram” u gëzuan shumë që mundën të dëgjonin pak nga performanca që krijoi aq shumë emocion. Në videon në fjalë na tërhoqi vëmendjen edhe diçka tjetër, pikërisht momenti kur fokusi i festës ishte te çifti më i ri i tavolinës, Pirro dhe e dashura e tij shumë simpatike.

Ata shiheshin të ulur pranë njëri-tjetrit si një çift i sapofejuar, duke shijuar një gotë verë dhe batutat mes tyre. Mënyra sesi silleshin dhe gjuha e trupit i bënte të mos e fshihnin dot faktin që janë të dashuruar. Kjo ishte hera e parë që Pirro e merrte partneren në regjistrimet e një programi televiziv me audiencë, siç është “E diela shqiptare”.

Autori i albumit të fundit të Elvana Gjatës “3P” dhe i disa krijimeve të tjera, përveç ritualit të vrapit, kujdeset shumë për pamjen e jashtme dhe rezultati është ky që shihni në foto, ku duket si moshatar me partneren dy dekada më të re. Kujtojmë që bjondet janë dashuria e parë dhe me sa duket e fundit e Pirros, duke pasur parasysh që ish-bashkëshortja e tij, sopranoja Inva Mula, është bjonde, martesë nga e cila kanë një djalë, Anthony Çakon.

10 VITE PAS DIVORCIT, PIRRO ÇAKO GJEN LUMTURINË ME NJË VAJZË JASHTË MUZIKËS

Kantautori i njohur fotografohet me partneren e tij në rrugët e kryeqytetit Kjo është historia e parë rozë që prezantohet në media, tri vite pasi Pirro Çako i dha fund bashkëjetesës 5- vjeçare me Sisin, një tjetër vajzë jashtë botës së muzikës apo spektaklit. Duket se pas një dekade që ka kaluar nga divorci me sopranon Inva Mula, një tjetër bjonde po ia mbush mendjen t’i bëjë gjërat serioze në jetën e tij.

Para se divorci të bëhej publik, çifti Inva Mula dhe Pirro Çako kishin rënë dakord për ndarjen. Kujtojmë që në atë kohë Pirro u kthye në Shqipëri për të vazhduar jetën e vet, ashtu sikurse edhe Inva të sajën, mes suksesit dhe fitimeve marramendëse. Pirro nisi kështu t’u kthehej si dikur këngëve, kompozimeve, dashurive pse jo, si një djalosh beqar.

Pakti ishte bërë: ndarje pa bujë. Më pas Inva do të binte në dashuri me një miliarder, që ia vlente pse jo edhe të martohej. Lidhja u publikua shpejt dhe kjo duket se e irritoi këngëtarin Çako. Nuk kaloi shumë dhe Inva mendoi të dilte hapur me Et’hem Ramadanin. Por për këtë, më parë i duhej të divorcohej nga Pirro.

Kështu që, më 31 mars 2009, Inva dorëzoi në Gjykatën e Tiranës kërkesën për divorc nga bashkëshorti dhe në datë 22 prill 2009 u zhvillua seanca e parë gjyqësore. Pas marrjes së vendimit, Pirro apeloi në Gjykatë për çështjen e ndarjes së pronave dhe ky ka qenë momenti kur mund të ketë njohur partneren aktuale. Djali i vetëm i dy prindërve këngëtarë lirikë, Gaqo dhe Luiza Çako, me kthimin në Tiranë pati një jetë aktive krijuese, duke publikuar pafund këngë për vete dhe të tjerët.

Bashkë me krijimet nuk munguan edhe historitë e reja të dashurisë pas divorcit, që vërtetojnë faktin se Pirros i pëlqejnë lidhjet e konsoliduara dhe të gjata. Le të shohim nëse do të kemi ndonjë ceremoni, ku Pirro të zyrtarizojë mes miqsh lidhjen e tij aktuale./Panorama.com.al

Etiketa: Pirro Çako

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Elsa Lila lë pas të shkuarën dhe i rikthehet muzikës, ka dy fjalë për Pirro Çakon

15:07 : 22/10/2022
SHOW BIZ

E mbante të fshehtë/ Publikohen fotot e Pirro Çakos dhe djalit të tij 1-vjeçar

11:16 : 20/09/2022
SHOW BIZ

Djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos prezanton të dashurën (Foto)

13:50 : 26/04/2022
Rezarta Shkurta: Këngëtare
SHOW BIZ

Arrestimi i Elsa Lilës/ Rezarta Shkurta habit me deklaratën: E gjeta kush e ka fajin

19:55 : 17/03/2022
SHOW BIZ

Rezarta Shkurta pas arrestimit të Elsa Lilës: E kapi tersi me ligjin për faj të Pirro Çakos

15:46 : 17/03/2022
SHOW BIZ

Ardit Gjebrea hap arkivat/ Ja si dukeshin ai dhe Pirro Çako 27 vite më parë

08:36 : 17/12/2019
Para

Çfarë po ndodh me Covid-19 në Shqipëri? Eksperti: Kujdesuni për veten, është e vetmja rrugë

TË GJITHA

Përfundon numërimi i votave në disa bashki në Gjirokastër, ja kush kryeson

10:21 : 12/05/2025

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji” në Tiranë, tërhiqen numëruesit e PD

10:19 : 12/05/2025

Shpërthen bombola e gazit në Fier, plagoset pronari i banesës, dy policë dhe një zjarrfikës

10:11 : 12/05/2025

Sekuestrohen pasuri prej mbi 2 milionë eurosh në Prishtinë, dyshime për pastrim parash

10:02 : 12/05/2025

Arrestimi i babait të kandidates së PSD, reagon policia: Shpërndante para për vota

09:56 : 12/05/2025

Kanosi të riun për dhënien e votës, referohet në SPAK nënkryetari i një partie në Lushnjë

09:47 : 12/05/2025

Numërohen kutitë e 172 QV-ve në qarkun e Korçë, ja kush kryeson

09:43 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com